Postimi i Berishës në Facebook:Rama te permbyturve: hani Shpetim Gjiken!
Te dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur te shuaj zemerimin e qytetareve te permbytur te Vlores dhe Fierit me terror psikologjik. Keshtu, ne kulmin e zemerimit popullor te banoreve te zonave te permbytura, per shkak te mungeses te nje ndihme eficente nga qeveria, Rama zgjodhi ti terrorizoje ata me kurbanin e radhes, arrestimin jashte te gjitha kushteve ligjore dhe per here te dyte me te njejtat akuza te armikut tij te brendshem, Shpetim Gjika.
Dy hakmarrje, ajo patologjike e te semurit psiqik dhe "Hakmarrja per Drejtesi", arrestuan dje armikun e Partise, Shpetim Gjika. Thuhet se padine per Gjiken me urdher direkt te Rames e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut te Vlores, koordinatorja personale elektorale e Rames, kushurira e pare dhe bashkepuntorja me e ngushte e njerit prej eksponenteve me kryesore te "Hakmarrjes per Drejtesi", Gentian Gjonaj. Miq, tani radhen e ka armik Baftjari!!
Sali Berisha