Pseudo reforma e Arsimit të Lartë!
Forum E Enjte, 30 Tetor 2014 00:00
fillon si në cdo fushë tjetër nga viti zero dhe karakterizohet nga fillimi në fund nga një mungesë e theksuar trasnparance! Shumë fjalë dhe asgje! Ashtu sic e kemi thënë, po ne e japim konsensusin tonë, dhe e kemi treguar, për reformat madhore të vendit, për procesin e integrimit evropian, por kurrsesi nuk mund të bëhemi palë në shkatërrimin e sistemit të ngritur deri më sot.
Sigurisht që arsimi i lartë publik (shtetëror) ka pasur problemet e veta, unë nuk dua të ndalem tek të mirat dhe avantazhet e sistemit që ngritëm dhe si dhe sa eci reforma! Por dicka di të them, si pedagoge në një universitet publik që nga viti 2002 i kam parë dhe përjetuar vetë ndryshimet, dhe u ndjeva keq kur dëgjova para disa ditësh se për hir të pazareve te momentit u shanë, u anatemuan u përgojuan të gjithë ata që me përkushtim, me ndershmëri kanë punuar në universitete publike dhe kanë ushtruar detyrën e tyre dhe funksionin e tyre publik. Me keqardhje shoh se për të arritur qëllimet e veta, kjo mazhorancë, kjo qeveri nuk ndalet pa ofenduar as administratën, as policinë, as gjygjësorin, por kësaj here as dhe trupën pedagogjike të universiteteve publike. Kolegë të mitë, e tuajët!
Së dyti, një reformë në arsim që fillon e mbaron me dy parime financat dhe si të ndajmë fondet dhe në vend të të zgjedhurve, të vendosim të emëruar fundja si kudo!
Drafti i prezantuar për reformën e arsimit të lartë i hap rrugë financimit të universiteteve private nga buxheti i shtetit përmes dy kanaleve: a) fonde për kërkim shkencor dhe novacion, të cilat sugjerohen se mund të arrijnë në 10 apo 15 milionë euro në vit. b) fonde për mësimdhënie për universitetet private që e shpallin veten fondacione bamirëse. Asnjë arsyetim konkret se pse del e nevojshme kjo reformë nuk është bërë. Asnjë transparencë se si do të shpërndahen këto fonde. Asnjë formulë për llogaritjen dhe parimet.
Drafti, pasi përcakton si parim kryesor financimin e universiteteve private nga fondet publike, nuk argumenton se pse është e nevojshme kjo. Në fund të fundit, vlerësohet se universitetet private bëjnë xhiro të përgjithshme po aq sa universitetet publike dhe kanë një numër studentësh pesë herë më të vogël se sa publiku. Duke parë këto shifra, e logjikshme do të qe që universitetet e pasura private të financojnë universitetet e varfra publike dhe jo anasjelltas. Parimi i financimit të kostos për student nuk merret absolutisht parasysh. Parim që është bazë kryesisht në vendet e OECD, dhe tregues që përdoren për shpërndarjen e buxhetit, stafit dhe mbështetjes në shërbime për cdo universitet në vendet e zhvilluara.
Flasim për mundësi të barabarta, por nga ana tjetër harrojmë rolin e shtetit për të ofruar shërbime. Flasim për mundësi të barabarta për ofruesit e shërbimit, por nuk flasim për mundësi të barabarta për marrësit e po këtij shërbimi. Sigurisht që nqs ka vend për ide liberale në këtë treg, jemi ne që i mbështesim, por jo cdo gjë është biznes! Jo cdo gjë shitet dhe blihet. Teorikisht konkurrenca është e mirë. Por drafti thotë se universitetet private do të konkurrojnë për fonde përballë vetëm një blerësi të shërbimeve të tyre, që është Ministria e Financave. Me një pagues dhe shumë konsumatorë, nuk mund të ketë konkurrencë. Rrjedhimisht kjo teori nuk vlen në rastin konkret.
