Pse feja islame nuk e duron vizatimin e profetit Muhamed?
CNN
Charlie Hebdo, revista satirike franceze e sulmuar të mërkurën, ka një histori të diskutueshme në përshkrimin e Profetit Muhamed, shpesh në një mënyrë të pafavorshme, e kjo ka zemëruar shumë myslimanë në mbarë botën.
Ndalimi i ilustrimit të Profetit Muhamed filloi si një përpjekje për të shmangur adhurimin e idhujve, që ishte i përhapur në vendlindjen e Islamit, në Arabi. Por në vitet e fundit, ky ndalim ka marrë një ngjyrim vdekjeprurës.
Një parim themelor i Islamit është që Muhamedi është një njeri, jo Perëndia, dhe portretizimi i tij mund të çojë në adhurimin e një njeriu në vend të Allahut.
"E gjithë kjo është e rrënjosur në nocionin e adhurimit të idhujve", thotë Akbar Ahmed, i cili kryeson departamentin e Studimeve Islame në Universitetin Amerikan.
"Në Islam, nocioni i Perëndisë kundrejt ndonjë përshkrimi të Perëndisë apo ndonjë figure të shenjtë është shumë i fortë".
Në disa mënyra, Islami ishte një reagim kundër krishterimit, të cilin myslimanët e hershëm besonin se është udhëhequr në rrugë të gabuar duke besuar te Krishti, jo si njeri, por si Perëndi. Ata nuk donin që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Profetin Muhamed.
"Profeti vetë ishte i vetëdijshëm njerëzit në qoftë se do të shihnin fytyrën e tij të portretizuar nga njerëzit, ata do të fillonin adhurimin ndaj tij", thotë Ahmed. "Kështu që ai vetë ka folur kundër këtyre imazheve, duke thënë: "Unë jam vetëm një njeri".
Për ironi edhe më të madhe, sulmet nganjëherë të dhunshme kundër portretizimit të profetit janë lloj adhurimi, duke vrarë dhe adhuruar në mungesë të një imazhi, thotë Said Hussein Rashid, një profesor i studimeve islamike në Universitetin Hofstra në Nju Jork.
Në tetor të vitit 2011, zyra e Charlie Hebdo qe djegur në të njëjtën ditë kur revista planifikonte të lëshonte një numër me një ballinë që ngacmonte ligjin islamik.
Ballina kishte një karikaturë me figurën e Profetit Muhamed, me një mbishkrim që thoshte, "100 goditje në qoftë se ju nuk jeni duke vdekur nga të qeshurat".
Në shtator të vitit 2012, Franca mbylli ambasadat në rreth 20 vende në mes të zhurmës globale mbi filmin anti-Islam "Pafajësia e Myslimanëve", revista botoi një numër duke shfaqur një karikaturë ku përshkruhej një Profeti Muhamed gjysmë lakuriq i mbuluar me vetëm një mbulesë, në një karrocë duke u shtyrë nga një ortodoks.
Gazetari i Charlie Hebdo, Laurent Leger mbrojti revistën në atë kohë, duke thënë se karikatura nuk pati qëllim të provokojë zemërim ose dhunë.
"Qëllimi është për të qeshur", pati thënë Leger në vitin 2012. "Ne duam të qeshim me ekstremistët – çdo ekstremistë. Ata mund të jenë myslimanë, hebrenj, katolikë. Gjithkush mund të jetë fetar, por mendimet ekstremiste dhe veprimet e tyre ne nuk mund t’i pranojmë…"
Por, për shumë myslimanë, pamje përqeshëse të Profetit Muhamed, jo vetëm si një profet, por edhe si një ekzemplar i moralit, nuk janë çështje për të qeshur.
Paraqitjet satirike të Profetit Muhamed nuk janë të reja, ato janë shumë moderne, tha Rashid.
"Në kontekst të Evropës, ku në shumë vende myslimanët ndjehen sikur ata janë të rrethuar, imazhet nuk janë parë si kritikë, por si ngacmim. Dhuna, si përgjigje, është qartësisht e gabuar dhe jo proporcionale. Megjithatë, kjo nuk ka shumë lidhje me zemërimin fetar, më shumë ajo është parë si hakmarrje".
