Pse shqiptarët e mbajnë ende si kryeministër një antishqiptar si Rama?

Nga Spartak Ngjela

Mbulimi që Edi Rama i bën Gjergj Kastriot Skënderbeut në Sheshin “Skënderbe”, është inat i brendshem i kryeministrit Rama kundër shqiptarisë, kurse ata që shkojnë në shesh dhe e kërkojnë të mbuluar shtatoren mbi kalë të Skenderbeut, kuptohet se janë antishqiptarë. Po kryeministri aktual Edi Rama një antishqiptar është?!

Derisa mbulon veprën artistike të monumentit brilant të Gjergj Kastriot Skënderbeut, sigurisht që provon se është një antishqiptar. Sepse, për ata që nuk e pranojnë Skënderbeun: nëse janë turq të shkojnë në Turqi, se Shqipëria është vend i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Po pse e mbajnë Shqiptarët si kryeministër në parlamentin e Shqipërisë një antishqiptar si Edi Rama? Kjo tregon se ata që kërkojnë mbulimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe janë në sheshin Skënderbe, janë antishqiptarë. Siç duket e quajnë veten se janë mbeturina turke në Shqipëri.

Kurse Edi Rama që e pranon këtë mbulesë të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, kuptohet indirekt se është një antishqiptar. Po shqiptarët patriotë, pse nuk shkojnë te monumenti e ta flakin në zjarr publik mbulesën, që i hedhin antishqiptarët heroit tonë kombëtar në shtatoren e tij madhështore?

Dhe historia e Shqipërisë është e saktë kur shprehet se pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 është akti i madh i Gjergj Kaatriotit që u ndërmorr në Shqipëri pas 500 vjet historie turke. Zoti Edi Rama! Hiq dorë nga veprimtaria anti-kastriotiane!

SHKARKO APP