Drafti në këtë pikë është kontradiktor, nga njëra anë njeh se arsimi është një SHËRBIM DHE E MIRË PUBLIKE dhe si i tillë kërkon në mënyrë të vazhdueshme financim, por ndërkohë devijon më pas nga vetë logjika e parimit kur thotë se ky financim për këto të mira publike kërkon vetëm vemendje ‘të pjesshme të shtetit’. Arsimi i lartë në të gjitha shtetet e BE ku ne aspirojmë të hyjmë, një kategori shërbimesh publike (si arsim, transport, energji, etj.) për shkak të rëndësisë jetike që kanë i klasifikon si shërbime me interes të përgjithshëm ‘services of general interest’ dhe për rrjedhojë jo vetëm që i financon nga Buxheti i Shtetit por edhe i njeh status monopoli në treg.
Drafti sugjeron se cilësia e universiteteve publike ka rënë gjatë viteve të fundit, si pasojë e shtimit të shpejtë të studentëve. Drafti nuk flet për cilësinë e universiteteve private. Por drafti nuk mundet të argumentojë asgjë mbi cilësinë sepse Shqipëria nuk ka sot dhe as nuk e ka patur në të shkuarën ndonjë njësi matëse për cilësinë e universiteteve. Asnjë lloj vrojtimi nuk është kryer as nga Komisioni për reformën në arsim për të parë se sa është norma e punësimit mes të diplomuarve apo sa është norma e punësimit brenda profilit të të diplomuarve. Rrjedhimisht, të thuash se universitetet publike kanë cilësi të ulët, duke sugjeruar se e kundërta është e vërtetë, pra që universitetet private kanë cilësi më të lartë, do të thotë të hamendësosh pa kurrfarë përgjegjësie me një synim të thjeshtë për të miratuar këtë reformë.
Kemi qënë ne që kemi mbështetur sektorin privat në arsim! Sektor privat që u sha dhe anatemua, që nuk jua la gjë pa thënë nga opozita e djeshme! Por që në mendimin tim krijoi një traditë të suksesshme, diplomoi studentë në fusha të rëndësishme dhe ajo cfarë është më e rëndësishmja ishte një alternative! Alternative që kush kishte mundësi mund të arsimohej dhe në sektorin priva me tarifa më të larta! Nqs flasim për ide liberale këto janë idetë liberale! Ofrimi i mundësive për arsim të gjithëve, atyre që për një arsye ose një tjetër nuk arsimohen dot në sektorin publik e kanë këtë mundësi në sektorin privat. Këto janë shanset e barabarta! Dhe ky është roli i shtetit!
Drafti në mënyrë të padrejtë rrit pagesën fikse në universitetet publike duke I vendosur një barrë të rëndë për familjet shqiptare. Ky draft e kthen arsimin në lux! Gjatë viteve të fundit tarifat studentore kanë qënë pothuajse stabël, duke I bërë ato të përballueshme për xhepat e shqiptarëve nga një anë, por nga ana tjetër duke e kompensuar këtë me të drejtën për të ardhura dytësore nga universitetet publike. Dhe këtu hyn konkurenca! Nqs universitetet publike janë konkurente, janë të qëndrueshme dhe janë novatore atëherë mund të konkurojnë për të ofruar kërkime shkencore, studime, staf të psecializuar, ide për produkte të reja për sektorin privat dhe për këtë të konkurojnë me universitetet publike. Por kurrsesi, ofrimi I arsimit të kthehet në një product luksi, të papërballueshëm për xhepat e shqiptarëve. Të krijojmë një system pyramidal ku të detyrojmë mijëra ë mijëra familje shqiptare që të marrin kredi për një shërbim që cdo I rid he e re shqiptare e ka të drejtë ta marrë!
Drafti cënon parimin që parashikon Kushtetuta e RSH në Nenin 57/7 ‘Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike garantohen me ligj’, parim i cili cënohet nga kufizimi i mundësive financiare për shkak të financimit të pjesshëm me fondet publike, agjencive që ngrihen për shpërndarjen e tyre, menaxhimin e brendshëm të njësive, proceset e rekrutimit etj. Mënyra e financimit dhe e menaxhimit të financave të universiteteve përbën shtyllën kurrizore të autonomisë së institucioneve të tilla. Autonomia universitare cënohet ndjeshëm nga skema e propozuar për, kërkimin shkencor sipas të cilës organizimi i saj i njihet agjencive me natyrë ekzekutive e jo Universiteteve.
