Pse “humbëm” dhe fituam me Armeninë?
Nga Irfan Rama
Ka qenë minuta e 81-të e ndeshjes tepër delikate dhe të vështirë midis Shqipërisë dhe Armenisë e vlefshme për Eleminatoret e Kampionatit Europian, finalet e së cilit do të zhvillohen në verën e vitit 2015, në Francë, kur stadiumi më i ri shqiptar “Elbasan Arena” ka shpërthyer e brofur në këmbë 12 mijë e pesëqind shqiptarët e të gjitha gjeo-grafizmave shqiptare duke sigluar rezultatin përfundimtar triumfues të kuqezinjve të Giani De Biasit 2-1! Tifozëria shqiptare e veshur me flamujt kuqezi, fesa të bardhë, shallë dyngjyrësh me përndezje oskarësh, fanella të panumërta që kanë dezinjuar bukurisht atmosferën brilante nuk ka pyetur më për asgjë duke festuar me zëra furimë ekzaltik për golin e talentit shqiptar të Bazelit, Gashi i “Champions League”, Gashit golashënuesit të përkortë të Zvicrës që për të dytin vit rresht është golashënuesi më i mirë i Kampionatit Helvet. Brohoritjet e brofjet me çirrje të mëdha janë ndjerë në të gjithë klubet, shtëpitë e pallatet e të gjitha kryeqytetet e qytetet e shqiptarëve, në diasporë deri në Amerikën e largët, Londrën gjigante, Gjermani, Zvicër e kudo. Por kërcimet me duar e grushte lart të De Biasit, arkitektit dhe kreatorit të kësaj kombëtareje, si të ishte një risor – njeri, një lumturor i qiellit me përpakësi loti si shqiptarët në ditët e mëdha nuk do ta harroj kurrë, as të stafit e lojtarëve të stolit që iu bashkuan gëzimit të paparë të Gashit e të gjithë 11-dhjetëshit kuqezi. Festimi i De Biasit i ngjante gëzimit “çmendurak” të para një dekade të trajnerit e lojtarit të famshëm gjerman Hans Peter Brigel, trajnerit të Shqipërisë, lojtarit gjigant të krahut të djathtë të mbrojtjes së Gjermanisë dhe kampiones së Italisë, Veronës së Serisë A, kur kapiteni i kombëtares shqiptare dhe lojtari i Karzeslauten, Breshias dhe Lacios së Romës – tashmë prej vitesh drejtor special i përgjithshëm me shumë emër në Itali, Lacios së vendit të tretë të Serisë A – Igli Tare kur shënonte golin e tretë të “Knock down” –nit kundër Rusisë së fortë, në fitoren 3-1 në Shkodër ndeshje e vlefshme për Eleminatoret e Kampionatit Europian finalet e të cilit u zhvilluan në Portugali dhe që i blatuan Europës Hirushen e Re, Greqinë e Mbretit Otto Rehagel.
Armenia e pjesës së parë
Armenia është një Republikë e vogël në Azinë Perëndimore me një popullsi prej afro 3.3 milionë banorësh dhe me një sipërfaqe katrore prej 29766 kilometër katrorë. Një versnike në sipërfaqe dhe popullsi me Shqipërinë, por edhe në konceptin e disa produkteve që prodhon dhe konceptin burimor energjetik. Ndërsa në futboll është prezantuar një ekip shumë i fortë me temperament, lojtarë shtatlartë, mbrojtje të lidhur e që përmbyllet mirë e kundërsulm shumë të shpejtë ku Mikhtarian, siç edhe rezultoi të bën “gjëmën” aty dhe në kohën kur nuk e pret. E kisha ndjekur me vëmendje lojën e tij në veçanti në përballjen e Borusias së Dortmundit me Juventusin në Dortmund (0-3 ku klasi i madh i Tevezit me dy golat dhe një asist gol shpërfytyruan nën-kampionët e Europës) në ndeshjen e dytë për 1/8 e Champion League dhe për 65 minuta lojë ai ishte nën vëzhgimin e rreptë në çdo hap e cep të fushës nga mbrojtja e mesfusha italiane ku vërshimet në driblime, krose, asiste, goditje e sidomos këmbimet e vendeve shumë të shpejta për të rrokur hapësira të lira e për të gjuajtjet drejt portës përbënin rrezikshmëri të madhe për italianët që sa u pa trajnerit Alegri e kish studjuar mirë. Lëvizjet e kalimet sidomos në krah të majtë e qendër në mesfushë e deri në mbrojtje e më pas në krahun e djathtë sipas detyrave që i jepte trajneri i famshëm gjerman Jurgen Klop, përbënin “ADN dhe ARN” e këtij lojtari të madh të Armenisë dhe Borusias së Dortmundit. Skuadra armene kalon në avantazh që në minutën e katërt me anën