Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 08:01 COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin Samiti i Liderëve të COP31 hapet në Antalia, por kancelari gjerman Merz, presidenti francez Macron, kryeministrja italiane Meloni dhe kryeministri spanjoll Sanchez mungojnë. BE-ja…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prof. dr. Jup Kastrati, kontributori i paepur i veprave dhe vlerave të njimendta kombëtare

Forum E hënë, 15 Prill 2024 15:30
Prof. dr. Jup Kastrati, kontributori i paepur i veprave dhe vlerave të njimendta kombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Figura dhe vepra e Jup Kastratit, janë një faqe në historinë e mendimit shqiptar, atyre përpjekjeve dhe atij angazhimi të vendosur dhe përfaqësues që udhëpriu shpërfaqjen, përfaqësimin, promovimin dhe mbrojtjen e themeleve të kulturës dhe traditës shqiptare. Sepse vetëm përmes punës, përkushtimit dhe ofrimit me mish e me shpirt të gjithçkaje që ai ju dha me një devocion prej dishepulli, ne njohim të vërtetën e asaj që u desh që tempulli i madh i gjuhës dhe albanologjisë, i letërsisë dhe folklorit, të ngrihet kaq i lartë dhe të jetë aq sinjifikues në rrafshin e përkatësisë sonë identitare.

Prof. dr. Jup Kastrati ka lënë një trashëgimi të çmuar në fushën e albanologjisë dhe është një personalitet i shquar i arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot mbushen plot 100 nga ardhja në jetë e prof. dr. Jup Kastrati, këtij shkodrani të ditur e këtij shqiptari të përmasave botërore. Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë dhe nderojmë një figurë të shquar të albanologjisë, profesorin dhe dijetarin e shquar, prof. dr. Jup Kastrati. Ai ka lënë një gjurmë të thellë në fushën e studimit të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prof. dr. Jup Kastrati u lind më 15 prill 1924 në Shkodër, në një familje shkodrane. Kreu shkollën fillore pesëklasëshe (1930 – 1935), gjimnaz klasik (1936 – 1940) dhe licé real (1941 – 1944) në qytetin e lindjes së tij. Më 1942 studioi pak kohë në Liceun Shkencor “Galileo Ferraris” në Torino. Gjatë pushtimit Italian, si antifashist, ka qenë i persekutuar, i burgosur, i internuar në “Campo Concetramento”, në kodrat e Tepes në Shkodër, pastaj është mbajtur peng në Kosovë, në burgun famëkeq të Prizrenit, gjatë muajve korrik-shtator 1943. Pas Çlirimit ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Tema e tij e diplomës mbrojtur 1958 titullohet: “Kontribute për studimin e Ndre Mjedës”. Mbrojti gradën Doktor i Shkencave Filologjike më 1982 me dizertacionin “Historia e gramatologjisë shqiptare” (1935- 1944) me 1500 faqe daktilografike. Më 1987 i është akorduar titulli Profesor (Professor Emeritus), në Këshillin shkencor të Universitetit të Tiranës. Ka shërbyer në arsim 47 vjet, (1946-1993) nga të cilat 37 vjet në arsimin e lartë. Prof. Jup Kastrati është një nga themeluesit e Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës (2 shtator 1957), ka luftuar shumë për krijimin e Universitetit të Shkodrës. Është nderuar me medalje e urdhëra të ndryshëm ndër të cilët përmendim “Mësues i Popullit” (1987), si dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”(15 prill 1999), si dhe “Qytetar Nderi i Shkodrës” (2002). Është përfshirë në “Mendjet e ndritura të shekullit XXI” nga Instituti Amerikan i Biografisë. Ka qenë shef i Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës më 1973-1990. Jup Kastrati ka mbajtur ligjërata shkencore në universitetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Kalabrisë, Napolit, Salernos, Peruxhias, Nju Jorkut, si edhe kumtesa në sesione e simpoziume shkencore jashtë Shqipërisë.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

Aleksandër Beçiri: Shpirti, Shpia, Atdheu!

