FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta masakroi Ramën dhe Berishën

Nga Ergys Mertiri

Përtej larove të Ramës dhe Berishës që mundohen ta shkatërrojnë protestën, ajo e ka arrtur tashmë një sukses të madh.

Ajo ia ka shkatërruar legjitimitetin Edi Ramës, dhe Sali Berishës, duke e tronditur sistemin politik ekzistues. Rama është bërë si klloun me fjalime histerike në takimet e 35 vjetorit që nuk ngjajnë aspak si festa, ndërsa Berisha në mënyrën më qesharake po flet sikur është protesta e tij, kur pak ditë më parë iu kundërvu asaj me paturpsinë më të madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protesta e ka shkatërruar Edi Ramën, jo vetëm në imazhin e tij tek shqiptarët, por edhe në atë që ai e ka konsideruar si forcën e tij më të madhe: Mbështetjen ndërkombëtare. Për ditë me rradhë ajo është bërë lajm në faqet e para të medias botërore duke e ekspozuar Kryeministrin tonë ashtu siç ai është në të vërtetë, një pazarxhi që blen influencë politike duke shitur asetet e vendit të vet. Por Rama ka humbur edhe përkrahjen e BE-së e cila, tashmë haptazi, po kërkon të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investitorët strategjikë, të cilat kanë qenë instrumentet e garantimit të paudhësive më të mëdha që i janë bërë territorit të këtij vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, protesta ka prodhuar një imazh mjaft të mirë për shqiptarët, të cilët po fitojnë simpatinë e publikut ndërkombëtar si një popull që di të ngrejë krye kundër paudhësive të pushtetit dhe ngrihet të rrëzojë qeverinë edhe për të mbrojtur një rezervat natyror. “Revolucioni i flamingove” është marka e duhur që ka krijuar një imazh të jashtëzakonshëm për shqiptarët sot kudo në botë.

Protesta ka vazhduar e pakompeksuar as nga balta që hedhin patronazhistët e Ramës dhe as as nga përpjekjet e patronazhistëve të Berishës për të prodhuar përçarje dhe incidente. Ajo vazhdon me të njëjtin intensitet duke treguar një vendosmëri fantastike të një populli që tashmë nuk pyet më për asgjë dhe është i vendosur kundër kësaj klase politike të kalbur.

Protesta nuk po tulatet as nga spinet banale të analistëve që, në emër të një dashurie hipokrite për reagimin qytetar, i kërkojnë asaj qiqra në hell, duke nxjerr bishta pakënaqësie, me shpresë se do të mund të demotivojnë një pjesë të qytetarëve. Ata janë sot më të qartë se kurrë në atë çfarë duan dhe mënyrën sesi e kërkojnë: Ata duan rrëzimin e kësaj klase politike dhe e kërkojnë këtë duke qendruar në shesh me dinjitet e qytetari.

Përtej asaj çfarë ata thonë protesta duhet të bëjë vetëm një gjë: Të vazhdojë kështu. Edhe kaq suksesi ka qenë i madh. Gjithë pjesa tjetër drejt fitores përfundimtare është vetëm rezistencë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?