“Pse nuk hesht”!

Elmaz Sherifi

Nga Elmaz Sherifi –

Shpesh militante partie e adhurues te Rames me keshillojne te mos flas, te mos e kritikoj PS dhe idhullin e tyre.
Sinqerisht nuk i keqkuptoj e as i mar inat kur replikojne e sidomos, kur me kujtojne se kam qene drejtues i PS e perfaqesues i saj ne parlament. Nuk kam qene e as jam miratues i mendimit te ndonjerit, se PS me rriti. Prandaj me miresjellje u kam kujtuar, se midis dhjetra kolegesh e themeluam e transformuam ne parti demokratike e beme konkuruese e fituese, aq sa Rama e te tjere e braktisen PD e ndonje tjeter parti, dhe i’u turren PS qe ne rritem, madje jane udheheqes e perfaqesues te saj ne qeveri, parlament, ne gjykata e administraten e larte shteterore.
Me kete rast deshiroj t’u jap nje pergjegje shteruese edhe nje kategorie tjeter, qe mesa kuptohet, nuk me njohin mire e metojne : “po te ishe minister, a do e kritikoje Ramen e PS” ?
Miq te nderuar e ju te tjere, qe mendoni si kjo kategori, por ndryshe nga ta heshtni, por si thone ne laberi, stomaku u perdridhet. Mesojeni, qe te jeni te qete e te arsyeshem. Une asnjehere nuk kam heshtur kur isha ne PS ,dhe sa here qe mendoja zgjidhje te ndryshe nga ato qe ofronte Nano si kryetar e kryeminister i deklaroja pa pyetur nese dikujt nuk i pelqente. Kritikat ndaj tij i kam bere brenda forumeve dhe publikisht. Kur isha minister kam kundershtuar projekt- vendime me logjike politike e juridike, e Nano demokrat ne shpirt, e ka terhequr projektin. Kjo verifikohet lehtesisht se ishte qeveri serioze me mbledhje publike e regjistrim te cdo mendimi te ministrave. Jo si tani. Ne kryesi e Komitetin Drejtues kam kritikuar ministra e drejtues ne administrate aq fort kur insistoja si Sekretar i PS, qe ne “Kuvendimin Kombetar” qe propozohej te jepnin llogari ministrat per keq qeverisjen, para zgjedhjeve parlamentare te 2005, sa u larguan nga mbledhja demonstrtativisht Rama qe ishte kryetar Bashkie, Ben Blushi, si minister i pushtetit vendor, Klosi, Brace, etj, dhe Nano i revoltuar tha, po nga e gjete “kompeksin e elektres”, se u arratisen !
Une, kur me hoqen nga minister, pa me komunikuar largimin as me telefon Nano, bera shkrimin e titulluar “Me hoqen se punova mire” !
Shkrimi beri shume buje, se edhe Presidenti Mejdani, nuk e dekretonte shkarkimin e ne presencen time i kerkoi Nanos ne telefon, perse nuk e ke njoftuar, kur me ke thene se eshte ministri me i mire”! Kur kaluan dy jave i kerkova vete presidentit dekretimin qe te mos futej ne konflikt me kryeministrin.
Nano kishte mjaft te meta, si ishte edhe emerimi minister i Edi Rames, kur nuk kishte jete politike ne PS, madje kishte bere edhe liber kunder PS e sipas tij, anetaret e saj komuniste duhej denuar.
Nano ishte tolerant dhe kontribuoi ne demokratizimin e PS, ku u shfaqen aftesite e dhjetra personaliteteve. Nano me kerkoi ndjese dhe me propozoi Sekretar te PS, e ne votimin me alternativa u shfaqen edhe intrigat nga filloi shkerrmoqja para zgjedhjeve parlamentare te 2005, kur nje grup me program punuan kontribuan per ta nxjerr ne opozite. Por ende nuk eshte koha qe te zbardhen disa marrezi politike.
Merrni gazetat e kohes dhe lexoni shkrimet kritike ndaj Qeverisjes Berisha dhe keq qeverisjes se PS. Futuni ne Google e do gjeni dhjetra emisione televizive me kritika ndaj keq qeverisjes se PS, kur Rama ishte kryetar. E di vete Rama kush jam, e sa kritike isha. Pyeteni, qe t’u iki ” lemshi ne stomak”. Ne 2001 kam botuar Librin Nje Dekade ne Politike”, me analiza shume te forta ndaj keq qeverisjes se Berishes dhe PS.
I bera spjegimet, per te kuptuar ata qe nuk me njohin, se une jam ai qe kam qene.
Nuk mund te hesht, se politika eshte mision publik dhe politikani duhet te jete i “vertete”, i drejte e vizionar. Nuk ka ndryshuar funksionimi i PS, sepse nuk ka me institucione demokratike e statuti i saj eshte nje rrecke e ngjyrosur, dhe Rama eshte shnderruar ne autokrat qe i ka vene ne rresht dhe trupat e saj statutore gjasojne si “repart ushtaresh memec” !
Ne keto situata, si duhet te hesht ? Ashtu si qeveriset partia, qeveriset edhe Shqiperia.
Prej 2009 une nuk isha deputet. Qendrova aty kontribova e kritikoja sjelljet e veprimet jo demokratike. E, kur asgje nuk ndryshoi, u largova me 2012 dhe themelova Lidhjen per Drejtesi e Progres.
Mos u shqetesoni miqte e mi nga kritikat. Jemi parti ne opozite e do te ishte amoralitet politike t’i thur lavde keqqeverisjes. Pasqyroj me vertetesi e ndershmeri ate cfare ndodh e jap mendime si duhet te funksionojne pushtet e shtetit te se drejtes.
Nuk heshte per te thene te verteten e drejte e u keshilloj miq me shume dashamiresi : Hiqni dore nga kompeksi inferioritetit, militantizmi fanatik dhe perulesiia e adhurimi ndaj udheheqesit ! Kur te krijohet ky mjedis shoqeror, do te vije edhe liria e mireqenia per shqiptaret !

SHKARKO APP