e Mikhtarian, i cili futet shumë shpejtësi në zonë të rreptësisë ku driblon dy lojtarë – aty ishin 5 lojtarë në tetë metër katror (?!) – penetron furishëm në krah të majtë dhe 2 metër para fundores pason tokazi në zonën e portierit dhe Mavraj në përpjekje për të larguar ose nga habia ndoshta për t’ia dhënë portierit – fijesë ndijore e akutit mendues e përzgjidhës – e dërgon “dherazi” për në rrjetë. Dhe 0-1. Një dramatikë psikologjike dhe mentale për Mavraj, portierin, dhe të gjithë skuadrën e stafin drejtues me në krye DeBiasin! Një shok psikologjik edhe në stadiumin tashmë të heshtur të Elbasanit e mbarë Shqipërisë! Më ra ndër mend De Biasi që qetësonte e donte t’i ulte adrenalinën festive të fitores para betejës të tifozëve dhe vetë lojtarëve të tij ndonëse ata, lojtarët tashmë i dinë fort mirë dozat e recetave të trajnerit të tyre respekt-lënës e shumë përkapës të momenteve psiko-pedagogjike të stërvitjeve, para-ndeshjeve, ndeshjes e përbërësve kohorë të saj si dhe kënaqësitë, kremtimet e qetësimet trunore të skuadrës pas lavdive apo tatëpjetave. Por edhe artikulimi majist i fitores me çdo kusht të kësaj ndeshje nga Armand Duka, ditë para ndeshjes që për mua por edhe për shumë bashkëbisedues të mi m’u përduk pak megaloman dhe jo kurues për ditët para ndeshjes, por që krijoi edhe shumë tension tek skuadra. Me çdo kusht! Dhe thuajse e gjithë pjesa e parë ishte thuajse dështake për Shqipërinë. Në të 20’ Canaj merr karton të verdhë. Në minutën e 30 në krosin e parë armen nga e djathta, 20-vjeçari pa eksperiencë Hysaj, një lojtar i shkëlqyer që luan po shumë mirë me Empolin në serinë A, shtyn sulmuesin armen mu në dhjetë metërsh, i cili rrëzohet për tokë! Gjyqtari vijon lojën por për mua që e pashë disa herë mu duk 11-metërsh. Por gjyqtari spanjoll, David Borbalan me sa duket e ka menduar shumë shpejt si luftë e fortë ajrore, por edhe ndoshta ka menduar edhe për shqiptarët për 0-2. Dyshimi im shkon edhe përtej asaj që ka sekonda në jetë edhe për gëzim shqiptarësh e jo mbrapshtim si gjyqtari aspak serioz e parandalues anglez i natës së tmerrshme të Beogradit! Skuadra nuk ka fantazinë dhe që kërkohet në një lojë të shpejtë e kombinative që përcjellë hapësirat dhe që bën kundërshtarin të marrë tatëpjetën e duke rrotulluar panikun. Armenët shpesh me një 6- shtëshe të shpeshtë në mbrojtje, dy lojtarë para, duke lënë për çukim dy lojtarë thuajse në vijën e mesit të fushës, ishte më e sigurtë dhe thyente sulmet e zbehta tonat. Madje për 45 minuta mbuloi shumë afër në një tip presingu që shkonte deri pranë portierit Berisha. Ne bëjmë gabime elementare në pasim. Gabuam shumë me topin e gjatë që përdorej pa efekt nga qendërmbrojtësi Cana, ku nga 9 topa negativ në pjesën e parë katër i përkasin “lacialit”. Ndërsa armenët një nga 5 një është pozitiv por në koeficient aksionesh pavarësisht nga saktësia luajtën me humbje më të pakta aksionesh. Po kështu edhe tre në pjesën e dytë. Nga 14 pasime të gjata 40 – 50 – 60 metër vetëm 5 pozitiv edhe disa nga këto lart dhe pa rrezikshmëri. Roshi nuk funksionon në krahun e majtë. Ka vetëm një driblim dhe kros ndryshe nga shumë ndeshje të mëdha të tij. Vetëm krahu i majtë me Agollin funksionoi në lojën në krahë efektivisht me krosimet e tij të milimetruara dhe asistike në minutat e 15, 19, 23, , 45 dhe 46 minutë, kur Xhaka, Abrashi, Cana e Cikalleshi gadasin keqas me kokë. Pas minutës së pesëmbëdhjetë skuadra krijon raste, por mesfusha nuk ka fantazi. Vetëm kroset e Agollit dhe aksioni personal driblues tre lojtarësh, goditja “çimentit” nga 20 metra e Cikalleshit që përfundon në shtyllën pingule të krahut të djathtë të Berezovskit, janë rastet e loja e Shqipërisë si asnjëherë tjetër në 5 takimet e fundit në pjesën e parë dhe me humbje të porcionit 45 minutësh. Asnjë korne nga të dyja palët!