Pokeri i SHBA-së në Ankara

 

SHBA-së i duhen bazat ajrore turke për të luftuar IS. Turqia kërkon pëlqimin e SHBA-së për politikën e saj ndaj kurdëve. Shtetet e Bashkuara përballen me vendime të vështira gjeopolitike.

 

Ai nuk i ka hedhur ende raketat, por të paktën u ngrit në ajër. Në fundjavë avioni amerikan pa pilot u ngjit nga territori turk: Qëllimi i tij: të përcaktojë më nga afër pozicionet e luftëtarëve xhihadistë në territorin sirian në afërsi të kufirit me Turqinë. Informacionet i shërbejnë Shteteve të Bashkuara për të hapur zjarr me avionë luftarakë mbi pozicionet e organizatës terroriste "Shteti Islamik" (IS).

Nisja ishte e nevojshme edhe për shkak se disa ditë më parë një i trajnuar nga luftëtarët amerikanë u vra në luftë kundër ekstremistëve sunitë, jo nga milicët e IS, por nga fronti Nusra. Por incidenti tregon se sa të pambrojtur janë luftëtarët e trajnuar nga SHBA në territorin sirian. Nga ana strategjike vdekja e njërit prej tyre është një çështje kaq e rëndësishm, edhe për shkak se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm pak luftëtarë të besueshëm në Siri.

Fillimisht ishte menduar që 4500 sirianë të përgatiteshin në maj të këtij viti në një program trajnimi, por deri tani kanë qenë vetëm 60. Në fakt pati shumë kërkesa, por shumica e këtyre luftëtarëve u klasifikuan nga SHBA si jo të besueshëm. SHBA është e vendosur të pengojë që armët të bien në duar të gabuara, pra në duart e terroristëve. Një numër i konsiderueshëm luftëtarësh me orientim sekularist nuk dëshironin të merrte pjesë në trajnim, sepse duhet të luftojnë vetëm kundër xhihadistëve dhe jo kundër regjimit të urryer të Bashar Al-Assadit. SHBA është e kujdesshme për shkak të pozicionimit të Iranit, i cili i qëndron besnik Asadit.

Partneri i padëshirueshëm i Erdoganit: Selahattin Demirtas kryetar i HDP

Partneri i padëshirueshëm i Erdoganit: Selahattin Demirtas kryetar i HDP

Përzierja e qëllimeve të politikave të brendshme dhe të jashtme

Të gjitha këto i dinë edhe turqit, të cilët kanë në këtë mënyrë një pozitë të mirë në bisedime. Duke u ofruar amerikanëve disa nga bazat e tyre ajrore në jug, ata shpresojnë që të kenë mirëkuptim për shqetësimin e tyre kryesor: luftën kundër kurdëve, jo vetëm në territorin turk, por edhe në vendet fqinje, Irak dhe Siri.

Turqia nuk është e interesuar vetëm të parandalojë krijimin e një shteti kurd, të shtrirë përtej kufijve të vendeve fqinje. Vëzhguesit mendojnë se presidenti Erdogan ka një qëllim më urgjent. Pasi partia e tij AKP pësoi në qershor në zgjedhjet parlamentare humbje të konsiderueshme, ai dëshiron ta bëjë atë përsëri forcën më të fuqishme në zgjedhjet e reja. Momentalisht ai është i varur nga votat e "Partisë Demokratike Popullore" prokurde. Me sa duket ai dëshiron të shpëtojë sërish prej saj, sepse negociatat me të për koalicion paraqiten të vështira. "Për herë të parë që prej katër vjetësh qeveria e AKP-së sulmon pozicionet e PKK në Kurdistanin irakian. Në të njëjtën kohë ajo deklaron se synon t'i vazhdojë sulmet", shkruan analisti Cengiz Candar në gazetën turke Radikal. "Nuk duhet të jesh shumë i zgjuar, që të kuptosh se ai në fakt ka për qëllim të kriminalizojë PKK dhe të margjinalizojë Partinë Popullore, duke e ulur atë nën nivelin dhjetë për qind."

Territoret e sunduara nga kurdët dhe IS në Siri

Territoret e sunduara nga kurdët dhe IS në Siri

Reagim i tërhequr i SHBA

SHBA ndodhen në një situatë delikate. Si të veprohet me një partner, pa të cilin nuk mund të bësh, por i cili përzien çmimin për angazhimin e tij në luftën kundër terrorizmit me objektivat e politikës së brendshme? Alistair Besky, zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, tha se Shtetet e Bashkuara e respektojnë të drejtën e Turqisë për t'u vetëmbrojtur. Ne i bëjmë thirrje PKK, e cila është deklaruar nga SHBA një organizatë terroriste, që të heqë dorë nga terrorizmi dhe të fillojë përsëri bisedimet me Turqinë. "Ai gjithashtu iubëri thirrje të gjitha palëve, që të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit."

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit turko-kurd. "Në periudhë afatgjatë dhuna nuk do ta zgjidhë këtë konflikt", deklaroi ai.

Luftëtarë të PKK në Irakun e Veriut

Luftëtarë të PKK në Irakun e Veriut

Frikë nga spastrimet etnike

Në Ankara i kuptojnë shenjat diskrete diplomatike. Në të njëjtën kohë atje kanë edhe shqetësime të tjera. Edhe pse Turqia është dakord në parim me propozimin e SHBA për të ndërtuar në kufirin e saj një zonë të çliruar nga IS, shtrohet pyetja, kush do ta popullojë atë zonë për një kohë të gjatë. Aktualisht në këtë zonë jetojnë kryesisht turkmenë dhe arabë. Nëse aty do të vendoseshin tani edhe kurdë, autoritetet turke kanë frikë se kjo mund t'i përzinte banorët më të hershëm. "Një gjë e tillë mund të shkaktojë një valë të re spastrimesh etnike", thotë një përfaqësues i qeverisë turke për Wall Street Journal. "Që do të ishte e papranueshme për ne."

Prej ditësh amerikanët dhe turqit zhvillojnë bisedime. Nuk ka si të jetë ndryshe në një rajon, që ndryshon në mënyrë masive dhe ku rindahen sërish kufijtë e shumë shteteve nacionale. Sa më i i madh angazhimi, aq më të vështira bisedimet.

SHKARKO APP