Policia e arreston gruan sapo del nga dushi (video)

 

Është bërë çështje në SHBA arrestimi i një gruaje në shtëpinë e saj. Asaj i janë vënë prangat megjithëse ishte lakuriq. Ndërhyrja e policisë u konsiderua “jo-ligjore”. Esmeralda Rossi tha për mediat amerikane se u ndje “e dhunuar” dhe “e ngacmuar” kur polici veteran Marine Doug Rose dhe partneri i tij hynë në shtëpinë e saj ndërsa ajo ishte në dush. Policia kishte marrë një telefonatë për një sherr mes saj dhe ish-bashkëshortit. Pa asnjë tërheqje, polici i vë asaj prangat megjithëse ajo kishte në trup vetëm një peshqir. Ngjarja u regjistrua nga vajza e saj. Tashmë polici është pezulluar dhe çështja ka shkuar në gjykatë

SHKARKO APP