Provat që implikojnë nipin e Enver Hoxhës në trafikun e kokainës

Një nga arrestimet e bujshme në oparacionin policor të laboratorit të kokainës në Elbasan është edhe Ermal Hoxha, për faktin se ai është nipi ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta. Sipas hetuesve ai është një nga personat kyç të rrjetit kriminal që trafikonte kokainën. Por cilat janë provat që impikojnë Ermal Hoxhën në këtë trafik?

Nga organi i akuzës bëjnë me dije se Ermal Hoxha është personi që kryente transportin e dy mjeshtrave kolumbiantë të kokainës. Ai i merrte ata dhe i dërgonte në laboratorin e kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Sipas organit të akuzës, këtë veprim Hoxha e kryente i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtori tjetër, Klemend Dalipi. Pasi lënda narkotike ndahej nga përbërësit me të cilët vinte, ajo dërgohej në lagjen “Kombinat” në Tiranë. Aty amballazhohej dhe futej në një vend të posaçëm që përgatitej në një servis, i cili ishte në pronësi të Kastriot Imerit.

Ilir Hyseni ka qenë personi i parë që është vënë nën vëzhgim nga prokuroria dhe pas tij i zbuluan të tjerët. Sipas përgjimeve të gjermanëve, Ilir Hyseni komunikonte shpesh edhe me një person me emrin Ermal, që më pas rezultoi të ishte Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit. Pas kësaj, në listën e personave të vëzhguar u shtua edhe Ermal Hoxha, i cili së bashku me Hysenin u zbuluan më datë 13 janar të hynin në ish-magazinat e rezervave shtetërore në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku ndodhej laboratori i kokainës. Nga vëzhgimet e tjera, rezultoi se në këto ambiente përvec Hoxhës dhe Hysenit hynin edhe Kelmend Dalipi, pronari i magazinës, Arjan Dalipi, Gentian Gjonaj si dhe Sajmir Batku. Ky i fundit njihej nga të arrestuarit edhe me nofkën “Kinezi”. Personat e mësipërm komunikonin shpesh me njëri-tjetrin.

Ndërsa më pas u konstatuan edhe dy shtetas të huaj, që më pas dolën të ishin kolumbianët, Cesar Avila dhe Walther Moren Moreno. Kolumbianët shoqëroheshin në laboratorin e drogës nga Ermal Hoxha, i cili më datë 13 janar i ka marrë ata nga magazina në Elbasan dhe i ka dërguar në Tiranë. Ndërsa në mengjesin e 14 janarit, ditë kur do të kryhej operacioni, Ermal Hoxha komunikoi me një person tjetër, që t’i çonte ai në Elbasan dy kolumbianët. Ky person ishte Kelmend Dalipi.

Ky i fundit hyri në laboratorin e drogës me mjetin e tij, nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin kolumbianët Cesar Avila dhe Ëalther Moren Moreno. Në këto kushte, policia ndërhyri në kushtet e flagrancës, duke ushtruar një kontroll në magazinë. Në atë moment, aty u gjetën Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Arjan Dalipi, Cesar Avila dhe Ëalther Moren Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë pasi në ambientin e kontrolluar, u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike. Më pas operacioni vijoi edhe me arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet trafiku.

SHKARKO APP