Profili i liderit të vertetë

Nga Aldona Sylaj*. 

Idealet te cilat e kane ndricuar rrugen time dhe kohe pas kohe me dhane guximin per tu ballafaquar me jeten, kane qene miresia, bukuria dhe e verteta.[A. Einstein]

Ku ti kerkoj rrenjet e tua …  “lideri im”? Kjo thenie agolliane merr vlere absolute ne kerkim te liderit te vertete. Ne konceptualizimin e nje lideri te vertete, marr indicie ne kerkimin akademik shkencor bazuar ne experiencen e trashegimnine mijeravjevare te qyteterimeve dhe ideve filozofike mbi organizimin dhe funksionimin e shoqerise. Duke I pranuar keto si burime kryesore ne analizen e nje lideri te vertete, vazhdimisht pyes veten se c’mund te kuptojme e c’mund te bejme me kete informacion.

Te shkruash per profilin e liderit te vertete do ishte shume e thjeshte ne rast se do I referohesha nje lideri specifik qe ka demonstruar nje lidership te sukseshem dhe ka siguruar nje trashegimini te pacenueshme. Por bindja ime se perkufizimi i nje lideri duhet te jete gjitheperfshires ne kuader te dijes e vlerave qe ai perfaqeson, me shtyn te vetekrijoj nje konceptim te nje lideri ne vend te nje replikimi. Ketij lideri une I akordoj cilesi dhe viryte qe adresojne jo vetem nevojat e mjedisit tone shoqeror por dhe ato te atij global. Nje lider I vertete frymezon ne cdo dimension kohe e hapesire. Megjithate, duke pasur parasysh se perkufizimi i plote i nje lideri te gjithanshem eshte i pamundur, une zgjedh te fokusohem ne analizen e nje lideri politik.

Ne politike apo qeverisje nocioni lidership nenkupton zotesine e nje personi per te te drejtuar ne baze te funksionit zyrtar dhe autoritetit profesional dhe intelektual. Literatura shkencore e politikes e percakton lidershipin si nje funksion personaliteti i focusuar ne bashkepunimin ne grup qe ka dikim dhe ushtron kontroll ne aspektin personal e social. Me pak fjale, lideri influencon mjedisin e tij ne baze te aftesive racionale dhe thirrjes emocionale. Format qeverisese te trashguara pergjate qyteterimeve i kane karakterizuar liderat politike ne monarke, autokrate, diktatore, oligarke, elitar, demokrate e perfaqsues.Qe nga lashtesia e Platonit dhe Aristotelit e deri me sot, hulumtimet mbi shtetin, politiken e qeverisjen kane diskutuar mbi tipologjine e lidershipit. Ai eshte shfaqur ne forma tradicionale, racionalo-legale, apo karizmatike. Weber (1947) konstaton se lidershipi karizmatik ka karakter teresisht personal dhe bazohet ne besimin ne dhuntine e liderit.

Sot klasifikimi i liderve ne baze te stilit te tyre udheheqes eshte klasifikimi me i perhapur ne teorine e lidershipit politik duke u bazuar ne kritere si substanca e karakterit te veprimtarise se liderit, kritereve biografike dhe ceshtjeve psiko-analitike.Keto kane treguar se lideret informojne dhe here-here menaxhojne endrrat e subjekteve te tyre. Gardner (2000) veren se Lideri eshte nje individ qe prek ne menyre te ndjeshme mendimet ndjenjat sjelljen e nje numri te madh njerezish dhe jane te drejtperdrejt.”O’Conner (1996) shton se “Lidershipi kerkon aftesi per te ndertuar nje marredhenie mes njerezve dhe per te menaxhuar dhe organizuar ne menyre efektive.Cdo njeri mund te behet lider.”

Historikisht, te krijuarit e nje lideri te vertete eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me vleren e individit dhe origjinen e bindjeve, perkatesise fetare, races e seksit. Kjo vjen natyrshem nga eksperienca por edhe nga te drejtat e njohura me ligj ne kushtetuta apo deklarata nderkombetare kane pasur nje efekt te forte ne lidership. Te mirekuptuarit e ketyre cilesive natyrore te nje personi eshte thelbesore ne karakteristiken e nje lideri te vertete. Eshte momenti kryesor ku ai ben diferencon unikalitetin e tij nga shumica. Ne ate moment lideri vendos te tjeret si me te rendesishem dhe sakrifikohet ne nje menyre apo nje tjeter per ta.Ne kete kontekst nje lider i vertet nuk sheh dallim mes ideologjive qe ndajne subjektet e tij por udhehiqet nga vlerat dhe synimet e perbashketa. Ai e perdor politiken si veprimtarine konsistente te liderit ne formimin e mundesive te medha dhe respektimi e diversitetit. Bota pertej lidershipit dhe perkushtimi i tij ne jeten personale pertej roleve publike jane nje vlere e shtuar e nje lideri te vertete.

