Porosia e Kryetarit të Roterdamit për myslimanët: Ikni nëse nuk ju pëlqen liria!
“Është e pakuptueshme se si një njeri i vetëdijshëm mund të dalë kudër lirisë së shprehjes. Nëse nuk e doni lirinë, për hatër të Zotit, paketohuni dhe ikni”, ka thënë kryetari mysliman i Roterdamit për myslimanët të cilët janë ngritur kundër “Charlie Hebdo-së” dhe satirës së kësaj gazete.
“Nëse nuk ju pëlqen vendi sepse disa humoristë që ju nuk i doni po e bëjnë një gazetë, ateherë më lejoni t’ju them ik p…”'Kryetari Aboutaleb është djali i një imami në Marokon verior, por ka kaluar në Holandë në `vitin 1976.
Pasi që ka punuar si reporter, ai ka kaluar në shërbyes civil, për t’u pikëtuar pastaj si sekretar i shtetit për punë dhe mirëqenie sociale, në vitin 2007.(Marrë nga Express)