Pushteti i neo-bllokmenëve
Presidentit Ronald Regan, i cili vetem dy vite para rrezimit te murit do t’i drejtohej Mikhail Gorbaçovit nga Porta e Brandenburgut me thirrjen kushtrim qe pushtoi zemrat e qindra milione qytetareve ne anen e erret te murit te Berlinit “zoti Gorbaçov, rrezoje kete mur” dhe do shpallte para gjermaneve dhe mbare botes se “liria e gjermaneve eshte çeshtje e lirise boterore”. Sot, ne shqiptaret dhe kombet e shtypura nga diktaturat komuniste i detyrohemi perjete Papes Gjon Pali i II-te, presidentit te SHBA Xhorxh Bush, kancelarit Helmut Kohln, presidentit te ish Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov, qe me vizionin dhe guximin e tyre bene te mundur rrezimin paqesor te Murit te Berlinit dhe se bashku me te rrezimin e perandorise te se keqes, perendorise komuniste. Nderkohe, rregjimi diktatorial hoxhist i Nexhmije Hoxhes dhe Ramis Alise ekzekutonte qindra te rinj ne kufijte e vendit.
Ne Shqiperi muri i “Berlinit” u rrezua vetem nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990, nga levizja e rinise studentore, intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes, levizja paqesore me e fuqishme ne historine e vendit, qe ne pak dite gjunjezoi diktaturen komuniste me te eger te Europes dhe hapi dyert e mbyllura te lirise dhe pluralizmit per shqiptaret.
Sot, 25 vite pas renies se murit te Berlinit, Shqiperia eshte vite drite larg asaj dite. Nga vendi me i izoluar i planetit eshte anetare NATO-s, qytetaret e saj levizin pa viza ne Europe dhe ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE. Nga vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara me Kushtetute eshte vendi i besimeve te lira fetare, lirive dhe te drejtave te garantuara me Kushtetute. Nga vendi i trete me i varfer i planetit eshte sot ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Me gjithe keto demokracia shqiptare sot eshte me ne rrezik se kurre ne ekzistencen e saj 24 vjeçare.
Sot ne pushtet eshte klika e neo-bllokmeneve me ne krye Edi Ramen, te birin e skulptorit Kristaq Rama, qe firmoste me Ramiz Aline varjen ne sheshe publike dhe ekzekutimin e disidenteve dhe qytetareve te pafajshem edhe pas renies se murit te Berlinit, nipit te Spiro Kolekes, xhelatit te inteligjences teknike shqiptare, bllokmenit famekeq qe kerkoi te na fuste tanket ne dhjetor te vitit 1990. Kjo klike me urrejtje dhe terbim ateror po zhben arritjet tona 24 vjeçare ne rrugen e lirise. Edi Rama dhe klika e tij po dhunon me egersi Kushtetuten, ligjet, opoziten, mediat e vendit dhe po zevendeson me shpejtesi shtetin ligjor me shtetin policor.
Idealet e rrezimit te perdes se hekurt, idealet e lirise, ftojne sot ne kete pervjetor te rinjte, te rejat dhe mbare shqiptaret te ngrihen ne emer te tyre ne mbrojte te vlerave qe ndertuam keto 24 vite kunder revanshit te urrejtjes, hakmarrjes, shkaterrimit te klikes ne pushtet dhe shtetit te saj policor!!
Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e ish-kryeministrit Sali Berisha