Pse e ka votuar vazhdimisht Diaspora Kurtin?
Nga Alban Daci-
Sepse, Kurti ka pasur një vëmendje konstante dhe të sinqertë kundrejt Diasporës! Në çdo zgjedhje pjesë të programit të tij qeverisës Kurti ka pasur edhe propozimet konkrete për Diasporën! Ai nuk e ka përjashtuar Diasporën në asnjë moment! Kurti, Diasporën e ka përfshirë në strukturat e rëndësishme drejtuese të VV, e ka përfaqësuar me emrat konkret në Parlament, tashmë e ka futur edhe në Qeveri.
Për ta kuptuar sa seriozisht e ka Kurti me Diasporën mjafton të përmendim
ministrin Armend Mehaj, i cili më shtetësi norvegjeze, duke shërbyer në Ushtrinë norvegjeze, u ftua me seriozitet nga Kurti për t’i shërbyer Atdheut, ftesë të cilën e pranoj duke lënë pagën 9000 mijë euro në Norvegji për të shërbyer në Kosovë për 1350 euro!
Diaspora nuk është opsion alternativë që mund ta përdorësh vetëm kur ke në nevojë apo për të pastruar imazhin e brendshëm të vendit, por është një vlerë e shtuar e rëndësishme!
Politika shqiptare, në përgjithësi vetëm e ka përdorur dhe keqpërdorur Diasporën, por duke mos e marrë asnjëherë seriozisht rolin dhe kontributin e saj!
Në legjislaturën ardhshme në Shqipëri, ashtu si në të kaluarën, nuk do të jetë asnjë figurë e rëndësishme dhe më kontribute që vjen nga Diaspora dhe përfaqëson interesat e Diasporës! Po ta mendosh me “dorë në zemër”, kanë të drejtë, sepse papunësia dhe varfëria në Shqipëri janë shumë më të dhe Parlamenti është një vend punësimi, mundësia më marr një rrogë dhe me ju dërguar “fëmijëve” bukën e gojës në shpi!
Diaspora ka kontribuar vazhdimisht për punësimin dhe ekonominë e vendit dhe është e gatshme që edhe këtë herë të lejoj të bëhen deputet ata që jetojnë në Shqipëri, që s’kanë asnjë profesion dhe e vetmja punë që mund të bëjnë është të sigurojnë ulësen në Parlament, ta mbajnë ngrohtë dhe të ngrejë kartonin sa herë të jetë nevoja!