Thelbi i deklarimit te lidershipit eshte identifikimi i relacionit lider-qytetar.Ky relacion perben lidhje varesie ne nje shoqeri demokratike ku lideri udheheq qytetarin dhe ky i fundit informon zgjedhjet e liderit sipas preferencave te zgjedhesve. Nje lider duhet ti kete te qarta detyrat e tij ne raport me realizimin e vizionit dhe permbushjen e qellimit kryesor te paracaktuar nga subjekter por edhe nga ai vete. Ne kete menyre, lideri duhet te aftesine e afirmimit te vlerave te se mires dhe te ligjshmes dhe te mohoje tekeqen e te paligjshmen.B.Franklin i identifikon keto aftesi te liderit si “virtyte te te permbajturit,heshtja,rregulli,vendosmeria,thjeshtesia,zelli ne pune,sinqeriteti,drejtesia,maturia,pastertia,qetesia,qarshteria,perulesia.”(113.114 .1994).

Per me teper, lideri jo vetem i posedon por edhe mundet ti rigjeneroje keto vlerave, I motivuar nga kenaqesia e nje performance te larte qe sjell risi, zgjerim ose konceptim te ri, efikasitet ne menaxhimin e burimet njerezore, planifikim te prioriteteve dhe institucionalizimin e vendimarrjes se duhur ne momentin e duhur.Relacioni lider-qytetar varet ne besimin e ketij te fundit tek lideri por edhe besimin e liderit ne vetvete. Kete do e klasifikoja si aspektin me te rendesishem por edhe me kontraversin. Besimi i liderit ne vetevete eshte pjeserisht nje funksion i besimit te qytetareve tek ai. Nje dyshim apo luahatje e ketij komponenti perben pasoja fatale per lidershipin.

Aftesite komunikuese e bejne nje lider me elokuent dhe nje mesues per qytetaret e tij. Mesazhet e tij marrin nje kuptim me te qarte per subjektet dhe e lejojne liderin te korrigjoje te metat apo gabimet shoqerore. Kjo afrueshmeri me subjektet e ben nje lider strategjikisht shume te forte. Nepermjet komunikimit, lideri shfaq autencitetin e tij ne te punuarit me zemer per percjelljen e vlera te konsoliduara dhe lidhjeve te qendrueshme me individet. Nje lider i vertete motivon subjektet e tij qe te perballojne realitetin, dhe u jep iniciative ne kompletimin e detyrave te tjera. Ai eshte gjithmone ne kerkim te mprehtesise dhe mencurise mes subjekteve dhe shfaqet gjithje i matur e i pergjegjshem. Lideri shmang dominancen dhe kontrollin autoritar, duke mos i lejuar vetes te bjere ne nivelin e nje fallsifikatori detyrash apo idesh. Ai sherben si iniciatori dhe implemetuesi i pare i ideve inovatore dhe te pazakonta duke i sjelle ato me prane atyre qe nuk i kuptojne ende. Ne kete menyre lideri kthehet ne nje promotor vlerash me aftesine e te nuhaturit te  risqeve dhe mundesive duke mbetur gjithje ne funksion te idese, idealit, qellimit, strategjise,misionit dhe vizionit.

Substanciale per nje lider jane pasioni, vizioni, integriteti (moral-etike-profesionalizem) pjekuria, sinqeriteti, kurioziteti,guximi: eshte nje amalgame e arte e personalitetit te liderit modern. E. Jakoby e percjell moton e famshme sokratike “njih vetveten”drejt hetimit te durueshem te se vertetes dhe se mires (Filozofet 27.2006) si nje model aktual per nje lider stoik ne parim te moralit, etikes e virtyteve.Ky eshte hapi i pare dhe i me i rendesishem per liderin pasi e identifikon ate si nje lider te vlerave.Procesi i njohjes se vetevetes tek nje lider eshte nje proces transformimi ku hap pas hapi ai kthehet ne nje mesues per veten dhe ndan eksperiencen personale e te perbashket duke pranuar pergjegjesite e duke vleresuar e ndare si duhet frytet e punes se perbashket.

Makiaveli e ndante qenien politike nga ajo morale sepse preferonte nje administrator te mire per republiken ne vend te nje princi arrogant te vetshpallur megjithese kjo nuk perbente ndonje ndryshim ne ushtrimin e pushtetit.Diferencen ne kete rast e ben nje lider i besueshem apo i respektueshem. Sot lideri vleresohet ne baze te besimit ne qeelimet e tij strategjike, organizacionale dhe personale. Rendesia e percaktimit te besimit eshte e lidhur drejperdrejte me perfitimet e liderit te vertete e te besueshem qe konkretizohet ne rezultate te vleresueshme dhe rritjes se pasionit, motivimit, dhe efikasitetit. E kunderta e kesaj situate ideale krijohet nga te ashtequajturit “djajte e panjohur”si komunikimi i papershtatshem, sjellja e keqe dhe krijimi i situatave te pakorrigjuara qe ndikojne negativisht ne performancen e nje lideri.

