Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën
Nga Astrit Patozi
Lajmi më i madh sot qenka se “Rilindja” i paska shpallur luftë frontale “Republikës së Re” në Kamëz dhe për këtë paska kërkuar ndihmën e SPAK-ut.
Por këta janë aq të lodhur, sa që edhe kur duan të zihen më gjithë mend me njëri-tjetrin, bëhen tmerrësisht qesharakë.
Ngaqë mund të gjenin një temë tjetër, por jo pikërisht ndërtimin e një thertoreje. Sepse i bie që po kacafyten se kush e ka bërë kasaphanën më të mirë, i cili, në fakt, nuk është se nuk qëndron si debat.
Dhe pyetja tjetër është se përse është pritur që Xhelal Mziu të kandidonte për deputet në Dibër, që të zbulohej se ai paska bërë shkelje dhe shpërdorim detyre, kur ishte kryetar bashkie, përpara gati dy vjetësh.
Por kjo nuk besoj se ka ndonjë vlerë të madhe për kasapët, që gjuajnë dhe presin me dorën e majtë.