Pritet ulje e pjesëmarrjes në zgjedhjet amerikane dhe shqiptare
Pew Research Center parshikon një rënie të pjesmarrjes në zgjedhjet presidencaiale amerikane. Në vitin 2008, morën pjesë në zgjedhjet presidenciale rreth 132 milionë votues, dhe ky numër përbën një rekord në historinë e zgjedhjeve amerikane. Në vitin 2012, morën pjesë rreth 128 milionë votues dhe këtë vit priten të votojnë rreth 120 milionë votues. Numri i amerikanëve me të drejtë vote është rreth 240 milion.
Faktori kryesor që do të ndikojë në uljen e pjesëmarrjes, sipas Pew Research Center, është përqindja rekord e amerikanëve që kanë opinion negativ për të dy kandidatët presidencialë – 55% për Donald Trump-in dhe 52% për Hillary Clinton-in.
Në të mënyrë të ngjashme, përqindjet e shqiptarëve që kanë opinion negativ për qeverinë dhe opozitën kanë arritur nivele rekord – sipas sondazhit të fundit të NDI-së, 59 % e shqiptarë janë të pakënaqur me punën aktuale të qeverisë dhe 69.3 % janë të pakënaqur me punën aktuale të opozitës.
Në vitin 2013, rreth 1.75 milionë shqiptarë morën pjesë në zgjedhje, dhe ky numër përbën një rekord në historinë e zgjedhjeve shqiptare të pas vitit 1992. Në vitin 2015, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ishte rreth 1.62 milionë. Duke gjykuar nga niveli i lartë i pakënaqësisë për të dyja kampet e politikës, mund të pritet që ky numër të bjerë edhe më tej ne zgjedhjet e ardhshme – rreth nivelit 1.5 milion. Aktualisht banojnë në Shqipëri rreth 2.2 milionë zgjedhës. Respublica.al