Por edhe në Shtetet e Bashkuara, ku myslimanët janë përshtatur më shumë me klimën, ekstremistët kanë kundërshtuar portretizimin e Profetit Muhamed në "South Park", emisionin satirik e gjithashtu edhe me "Vizatoni Ditën e Mohammedit", që shpërtheu një reaksion.
Mohamed Magid, imam i cili udhëheq Shoqërinë Islamike të Amerikës së Veriut, thotë se ndalimi mysliman në vizatimin e profetëve përfshin edhe Jezusin dhe Moisiun, që Islami i trajton si profetë.
Disa vende myslimane kanë ndaluar filmat "Noe" dhe "Eksodi" këtë vit, sepse karakteret e tyre kryesorë janë profetët hebrenj.
Në xhamitë suni, dega më e madhe e besimit, nuk ka imazhe të njerëzve të çdo lloji. Hapësirat janë zbukuruar shpesh me ajetet e Kur'anit.
"Piktura dhe imazhet janë të ndaluara të adhurohen", thotë Magid.
Por ka pasur raste historike që përshkruanin profetin mysliman, sidomos në degët jo-sunite të Islamit, thotë Omid Safi, profesor për studimet fetare në Universitetin Duke.
"Ne kemi pasur pamje vizuale të profetit në formën e miniaturave dhe fotot në kontekstin iranian, kontekstin turk, dhe kontekstin qendrore të Azisë", thotë Safi, autori i librit "Kujtimet e Muhamedit".
"Një konteksti i rëndësishëm ku pamjet e profetit nuk kanë qenë të përshkruara ka qenë në kontekstin arab".
"Nëse shkoni më larg në lindje, larg nga Gadishulli Arabik, ju mund të gjeni pamje të profetit në art," tha Johari Abdul-Malik, imam për Qendrën Islame Dar Al-Hixhra në Falls Church, Virxhinia.
Ai thotë se imazhe të mësimeve të profetit nganjëherë përdoren për të mbushur boshllëqet në analfabetizëm.
Por edhe përshkrimi i Profetit Muhamed nga artistët myslimanë kanë qenë një çështje e ndjeshme.
Ahmed, një ish-ambasador i Pakistanit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, thotë se artistët myslimanë vepruan në shekujt e 15 dhe 16 do të përshkruanin profetin por ata nuk përshkruanin fytyrën e tij.
"Do të ishte sikur ai të ishte i veshur me një velo mbi fytyrën e tij, kështu që me të vërtetë ortodoksët nuk mund të kundërshtojë se çfarë zgjidhje ata gjetën", thotë Ahmed.
Në një film mysliman të quajtur "Messenger", i cili qarkullonte në gjithë botën myslimane në vitet 1970 dhe 1980, Muhamedi përshkruhej vetëm si një hije.
Adbul-Malik ka thënë se në Kur'an, nuk ka "asnjë deklaratë nga profeti që kërkon që imazhet e tij të mos regjistrohen."
Vargjet që ndalojnë krijimin e imazheve të profetëve kanë ardhur nga hadithi, të dhëna prej thënieve të Profetit Muhamed dhe shokëve të tij më të ngushtë. Hadithet konsiderohen dytësore për Kuranin në aspektin e autoritetit tekstual, por të dhënat nganjëherë kontradiktore kanë çuar në shekujt me debate brenda ummetit, ose bashkësisë globale myslimane.
Dijetarët e fesë thonë se kundërshtimi mysliman për të mos portretizuar Muhamedin nuk ishin shkelur në shekujt më herët: për shkak të një hendeku të madh në mes botës myslimane dhe perëndimit.
Në kohën e globalizimit, jo-myslimanët dhe kritikët e Islamit janë ndjerë të lirë të përshkruajnë Muhamedin, duke përfshirë edhe disa mënyra ofenduese.
Në vitin 2006 përshkrimi nga një karikaturist danez i profetit veshur me një bombë si një çallmë me një fitil të ndezur provokoi demonstrata në të gjithë botën.
Ahmed thotë se deri relativisht në kohët e fundit, pamje të Jezusit qenë të prirura për të qenë me nderim, por Krishterimi ka pasur një dekadatë që është marrë me trajtimet e me portretizimet negative të Jezusit në film dhe art.