9 Nëntor 2026, 18:32

Interesi i tij për jetën studimore është i hershëm prej moshës 17-vjeçare, ku del në shtyp me përkthimin A. J. Kronin, Zambakët I, Vatra shqiptare”, nr. 25 – 26, f. 32 – 33, Tiranë, nëntor-dhjetor 1941, (përkthyer nga italishtja). Ky interes i tij i hershëm sendërtohet me një seri studimesh dhe botimesh shkencore të kryera në disa fusha: histori e gjuhësisë shqiptare dhe e albanologjisë, histori e letërsisë shqiptare (në veçanti e letërsisë arbëreshe), dialektologji, folklori shqiptar e arbëresh (veçanërisht të Jeronim de Radës), histori e shkollës shqipe dhe e mendimit pedagogjik, bibliografik. Është autor i 38 librave me karakter shkencor.

Kontributi i qenësishëm studimor i tij mbi arbëreshët, numëron disa vepra ndër të cilat përmendim: “Studime për De Radën” Monografi, Nju Jork, 1999; “Jeronim de Rada (Jeta dhe veprat)” Monografi, Tiranë, 1979;  “Autobiografia e De Radës” ( 1999); “J. De Rada, Këngë të Milosaut”, (1956); Jeronim de Rada “Jeta dhe veprat” (1962); “Figura të ndritura të Rilindjes Kombëtare” (1962, 2003); “J. De Rada, Skanderbeku i pafanë”, (1987); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Bibliografi (1454 – 1835). Vëllimi I. Tiranë, 1997 (Bashkautor); Veprat historiko – filologjike dhe publicistike të Jeronim de Radës”, në tre versione: italisht, në të folmen e arbëreshëve (transkriptim) dhe në përshtatjen e gjuhës së sotme shqipe, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), 2020.

Ai do të mbetet në kujtesën e brezave si një shkrimtar, filolog, historian, dhe pedagog. Kontributi i tij në fushën e albanologjisë është i çmuar dhe i pashmangshëm. Disa prej veprave të tij më të njohura përfshijnë:

“Gjuha shqipe dhe letërsia”: Një vepër e rëndësishme që trajton historinë e gjuhës shqipe dhe letërsisë.

“Historia e letërsisë shqipe”: Një analizë e thellë e zhvillimit të letërsisë shqipe nga periudha e lashtë deri në ditët moderne.

“Fjalor i gjuhës shqipe”: Kontributi i tij në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë është i çmuar.

Prof. dr. Jup Kastrati ishte një mbrojtës i gjuhës shqipe dhe një pionier i studimit të folklorit. Ai ka lënë një trashëgimi të pasur për brezat e ardhshëm të studiuesve dhe intelektualëve shqiptarë. Në këtë ditë të veçantë, le të nderojmë kujtesën e tij dhe të vazhdojmë të frymëzohemi nga vepra dhe kontributi i tij në fushën e albanologjisë.

U shua më 22 shtator 2003, duke lënë një areal të pasur punësh kërkimore shkencore për gjuhën dhe albanologjinë, dhe një kontribut të çmuar në fushën e historisë, sikurse vlerëson të nënvizohet roli i tij i pazevendësiueshëm si mëkues i gjuhës. Jup Kastrati ishte një mjeshtër i gjuhës shqipe dhe një pionier i studimit të folklorit. Ai kryente detyrën e shefit të Katedrës së gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës nga viti 1973 deri në vitin 1990. Gjithashtu, ai ishte ordinar i historisë së albanologjisë. Për 50 vjet pa ndërprerje, ai ishte bashkëpunëtor shkencor i Rrethit letrar të Shtëpisë së Kulturës në Shkodër (1947 – 1957). Emri dhe vepra e Jup Kastratit janë dhe do të mbeten në themelet e promovimit të kulturës dhe përpjekjeve për ta futur në baza shkencore çdo element të gjuhës.

Etiketat e lidhura

albert vatajProf. dr. Jup Kastrati
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban fjalimin
Para 3 minutash

COP31 në Antalia: Merz, Macron, Meloni dhe Sanchez mungojnë në Samitin e Liderëve, von der Leyen mban ...

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 2 orësh

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 2 orësh

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 10 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 11 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 10 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 11 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.