Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse nuk ka më protesta?!

Forum E mërkurë, 30 Tetor 2019 11:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Skender Minxhozi 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Habia e përgjithshme që ka kapur shqiptarët në këtë vjeshtë të butë dhe të thatë lidhet jo edhe aq me motin si nocion atmosferik, por me motin politik, si dukuri që kushtëzohet nga ata që drejtojnë vendin. Një paqe totale, që nuk u prish as nga dështimi me hapjen e negociatave evropiane dhe që duket se kësaj radhe do të mbajë gjatë. Palët (kuptoni opozitën) janë bindur se lufta nuk bëri viktima dhe se duhet një trill tjetër për të marrë kalanë e pushtetit.

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 12 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 13 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 18 orësh

Kemi qenë të gjithë këtu gjatë pranverës së fundit. Edhe ata që s’kanë qenë, e kanë ndjerë virtualisht nga larg aromën e barutit të shashkave, e kanë parë bojën që vishte muret e Kryeministrisë dhe zjarret e tymin që shfaqeshin sa në bulevard, aq tek parlamenti. Ishte momenti kur pritej të binte qeveria. Ose së paku, kështu thuhej. Sepse askush nuk ra, përveç mandateve parlamentare dhe bashkiake të së gjithë opozitës. Kapitullim në stil të gjerë, braktisje zyrash dhe poltronash, sikur të kishte ndodhur ndonjë pushtim i huaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo marrëzi verore tashmë ka marrë fund. Por siç thonë të vjetrit, kur të vijnë mendtë…! Tashmë kemi një skenë politike sureale, me njërën palë të shtrirë këmbë për mbi këmbë në të gjithë hartën e Shqipërisë, e palën tjetër që rri në kafe. I vetmi që vazhdon të bëjë opozitarin e vërtetë është Ilir Meta, ndërsa kreu i opozitës ndërroi edhe shtëpinë, për t’u rehatuar në lagjet ekskluzive të periferisë së Tiranës. Panoramë më absurde, zor të gjesh kund.

Në këto kushte, e para gjë që do t’i shkonte ndërmend një njeriu normal do të qe ajo e një reaksioni të egër dhe reagimi masiv, të palës së lënë jashtë dere. Do të ishte logjike të mendohej se mungesa e përfaqësimit do të duhej të sillte revoltën e palës së nëpërkëmbur. Sepse konfliktet politike ndodhin zakonisht kur prishen ekuilibrat e përfaqësimit në një shoqëri.

E megjithatë, as kjo gjë nuk po ndodh. Zhbalancim pushteti ka, reagim s’ka. Që zgjedhjet e 30 qershorit dhe afrimi i sezonit të verës do të hidhnin ujë në benzinën e protestave, kjo ishte e pritshme. Edhe që opozita do të lodhej, pasi e kishte provuar ta rrëzonte disa herë Ramën e nuk ia kishte dalë, edhe kjo ishte e imagjinueshme. Historia e çadrës ka krijuar tashmë reflekset e saj të kushtëzuara në shoqërinë shqiptare.

Por kjo mpakje e zjarrit opozitar, që tani ka mbetur vetëm në fjalorin që PD e LSI përdorin në konferenca shtypi apo debate televizive, na tregon sot për së largu, sesa e madhe dhe joefektive ka qenë ajo marrëzi kolektive që nxori në rrugë burra e gra, për të prerë degën ku ishin ulur.

Katër muaj pasi protestat kanë mbaruar, është cinike ta thuash, po një ndër rezultatet më të dukshme dhe flagrante të stinës së gjatë të arratisë së opozitës, ka qenë dalja në sipërfaqe e llumit të listave. Duke ikur nga sistemi, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi na treguan pa dashje se çfarë sedimentesh të shëmtuara njerëzore kishin hedhur në listat e deputetëve në vitin 2017, që sot bëjnë humor, më shumë sesa lajme. Pjesa tjetër e lojës politike është ajo e njëjta: pozita përpiqet të përdorë avantazhin e pushtetit të tejfryrë, opozita tenton të faktorizohet përmes dialogut që po vjen, në pritje që shumica të shkërmoqet nën peshën e vet.

Koordinatat e reja të politikës shqiptare e kanë çuar fabulën e partive tek sinoret e vjetra të dialogut, zhurmënajës dhe punës në boshllëk. Është e njëjta procedurë “një hap para, dy hapa mbrapa”, që kemi parë gjatë gjithë gjatësisë së tranzicionit. Janë të njëjtat praktika të vjetra, të njëjtat vese e zakone që kanë krijuar imazhin dhe reputacionin e klasës tonë politike ndër vite. Pasi u rrahën e u gjuajtën me çfarë u erdhi në dorë, ngjan sikur të majtë e të djathtë janë përmallur për pak normalitet. Sido që të jetë, më mirë kështu!

Për protestat, tani që u hoqën edhe makinat që bllokonin rrugën te “Unaza e Re”, nuk kujtohet më askush. E megjithatë, kostoja e tyre vijon të ndjehet thellë në indin e politikës dhe shoqërisë shqiptare. U desh një kosto e madhe kombëtare, u desh një tendosje e skajshme që të kuptohej se pushteti nuk merret më me dhunë. Qoftë edhe një vend gjysmëdemokratik dhe thellësisht të korruptuar e të dobët si Shqipëria.

Etiketat e lidhura

Skënder Minxhozi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 8 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 10 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.