Udhëheqësit më të mirë janë ata që e pranojnë fajin, kur gjërat shkojnë keq dhe që japin përgëzime për ekipin e tyre kur gjërat shkojnë mirë. Në mënyrë që të jeni një lider i vërtetë vizionar, duhet të largoni egon personale dhe të përqëndroheni tek njerëzit tuaj, sepse pa ata, nuk mund të shkoni askund. (Nick Friedman)

Trashegminia eshte nje tjeter aspekt qe duhet konsideruar ne karakterizimin e nje lideri te vertet. Kjo ka te beje si me te shkuaren ashtu edhe me te ardhmen e liderit. Koncepti i trashegimise duhet te jete nje katalizator per veprim, dhe korniza permes se ciles bashkerendohen strategjia dhe vizioni. Por ky koncept nuk eshte zevendesues apo sinonim i misionit dhe strategjise. Trashegimnia qe ai do te lere pas ndihmon liderin te perfytyroje ate cka ai do te lere pas si sinonim i emrit te tij. Keto aspirata e dallojne liderin si individ dhe trajektorja e strategjise se institucionit dhe nxjerrin ne pah unikalitetin e tij. Trashegimia eshte ajo cka i fiton liderit nje vend ne historine e institucionit dhe e ndihmon ate te vendose ne prespektive  planifikimn e vazhdimesise dhe suksesin e pasardhesve. Eshte shume e rendesishme per nje lider te vertete te kuptoje se cfare roli ai deshiron te luaje ne histori nepermejt trashegimnise qe ai le pas. A deshiron ai te kujtohet si nje ambasador, avokat, force levizese,ndjekes i se vertetes, apo ndertues kreativ? Kjo nuk do te thote se nje lider duhet ta konsideroje trashegimnine si ajo cka do te shkruhet ne epitaf, por si efekti i perpjekjeve dhe veprimtarise se tij.

Duke dashur ta sjell konceptin e ketij lideri ne nje kontekst shqiptar, I referohem Konices. Ai shprehet se lider eshte ai qe nuk eshte, pra nje lider qe nuk eshte siperfaqesor, por i nderthurur me ata qe ai perfaqson. Ne shoqerine tone liderat jane njohur dhe jane spikatur per karateristikat e tyre dalluese. Disa i jane frikesuar ligjit apo kane tentuar ta shkaterrojne ate. Te tjere kane qene pasionante,karizmatike, e me nje fjale kane mundur te ngrene zemrat popullore. Te tjere, me te rinj jane veteshpallur konsensuale e sherbetore te ineresave qytetare por jo sundues te tyre. Te tjere, te shkolluar kane preferuar te njihen si nje pjese e mases e jo drejtues te ndare prej saj. Disa me te hershem kane vendosur te jene ne krye e nga pas tju vije historia ose kane pranuar se jane te pandryshueashem ne ate cka sjellin e vijne nga malet. Kanti thekson se si lajkat nuk e fryjne ne shpirt nje lider nese ai vertet e kupton dhe e pranon se ka marre persiper nje barre tejet te rende, ate qe zoti e ka me te shtrenjte mbi dhe…te drejten e njerezve. Nje lider i vertete zbukuron por nuk genjen. Ai u largohet perpjekjet regresive te mbulimit e mohimit apo deformimimit te se vertetes historike. Ai kurre nuk bie pre e mosvleresimit te vlerave unike. Perkundrazi, lideri i vertete beson se jeta, duke mos u jetuar me vlere dhe besim, ndihmon ne shkaterrimin e pakices nga fuqiplotet dhe fundosjen e shumices nga dobesite e saj. Lideri ne kontekstin shqip ka shtepi Atdheun, nuse ka kushtetuten dhe vijat e bardha, ndersa femijet e tij jane marredheniet globalizuese shumedimensionale. Largimi nga keto elemente karakterizuese shqiptare dhe paaftesia per t’i njohur ato si vlera dhe pasuri krijojne nje deficence lidershipi.

Analizen e liderit te vertete do permblidhja me idealin Makiavelian te nje lideri qe i jep zemren qytetarit dhe njekohesisht pret te marre te tijen ne kembim. Zemra e nje lideri duhet te kerkoje ne cdo moment te verteten dhe te miren sepse vetem ne kete menyre mund te frymezoje e te fitoje cdo zemer.

*PHD Candidate of European Studies

 

 

SHKARKO APP