Presidentja e Kroacisë shkonte në shtrat me një spiun serb. Dyshohet për video

 

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç në vitin 2013 ishte ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s në Bruksel. Ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me një spiun serb.Nga frika se shërbimi sekret serb ka xhirime seksuale të saj, shërbimi sekret kroat është vënë në lëvizje. Gazeta serbe “Informer” shkruan se agjentët e SOA-s kroate kanë ngritur alarmin pasi kanë marrë vesh se presidentja e sapo zgjedhur kishte një lidhje me një agjent serb. “Presidentja nuk e dinte se kush është i dashuri i saj. Ajo mendonte se ai merrej me pasuri të patundshme dhe se ishte trashëgimtar i një tregtari të pasur të Beogradit… Kolinda me të ishte për disa muaj në lidhje jashtëmartesore. Ata u takuan në apartamente private në Bruksel, që ka të ngjarë të jenë mbuluar nga kamerat! Dyshohet se presidentja është xhiruar në poza eksplicite.Lidhjet tona nga shërbimi serb thonë se xhirimet janë arkivuar dhe se pritet momenti që ato të dalin në publik”, thotë një diplomat i lartë perëndimor.“Edhe funksioni i saj në NATO ishte i shërbimit informativ. Dy agjentë, edhe nëse janë në lidhje emocionale, nuk e harrojnë punën. Puna e tyre ështe në mbledhjen e informatave. Prandaj, nuk mund të përjashtohet mundësia që shërbimi serb ka kaseta me skena seksuale të agjentit të vet dhe të Kitaroviçit”, thotë ai.

 

Kjo frikë mund të jetë më e madhe pas deklaratave të fundit të Kolinda Grabar Kitaroviç. Në një intervistë pak ditë më parë, për emisionin "Intervieë 20" të Radio dhe Televizionit të Bosnjë-Hercegovinës, ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës është një realitet i ri në terren dhe se gjithkush duhet ta dijë në Serbi se Kosova nuk do të jetë pjesë e saj më. "Serbia duhet ta pranojë Kosovën. Një Kosovë e pavarur është një realitet i ri në rajon. Çdokush në Serbi duhet ta dijë që Kosova nuk do të jetë pjesë e Serbisë më kurrë", ka thënë Grabar-Kitarovic.

SHKARKO APP