Profili i gruas që do të “mposhtë” Dakon, si u martua studentja me profesorin
Grida Duma ka lindur në vitin 1977 dhe në familjen e saj janë tre motra. Dy motrat e tjera janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm Grida ka mbetur në Shqipëri, ku ka përparuar me karrierën e saj politike.
Ajo u martua me profesorin e saj në moshën 20 vjeçare, pasi u dashuruan në fakultet, dhe fryt i martesës së tyre është një djalë. Në fakt, Grida nuk preferon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit, por mban mbiemrin e saj. Pedagogu që u martua me studenten quhet Ilir Shqina, dhe është i njohur në diplomaci.
Grida Duma dhe diplomati Ilir Shqina kanë 18 vjet të martuar dhe kanë një djalë. Disa ditë më parë u përfol divorci i çiftit, por Grida përgënjeshtroi gjithë zërat për ndarje.
Grida Duma shkollën e mesme e ka bërë në Durrës dhe më pas vazhdoi universitetin e Shkencave Sociale departamenti i Filozofisë. Ndërkohë ka një master në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës.
Në përfundim të qeverisjes së PD, nga viti 2011 deri në 2013 kreu detyrën e zv.ministres së Integrimit, në krah të ministres Majlinda Bregu.