Projekt- Buxheti për vitin 2018, debate shterp

Nga Agron Duka*

Pas një seance maratonë, e cila zgjati deri në mëngjesin e të premtes, Kuvendi i Shqipërisë me 75 votat e PS, arriti të miratojë në parim projekt-buxheti i vitit 2018, kurse projekt-ligjet e veçanta u kaluan kryesisht me 74 vota pro, të mazhorancës.

Meqenëse kam një kohë të gjatë në politikë dhe nisur nga një eksperiencë shumë vjeçare, nisur nga një eksperiencë shumë vjeçare, ndërkohë dhe si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), dua të shpreh sugjerimet e mia lidhur me debatin e dy ditëve më parë për projektbuxhetin e vitit 2018. Diskutimet ne Kuvendin e Shqipërisë u kthyen në debate pa vlerë apo në debate shterpë, ku nuk munguan nervozizmi, akuza dhe kundërakuza, deri në baltosje ndaj njëri-tjetrit. Tashmë është koha për të debatuar në mënyrë konstruktive problemet shumë delikate të zhvillimit të vendit. Dëgjova para katër ditësh kur Ministri i Financave dhe Ministri i Bujqësisë kanë zhvilluar një takim me fermerët e Dibrës dhe po diskutonin për zhvillimin e bujqësisë në këtë zone. Në këtë takim është diskutuar se qeveria do të ndihmojë fermerët, dhe për këtë në projekt-buxhetin e vitit 2018 ka rritje të konsiderueshme. Ministrat në fjalë i ftuan fermerët të pajisen me NIPT, si një instrument kyç që jo vetëm ndihmon formalizimin në sektorin e buqësisë, por mbi të gjitha garanton rimbursimin e fermerëve, që në vitet e fundit është dhjetë fishuar. Mendimi im është se formalizimi duhet bërë sepse ka shumë mundësi që fermerët të thithin subvencionet direkte nga qeveria, me projekte bindëse për zhvillimin e bujqësisë, dhe kështu fermerët mundet të futen në rrugën e integrimit të një bujqësie produktive.

Nga ana tjetër Ministria e Bujqësisë, me pa tjetër duhet të aplikojë subvencione direkte për bujqësinë. Fermerët tanë konkurrohen me të pa drejtë, drejtpërdrejt nga produktet bujqësore që importohen, në një kohë që janë të gjitha mundësitë që të zhvillojnë bujqësinë brenda tyre, por nëse qeveria do të akordojë subvencione direkte për fermerët. Ministria e bujqësisë duhet të luftojë që fermerët të ndërgjegjësohen për të formalizuar aktivitetin e tyre bujqësor, sepse vetëm të formalizuar ata do të mund të përfitojnë subvencione direkte, të cilat sot nuk janë kërkund. Vetëm kështu mundet të ringrihet bujqësia dhe vetëm kështu mund do t’i ndërpritet rruga importit të produkteve bujqësore, me prodhime bio prodhime shqiptare. Nga ana tjetër, ndoqa me vëmendje se PD e kundërshtonte në çdo hap këtë projekt-buxhet. PD, tashmë bashkë në koalicion me LSI, paralajmëruan votën kundër pr/buxhetit për vitin 2018, duke e argumentuar këtë qëndrim, me faktin se ai i rrit taksat e shqiptarëve me 2 MLD Euro. Por për PS, pr/buxheti konsiderohet si garanci për rritjen ekonomike në masën 4 % dhe si një afrim më i madh i Shqipërisë me BE. Më tej PS deklaron se pretendon një rritje ekonomike mbi 4 % per 2018.

PAA, fatkeqësisht nuk është prezente në Parlament, por ne kemi detyrimin moral dhe politik që të jemi sa më afër fermerëve të cilët janë mbështetësit kryesor te PAA. Kjo na ngarkon me përgjegjësi dhe angazhim që të PAA jetë çdo ditë me zhvillimet politike dhe ekonomike në vend dhe nëse i kërkohet përvoja e saj, ne këtu jemi. Unë shikoj se buxheti i 2018, rrit taksat për të gjithë bizneset e vogla, rrit taksat për qytetarët, vendos rritjen e akcizës, por nga ana tjetër ofron lehtësira fiskale vetëm për një grusht njerëzish, këtu PAA qëndron fort kritike ndaj kësaj pjese të pr/buxhetit. Ne nuk jemi dakord me këtë buxhet i cili nuk parashikon rritje të pagave, rritje të pensioneve, subvencionet direkte për bujqësinë nuk ekzistojnë fare, financimet për arsimin janë të pa mjaftueshme, për shëndetësinë po ashtu.

Në mënyrë të veçantë vërej se bxheti për bujqësinë është larg asaj që duhet bërë për te ngritur bujqësinë shqiptare e cila tashmë është në krizë. Është për të ardhur keq se, sot bujqësia, blegtoria, agrobiznesi dhe turizmi vlejnë shumë për të dëshiruar. PAA ka në rrethin e saj mjaft teknicientë shumë të mirë me grada shkencore ne sektorin e bujqësisë, me këtë dua të them se, përvoja e jonë edhe pse sot jemi në opozitë, mundet të shfrytëzohet mjaft mirë nga ata që sot e qeverisin Ministrinë e Bujqësisë. Drejtuesit e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për ekonominë e një vendi, duhet të dalin nga guacka e tyre ku ata janë mbyllur tash e katër vite. Ka vende ku mundet të merret eksperience për zhvillimin e bujqësisë. Mos shkoni larg, shikoni bujqësinë në Kosovë dhe në Maqedoni, se çfarë zhvillimi ka mare, kush janë metodat që bujqësia e tyre është shumë më e zhvilluar se bujqësia shqiptare. Merreni eksperiencën e tyre dhe vijeni në zbatim si një model suksesi që bujqësia të dalë nga ky kolaps.

Unë me përgjegjësi ju them se, PAA ka program dhe projekte të shkëlqyera për zhvillimin bashkëkohor të bujqësisë, të blektorisë, të agrobiznesit dhe të turizmit, i cili realisht shkon bashkë me këta sektor shumë të rëndësishëm. Se fundi, por jo e fundit për nga rëndësia, dua të ndalem tek debatet ne parlament për pr/bixhetin e 2018. Për fat të keq, asnjë debat konstruktiv dhe konkret për sektorin më jetik, atë të bujqësisë. Deputetet e nderuar të opozitës i preken deri diku financimet ne bujqësi, por unë prisja që debate për sektorin më të rëndësishëm siç është bujqësia, të ishin shumë të nxehta, prandaj ju bej apel, tashmë Shqipëria ka nevojë për punë shumë profesionale, ka nevojë për përkushtim dhe për shumë përgjegjësi shtetërore.

*Kryetar i PAA

SHKARKO APP