Pranimi i ofertave kundër vetes tonë apo kur privatizohej/t siguria kombëtare!
Sot Shqipërisë, në "betejën" e saj euroatlantike, kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, vërtetë i duhen shtëpitë "pa gjethe", por i duhen dhe shtëpitë "me gjethe". Shtëpitë "pa gjethe" me transparencën e tyre, duhen dhe i shërbejnë rritjes së sigurisë të shtetasve, si dhe mbrojtjes së lirive e të drejtave të tyre kushtetuese.
Shtëpitë "me gjethe" me sekretin, konfidencialitetin dhe intimitetin e tyre, duhen dhe i shërbejnë sigurisë së Shtetit, Kombit, e padyshim gjithë shqiptarëve. "Me gjethe" dhe "pa gjethe", të kundërta po dhe të pandashme nga njëra-tjetra, në një vend e për një shoqëri demokratike.
Raporti i përdorimit si dhe mbikëqyrja ligjore e tyre, tregon nivelin e demokracisë në një shoqëri. Mbetet e pamatë vlera (edukuese, ekonomike, historike, politike, turistike etj) e muzeve, në evidentimin e gjallë e real, me objekte, sende, relike dhe infrastrukturën e kohës për historinë e Shqipërisë.
Por, siguria e Shqipërisë, e djeshme dhe e sotme, e përfaqësuar nga njerëzit, sendet, objektet etj, që i shërbenin dhe shërbejnë vendit dhe jo urdhrave politiko-partiakë, jo e gjitha mund dhe duhet të publikohet për këdo dhe kurdo. A mund të privatizohet apo publikohet në tërësi, Siguria Kombëtare ???
Në botën ku jetojmë, rendi ndërkombëtar do të vazhdojë të jetë i turbulluar dhe do të mungojë edhe për disa kohë. Kështu, do të ketë “zbrazëti” apo “vakume” në politikën ndërkombëtare. Dhe, ashtu si në natyrë, e cila urren një vakum, “dikush” i mirë apo i keq, do të ndërhyjë për të mbushur atë. Edhe nocioni se “vetëm shtetet mund të përdorin forcën legjitime”, tanimë me proceset integruese, po reduktohet dukshëm. Por kjo, asnjëherë nuk duhet të na detyrojë politikisht dhe ekonomikisht në “PRANIMIN E OFERTAVE KUNDËR VETES TONË” !!??