Projekte të mëdha në infrastrukturë
(Fjala e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, në Kongresin e 2-të ndërkombëtar të rrugëve që u zhvillua në Tiranë)
Nga Edmond Haxhinasto
Dëshiroj t’i uroj besimtarëve gjithashtu Gëzuar Kurban Bajramin. Është një ditë e veçantë dhe përputhet me zhvillimin e këtij Kongresi.Dëshiroj të mirëpres të gjithë ata pjesmarrës që kanë ardhur sot në këtë Kongres të rëndësishëm, Kongres i cili po vendos tashmë një traditë solide. Është Kongresi i dytë dhe nga biseda që patëm para pak kohe, ka filluar tashmë të planifikohet dhe Kongresi i tretë dhe kjo është një gjë shumë pozitive, për t’a kthyer këtë event në një forum të rëndësishëm, i cili do të ndihmojë shumë politikë bërjen, do të ndihmojë komunitetin e biznesit, do të ndihmojë komunitetin e inxhinierëve për t’u përballur me sukses, me të gjithë sfidat që ne kemi si shoqëri, si vend, si rajon, për sa i takon infrastrukturës në përgjithësi, infrastrukturës rrugore në veçanti, por dhe vetë zhvillimit në tërësi.
Për të përballuar sfidat tona në të ardhmen, duhet të jemi të hapur ndaj teknologjive të reja dhe inovacionit. Veçanërisht duke ritrajtuar, duke rivlerësuar mundësitë tona natyrore, sidomos cilësinë e jashtëzakonshme të disa materialeve që kemi në Shqipëri me bollëk por që nuk janë përdorur siç duhet, si pjesë e standartit dhe teknologjisë së ndërtimit të rrugëve.Kjo është një domosdoshmëri dhe një nga orientimet tona të qarta, për të ardhmen.nëse do të vendosim një përqasje të integruar për atë që do të jetë ndërtimi rrugëve, impakti rrugëve.
Nuk mund të mos vemë si prioritare, çëshjen e sigurisë.Ka qenë një prioritet I madh I ministrisë se Transportit dhe qeverisë. Ku me fillimin e mandatit të saj qeveria e re në vitin 2013, miratoi një plan kombëtar për sigurinë rrugore. Plan pati rezultate të jashtëzakonshme në vitin 2014 në 1 vit, duke reduktuar ndjeshëm aksidentet rrugore, por duke sjellë një shërbim tjetër që ofron infrastruktura fizike e transportit.Kur flasim për qëndrueshmerinë e sistemit tonë dhe investimeve tona, duhet të flasim për mirëmbajtjen.Që duhet thënë qe qenë një sektor pak I diskriminuar në të kaluarën.Fakti është që paratë që janë tradicionalisht të destinuara për mirëmbajtjen, kanë qenë shumë poshtë normave, të mirëmbajtjes së rrugëve.
Që do të thotë gradualisht kemi shkruar në një gjëndje ku na duhet një investim kapital shumë më I madh, se sa do të ishte investimi për mirëmbajtjen rutinë dhe periodike të rrugëve tona. Nga një përllogaritje që kemi bërë na duhet një investim prej 80 ml dollarësh, për të sjellë rrjetin tonë rrugor, në një gjëndje të mirëmbajtjes rutinë. Dhe ju si ekspertë të kësaj fushe e dini shumë këtë situatë.Është një ngërç I panevojshëm, që do ishte zgjidhur nëse do të ishin alokuar paratë e nevojshme në kohën e duhur.
Mirëmbajtja do të vazhdojë të jetë prioritare për ne, dhe jam shumë I kenaqur që me Bankën Botërore kemi ndarë të njëjtin mirëkuptim, për nevojën e mirambajes dhe kemi konkluduar, në një projekt për 5 vitet e ardhshme me vlerë 130 milion dollarësh. Financuar nga qeveria shqiptare dhe nga Banka Botërore për të mirëmbajtur me një standart krejtësisht tjetër sistemin tonë rrugor, veçanërisht rrugët kombëtare.
Autoriteti rrugor shqiptar e ka pasur parasysh rëndësinë e jashtëzakonshme të mirëmbajtjes së rrugëve, dhe sigurisë në rrugë, dhe për këtë qëllim vazhdon të alokojë pjesë të konsiderueshme të buxhetit. Gjatë vitit të kaluar është bërë një investim prej 4,7 ml dollar, në aksin e rëndësishëm për vendin Rrogozhinë-Butrint, me një impakt të menjëhershëm edhe në uljen e aksidenteve rrugore. Gjithashtu janë në prokurim e sipër edhe 2 akset e tjera të rëndësishme për vendin, Rrogozhinë- Kapshticë, Fushë Krujë- Hani Hotit, që jam I bindur do të sjellë më shumë siguri dhe të shërbimit të transportit.
Projektet e reja në Shqipëri vazhdojnë, dhe unë kam bërë thirrje që infrastrukturën rrugore të mos e politizojmë, pasi është aseti më I rëndësishëm kombëtar që kemi.Por duhet ta trajtojmë me vizion dhe profesionalizëm si një aset I tillë. Dhe kemi shumë projekte të rëndësishme si bypass-et e Rrogozhinës, Fierit, Vlorës, apo rruga e re Qukës- Qafë Plloçë dhe vepra të tjera. Që do të vazhdojnë ta zgjerojnë rrjetin tonë rrugor e përmirësojnë sistemin.
