Po liri-dalje për gomerët kur do të ketë, zoti “K”?
Po huazojmë një shprehje të përdorur nga këngëtari Luiz Ejlli ndaj Edi Ramës për t’i kërkuar këtij të fundit që të tregohet më zemërgjerë me lejet që ai jep në këtë kohë pandemie.
Kur do të ketë leje për gomerët zoti “K”?
Se kështu siç e ke filluar këtë punë, ndoshta do ta kesh shumë të vështirë, ndoshta nuk do ta pranosh dot se gomari i madh do të pëllasë vetë në pazar, në mëngjes në drekë, në darkë. Nuk i do gomerët e tjerë ore vëlla, se kështu është bërë ajo puna e Shqipërisë me sjelljen tënde duke folur për gjithçka nga mëgjesi në darkë.
Kur të hyjnë kur të dalin, kur të hyjnë gratë kur të hyjë fëmijët, kur të dalin pensionistët, ku të hanë bukë kur të pinë ujin, si të lajnë duartt, kur të shkojnë në kopësht kur të shkojnë në çerdhe, kur të flenë me gruan, kur të flenë vetë, kur të dalin në park, kur të rrinë në shtëpi, çfarë të bëjnë për drake, çfarë të bëjnë për darkë, kush të hajë në mëngjes kush mos hajë, kush të mbaje dietë, sa vakte duhet të hanë e të tjerë si këto.
Zoti “K”, në fakt Luisi të tha që je kryeministër, ndoshta nuk ta kanë thënë që ekziston edhe një shoqatë e K-ve pa Kufij. Por, nejse për këtë duhet të pyesësh Koço Devolen të të japë më shumë detaje se ti as për në atë shoqatë nuk i plotëson parametrat por i tejkalon ndaj stë qasin, por leje për gomerët zoti “K” mund të japësh.
Fatkeqësisht jemi shumë ne shqiptarët, ndoshta 2, 3 milionë ndoshta më shumë. Se kur të lenë ty të rrish majë kolltukut me gjithë këto bëma e gjëma, dhe pastaj menaxhimin e një krize ta kthen në një tallje ndaj qytetarëve dhe në përbuzje ndaj shumë prej tyre, duke e përdorur për propagandë dhe për të fituar vota, për të rritur pikët e tua në sondazhe, zoti “K” nuk ke faj.
Në Shqipëri ka shumë gomerë megjithëse ty nuk të pëlqen t’i dëgjsh ata, nuk të pëlqen t’i shohësh ata prandaj dhe nuk u jep leje sepse po të mblidheshin do të shkaktonin shumë zhurmë.
Prandaj më mirë të rrinë në shtëpi dhe mjafton kryegomari të dalë i vetëm e të tjerët ta dëgjojnë e ta shijojnë. Kështu si u bë kjo punë zoti “K” paske të drejtë, megjithëse mirë do të ishte që një ditë leje ta jepje edh epër gomerët.
Meqënëse këngëtari Luiz Ejlli të kërkoi t’i bëje daljet me rend alfabetik, vere dorën në zemër, jepu edhe një ditë gomerëve të kenë të drejtë të dalin në Shqipërinë tonë të bukur.
Beje zemrën gur, ashtu siç di ti sepse do fitosh pikë nëpër sondazhe do të kthehen vota në zgjedhjet e ardhshme. Ai gomari tjetër qe duhet të të rrëzojë, vështirë e ka, nuk do mundet dot, është shumë i lodhur. Kështu që le të dalin të tjerët, faleminderit zoti “K”!/CNA.al