Sigurisht që një nga hapat e rëndësishëm të implementuar me sukses në procesin e reformimit të sistemit të arsimit universitar public është dhe autonomia, ajo financiare dhe organizative. Të gjitha këto hapa sot me këtë reformë eleminohen, të gjithë këto hapa me këtë reformë shumëzohen me zero. Tashmë universitetet publike janë vasalë të Ministrit të Arsimit dhe bordi I të emëruarve zëvendëson të zgjedhurit. Një prej argumenteve të komisionit për heqjen e të drejtës së votës, vecanërisht asaj studentore, në zgjedhjen e krerëve të universiteteve mbështetet në përvojën e keqe të këtyre zgjedhjeve në të shkuarën. Është njëslloj si të themi që mqs zgjedhjet paralamentare janë vjedhur, me prova me zë dhe figurë, për pasojë demokracia calon hajde mos bëjmë më zgjedhje e kalojmë përsëri në diktaturë. Se pikërisht këtë supozon dhe reforma në arsim! Diktat të universiteteve nën ministrin e rradhës së arsimit.
Ndërkohë që qeveria tha që drafti për momentin do të fillojë konsultimet për të lënë në qetësi kundërshtitë, ndërkohë që punonte nën rrogoz për të bindur skeptikët, na ripariqiti të njëjtin draft, akoma dhe më abstract! Në thelb, nuk ka ndryshuar asgjë. Universitetet private do të financohen me paratë publike, tarifat do të rriten dhe borxhi studentor imponohet si domosdoshmëri. Ndërkohë, subvencionimi i studentëve me nevoja ekonomike dhe rregullimi i brendshëm universitar mbeten fraza abstrakte, pa përmbajtje reale.
Unë jam konsultuar me raportet e publikuara nga këshilli akademik I fakultetit ekonomik, juridik dhe të historisë mbas publikimit të draftit të parë. Dhe me përgjegjësinë maksimale ju them se asnjë nga kundërshtinë nuk është refektuar, është bërë dicka. Po! Janë hequr disa fraza këtu aty që e kanë bërë draftin akoma me jorealist, abuziv dhe pa bosht ideologjik!
Thuhet, promovohet e reklamohet sikur kjo reform është tëpkë ajo që ndodh në britaninë e madhe! Së pari me vjen keq që pushtetarët tanë kanë akoma maninë e kopjimit! Duhet të kuptojmë që shtete të ndryshme kanë histori, kulturë e eksperiencë të ndryshme në arsimin e lartë dhe nuk mund kurrsesi që dicka që ka mbi 300 vite që funksinon diku tjetër, në mënyrë tjetër, ta implantojmë këtu. Së dyti, duke qënë se një arsimin tim pasuniversitar e kam bërë në Angli dhe kam njohuri personale se si funksion atje më lejoni tju them se sistemi britanik i arsimit të lartë karakterizohet nga tarifa shkollimi nga më të shtrenjtat. Rrjedhimisht nuk mund ti referohemi vetëm sistemit të organizimit dhe menaxhimit të arsimit të lartë duke evituar financat. Sistemi shqiptar universitar nuk ka qënë asnjëherë i afërt apo i ngjashëm me atë britanik, rrjedhimisht nuk duket e arsyesshme mbështetja në një model të karakteristikave dhe realiteteve ekonomike jo të përafërta.
Këto e shumë e shumë arsye të tjera, më bëjnë mua por dhe forcën politike që përfaqësoj që të themi që ne jemi kundër kësaj reforme. Kundër cdo reforme që rrit tarifa, kundër cdo reformë që niset nga zero, kundër cdo reforme që si përfundim flet vetëm për ndarje fondesh dhe kundër cdo reforme që kthen arsimin e lartë 50 vite pas!