Dua të vlerësoj bashkëpunimin që kemi patur me Kosovën, përfitoj nga rasti që këtu ndodhet edhe ish ministri I Transportit të Kosovës Fehmi Mujota aktualisht zv ministër, një mik I mirë dhe koleg shumë I përkushtuar, për të bashkëpunuar për infrastrukturën rrugore. Vlerësoj gjithcka kemi bërë për të përmirësuar sigurinë në rrugën e kombit.Të cilën e kemi quajtur si një arterie shumë të rëndësishme zhvillimi dhe kombëtare.
Në zhvillimin e infrastrukturës tonë rrugore, duhet të mbajmë parasysh edhe dimesionin rajonal që ajo ka. Dhe padyshim që atë që thamë për infrastrukturën tonë rrugore, domosdoshmërisht , duhet ta koordinojmë, ta paraqesim e konsultojmë edhe me fqinjët tanë. Duke filluar me vëllezërit tanë të Kosovës, fqinjin Malazez, Maqedoninë e Greqinë. Me qëllim që të jemi sa më kompatibël sa më të standartizuar dhe ta vendosim infrastrukturën tonë në një rregjim mirëmbajtjeje e shërbimi, njësoj si praktikat më të mira që ka rajoni.
Për të ardhmen, mendoj se pavarësisht nevoja për investime të tjera, apo për të kushtuar vëmëndjen e duhur në gjithçka përmenda, besoj se dhe 4 pika të tjera ku mendojë do të jenë sfidat e të ardhmes.
1-Duhet të pregatitemi për projektet e mëdha që do të realizohen në Shqipëri, veçanërisht korridori Adriatiko –Jonian që del përtej përmasave kombëtare, dhe për këtë jemi në një koordinim të vazhdueshëm si me Komisionin Europian dhe me fqinjët tanë, me qëllim që të realizojmë sa më shpejt studimet e fizibilitetit dhe ti hapim rrugë, gjetjes së skemave të reja të financimit.
2-Cështja e standarteve, jo vetëm në nivel kombëtar por edhe më gjerë, e kemi diskutuar me parë edhe me zotin Mujota, që ka ardhur koha që të ngremë një njësi rajonale për monitorimin e standarteve dhe mirëmbajtjes të rrugëve në rajon. Është dicka që e kemi diskutuar edhe me kolegët në Komisionin Europian dhe në BE. Mendoj se duhet ta mbështesim këtë nisëm dhe ta realizojmë.
3- Me rëndësi dhe përfitoj nga rasti që këtu është përfaqësuesi I bisnes Albania Luan Bregasi, promotor I bisnesit në Shqipëri, që të bëj thirrje të gjejmë skema bashkëpunimi, midis komunitetit të bisnesit, midis sektorit privat dhe atij publik shqiptar, për të realizuar vepra të rëndësishme të ifrastrukturës. Besoj se investimi ka shumë mundësi të kthehet në veprat e infrastrukturës, se sa mbajtja e parave nëpër banka. Kjo është një çështje që jemi ta hapur e të gatshëm ta diskutojmë, pasi duhet të ndjekim edhe praktikat më të mira europiane, ku komuniteti I biznesit angazhohet në skema shumë përfituese në realizimin e infrastrukturës duke lehtësuar shtetin dhe duke përdorur paratë për qëllime shumë të domosdoshme.
4- Një sfidë shumë e madhe e jona është të rrisim kapacitetet njerëzore. Sepse sfidat që duhet të përballohen në fushën e infrastrukturës dhe asaj rrugore, janë sfida para së gjithash tëkapacitetit njerëzore. Me respektin më të madh për inxhinjerët ndërtuesit, projektuesit, dua të them se kemi nevojë për kapacitet të reja, të atyre fushave që nuk na japim sot kualifikime e profilizime, që japin universitet tona apo universitet të tjera. Kemi folur me profesor Kacanin dhe kemi një memorandum bashkëpunimi me të, me qëllim që e gjithë puna kërkimore shkencore, përsa I takon infrastrukturës të mbështetet dhe nga ministria dhe nga institucione që janë të varesi të ministrisë.Me qëllim që studentët të japin produkte konkrete të vlefshme, për sektorin e rrugëve dhe infrastukturës. Por gjithashtu na duhen kapacitete të reja që janë menaxherët e politikbërësit në fushën e infrastrukturës.
Janë disiplina që shkojnë përtej një kursi të caktuar, apo një kurrikule të caktuar, por janë të domosdoshme që inovacioni, teknologjitë e reja, praktikat më të mira të vijnë e të bëhen pjesë e politikbërjes dhe realizimit të infrastrukturës më moderne siç ka nevojë Shqipëria. Dhe jam I sigurt se ky kongres do të jetë një kontribut shumë I vlefshmëm, në funksion të këtij kapaciteti njërëzor dhe këtij“know how”,I domosdoshëm për tu përballur me sfidat më të mëdha që kemi.