Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:32 Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore Gjendja shëndetësore e Jamal Musialës vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Gjermani. Talenti i Bayern Munich po përballet me vështirësi në procesin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pushteti i shkruan Krimit: I dashur Krim!

Forum E premte, 24 Shtator 2021 21:37
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luçiano Boçi –
I dashur KRIM!

Së pari, urime për aksionin fantastik të Rinasit. U treguat në lartësinë e detyrës e bashkëpunimit. Falë jush lekët janë të sigurta dhe e ardhmja është e jona. Suksesi juaj është shembull për ne.

LEXO EDHE:
Kolegji i kryetarëve, Basha: Nuk do të ketë zgjedhje me hajdutët Dako e Gjiknuri
Por mos merrni superxhiro, se pa bandën tonë, gjithçka do ishte e pamundur. Mjaftonte një helikopter në ajër dhe ishit gjetur.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por ne bashkë i kemi nisur gjërat e bashkë do i bitisim.

Kjo është Shqipëria që duam.

Mos harroj, këto janë dhe bashkitë që duam.

E hiqeni atë shprehjen e vjetëruar, Bravo çuna. Tani e kemi, Bravo Lleshaj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjashtë vitet e bashkëpunimit tonë kanë hyrë tashmë në histori.

Së dyti, duhet të ulemi përsëri si gjithmonë, të ndajmë ca gjëra siç kemi bërë me interesat, paratë, tenderat, koncesionet, etj.

E kam fjalën për atë votë të Hollandës për vizat. Diçka duhet të lëshojmë. Na ndjeni, por na duhet. Shihni mos dorëzoni nja dy tre nga këto të parëndësishmit, që ne i kemi sjellë me lopatë andej për bukën e gojës, sa për të thënë që atje s’ka më banda nga tonat.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 16 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51

Mos iu ngeli hatri. Udhëtimi ynë është i gjatë.

Në vazhim unë ju inkurajoj ta thellojmë punën e mirë.

Bashkë bëmë votat. Bashkë bëmë parlamentin. Bashkë bëmë qeverinë. Bashkë bëmë hashashin. Bashkë kemi bërë e çnuk kemi bërë dhe do vazhdojmë se kështu e do populli.

Tritoli, vrasjet, kërcënimet, burgosjet, rrjepjet e lekëve, gjobvëniet, janë ilaçi që duhet të përdorim për të.

Duhet të ruajmë unitetin midis nesh.

Ndërkombëtarët pa merak, i kemi me vete, se qerrja është e lyer mirë e nuk bën zhurmë, prandaj o burra para.

Ju duhet të vazhdoni punën fort në terren. Ju bëni terrorin tuaj. Ne bëjmë terrorin tonë.

Zgjedhjet po vijnë dhe ju duhet të sillni sa më shumë vota.

Ne ju kemi vënë gjithçka në dispozicion: portet, aeroportin, policinë e tërë shtetin.

Reformat tona, megjithëse ju ishit skeptikë, po japin frutet e para.

Nuk ka institucion që nuk e kemi ndarë bashkë.

Tani Drejtësia ka fytyrën tuaj. Arsimi është bërë si ju. Shëndetësia është njësoj si grabitje banke, aq para prodhon. Policia ndryshon nga ju vetëm nga kapelja.

Parlamentin ia kemi lënë në dorë atij plakut të komunizmit, që i duket vetja sikur luan tavëll me çunat tuaj, aq shumë e shijon.

Madje tani krahas cirkut, i kemi çuar dhe trupën e estradës dhe e kemi etiketuar si opozita e re.

Kjo Estrada e re, po prodhon lajme e gajasje pa fund.

Gjykatat e Prokuroria tani janë tonat dhe kanë me çfarë merren. Kontributi juaj dhe në ketë pikë meriton vetëm lavdërime. Na keni ndihmuar pa masë në identifikimet e besnikëve.

Ka fukarenj e protestues pa hesap tani për t’u burgos.

Armiqtë tanë po na sulmojnë, por mos u shqetësoni. Duan zgjedhje të ndershme këta. Po për skrap do i çojmë.

Sa jashtë mode që janë?! Akoma nuk e dinë që është koha e lekut dhe e mashtrimit.

Koha jonë dmth, i dashur Krim.

Se ju e dini si i thonë asaj fjalës. Leku ngre ujin përpjetë, siç ngriti Lanën e jo më ca dërdyla, për t’i sjellë prej veshi në parlament.

Ndërkohë, mos i veni veshin kadrinjve e kazanëve, që hedhin shpifje e baltë mbi punën tuaj fisnike e të pastër.

Kemi ERTV-në tonë e mediat tona që na shërbejnë natë e ditë, pa u lodhur e ia krehin mendjen miletit.

Balta neve, në fund të fundit, nuk na bën pis. Ne jemi vetë balta. Ne na duket dhe ne e konsiderojmë veten të zgjedhur, hyjnorë.

A nuk krijoi Zoti njeriun nga balta?

Madje neve të bandës sonë, specifikisht, me baltë kënete na gatoi.

Prandaj i dashur krim mos u tutni në rrugën tonë të ndritshme, se bashkë ne jemi, siç e thotë njëri prej nesh, mish e thua.

Shihemi në festën e grabitjes së rradhës i dashur KRIM!

I Juaji përgjithmonë!

PUSHTETI

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 3 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin
Para 14 minutash

Gjesti i Miss Malit të Zi me shqiponjën dykrenare në “Miss Universe” ndez debatin

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së
Para 15 minutash

Korpusi i Paqes: 30 vite miqësi dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë
Para 15 minutash

Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Shqipërisë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.