“Provokacje” me tre gishtat serbë në Tiranë
Përshëndetja Serbe me anën e tre gishtave ka ngjallur gjithmonë debate dhe provokim në Ballkan. Simboli i tre gishtave u shfaq edhe të enjten në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku pas fitores së Serbisë 2-0, futbollisti Zoran Tosic përshëndeti me tre gishta. E njëjta gjë u pa dhe në dhomat e zhveshjes së futbollistëve serbë. Megjithatë, tifozët Kuq e Zi nuk u provokuan dhe nuk shkaktuan incidente. Serbët revoltohen ndaj simbolit tonë, atë të të bërit të duarve në formën e Shqiponjës dhe ne jo ndaj tyrit, i cili ka disa kuptime dhe ndonjëherë nota raciste.
Pak histori për tre gishtat
Një variant i interpretimit të këtij simboli, sipas serbëve, është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.
Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Gjesti i tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.
Sot përshëndetja përdoret nga anëtarët dhe mbështetës të pothuajse të gjitha partive politike serbe në tubimet e tyre gjatë fushatave zgjedhore. Ajo mund të shihet në të gjitha llojet e demonstratave në rrugë dhe festime. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre.
Historiani Dragan Petroviç thekson se politikani që njihet si nacionalist Vuk Drashkoviç nuk ishte "autor" i përshëndetjes. Vuk Draskovic, lideri i partisë politike Lëvizja për Ripërtëritje Serbe, është shprehur se ka qenë ai i pari që e ka sjellë këtë përshëndetje në vitin 1990 në takimin themelues të partisë, i frymëzuar nga piktura e Paja Jovanovic. Një teori e popullarizuar mbi origjinën e përshëndes është e bazuar dhe në mënyrën se si serbët ortodoksë kanë kryer shenjën e kryqit, me tre gishta të zgjatur që përfaqësojnë Trinitetin. Disa shpjegime e lidhin formën e gishtave dhe me numrin 6, i cili përsëritet tre herë.
Tre gishtat në sport
Pas fitores së kampionatit Europian të Basketbollit në vitin 1995, i gjithë ekipi i atëhershëm jugosllav përshëndetën me tre gishtat. Ish-futbollisti serbë Sasha Gjorgjeviç thotë se tre gishtat, nuk është simbol provokuese. "Vetëm se ne tregojmë se jemi nga Serbia, që ne jemi serb, e asgjë tjetër. Kjo është krenaria ime", ka thënë ai lidhur me këtë simbol. Edhe sportisi serb Novak Gjokoviç ka treguar tre-gisht për të përshëndetur fitoren e tij në tenis. Sipas studjuesit politik Anamaria Dutceac Segesten, rëndësia e përshëndes është e ndryshme: edhe pse ka qenë përdorur nga nacionalistët, ajo nuk mund të monopolizohet si i tillë; ajo ka qenë përdorur pa konotacione agresive nacionaliste, pra në ngjarjet sportive, nga kundërshtarët e Millosheviqit, nga presidenti Boris Tadiç gjatë Olimpiadës Verore 2008.
Redjon Shtylla