Polici, terroristit: ‘Do të më vrasësh?’.Terroristi: ‘Po, shef!”

Ngjarja e djeshme në Paris ka tronditur mbarë botën. Ajo që ndodhi në Francë bëhet akoma edhe më shqetësuese nga faktet e reja që po dalin në dritë.Situata në të cilën u ekzekutua oficeri i policisë është shpirtcopëtuese. Polici i vrarë, i është lutur për jetën terroristit me maskë para se ai t’i drejtonte armën.

Një video nga ngjarja tregon Ahmed Marabet – që besohet se është mysliman – shtrirë në trotuar duke u lutur për mëshirë, ndërsa terroristi e qëllon për vdekje nga një distancë e afërt.42-vjeçari shihet teksa ngre dorën në thirrje për mëshirë duke thënë: “Do të më vrasësh?”.

Personi i armatosur i përgjigjet: “OK shef”, transmetojnë mediat ndërkombëtare.Pas kësaj, terroristi u rikthyer në makinën e drejtuar nga bashkëfajtori tjetër. Masakra në Paris ku mbetën të vrarë 12 persona të pafajshëm është cilësuar nga mbarë bota si sulm ndaj lirisë së fjalës

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?