Që ambasadorja kineze Jiang të mos zhgënjehet

 

Para disa ditësh më ftoipër kafe ambasadorja e re kineze nëTiranë, zonja Jiang Yu. Fakti qëu ulëm nënjë nga lokalet e kryeqytetit, jashtë godinës sëambasadës, tregon se diplomacia kineze tashmëka dalënga klishetë e kontureve tëngurta. Një gjë e tillë vetëm disa vite mëparëas qëmund tëimagjinohej.

Edhe pse po uleshim për herëtëparëbiseda u zhvillua si midis dy miqve tëvjetër, tënjohur prej shumëvitesh. Folëm për vapën e politikën, për bukuritë natyrore e mikpritjen shqiptare, për kinezët e Shqipërisë e shqiptarët e Kinës. I tregova për fëmijët e mij që, edhe sot qëjanë tërritur, vazhdojnë t’i shohin ëndrrat nëgjuhën kineze. Dhe, natyrisht, për miqësinë e marrëdhëniet shqiptaro-kineze tëdikurshme, tëtanishme e ato tëviteve qëdo vijnë, për nevojën për mëshumëshkëmbime kulturash e njerëzish, sidomos nga radhët e tërinjve, tëcilët fatkeqësisht ndjehen gjithnjë e mëtëhuaj për njëri tjetrin. Thamë se nga qindra vepra tëmëdha qëka ndërtuar Kina dikur nëvendin tonë, aktualisht kanëmbetur nëkëmbë vetëm hidrocentralet e kohës sëMao Ce Dunit, tëcilët vazhdojnë t’u bëjnë dritëshqiptarëve, njëlloj si dikur. Mospërfshirja e tyre nëlistën e shkatërrimeve vazhdon tëmbetet enigmë jo vetëm për ne, por edhe për ambasadoren. Ndoshta nga frika e territ, i them unë. Folëm edhe për huatëe kreditë e dikurshme. Zonja Jiang tha se, qëtëecim tësigurtëpërpara, është mirëta lëmëtëqetëtëkaluarën. Thënie e zgjuar diplomatike.

Nuk gaboj kur besoj se Shkëlqesia e Saj Jiang Yu është ndër rangjet mëtëlarta diplomatike kineze, të paktën nënjëzet vitet e fundit, qëështë emëruar nëkrye tëambasadës sësaj nëTiranë. Vite mëparëajo ka qenëzëdhënëse e shtypit e Ministrisë së Jashtme Kineze. Sipas traditës diplomatike kineze, ata që shërbejnë në këtë post i pret një karrierë mjaft e suksesshme diplomatike. Personalisht mendoj se emërimi i saj në Tiranëështë një vlerësim për vendin tonë nga ana e qeverisë kineze. Ai dëshmon dëshirën dhe vullnetin e saj për t’u dhënë një shtysë të re marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Shpresoj se edhe pala shqiptare do ta vlerësojë njëlloj këtë gjest.

Ambasadorja pothuajse i ka mbaruar takimet e njohjes me politikanët e të gjitha krahëve. Tënjëjtën gjë do bëjë edhe me kryetarët e bashkive më të mëdha të vendit, sapo të përfundojë konstituimi i tyre. Është e mahnitur nga njohuritë dhe dashuria që pjesa me e madhe e tyre kanë për Kinën. Ndoshta Berisha më shumë nga të gjithë. Por edhe më të rinjtë. Për mua nuk është hera e parë që e dëgjoj një gjë të tillë. Momente të tilla ekzaltimi të udhëheqësve tanë i kam përjetuar me dhjetëra herë kur kam qënë i detyruar t’i shoqëroj ata gjatë shërbimit tim si diplomat në Pekin. Kur janë me kinezët nuk lënë fjalë pa mallkuar Enverin, jo për gjëra të tjera, por pse i prishi marrëdhëniet me ta. E shajnë edhe Ramizin (Alinë) pse nuk ndoqi rrugën e reformave të Tenit. Edhe pse aktualisht ata janë të parët e vendit, të lënë përshtypjen se, po t’i kishin gjërat në dorë, në Shqipëri çdo gjë do të fliste kinezisht. A nuk qe Saliu i Dytë ai që propozoi që gjuha kineze të kthehej në gjuhë të dytë për shqiptarët?

Por, pas gjithë këtyre ambasadorja dëshiron të ndajë me mua edhe pyetjen më të vështirë: pse ka kaq pak investime e prani kineze në Shqipëri? Në bisedë e sipër ajo përforcon atë të cilën unë kam shumë kohë që e artikuloj ku, si e sa mundem: Kina ka me shumicë diçka që ne shqiptarëve na mungon e që pa të nuk bëjmë dot asgjë: paranë. Më tej akoma. Biznesmenët e investitorët kinezë janë mjaft të interesuar që të investojnë apo financojnë projekte të mëdha të vendit tonë si në infrastrukturë, turizëm, telekomunikacion, energjetikë etj. Shteti i tyre i mbështet. Ambasadorja, që e përfaqëson, e konfirmon këtë duke theksuar se ajo ka ardhur me një axhendë të qartë të diplomacisë ekonomike. Por, që puna të ecë siç duhet, kërkohet edhe mbështetja e shtetit tonë.

Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të bëj copy – paste ato që kam shkruar më parë lidhur me këtë çështje. Se, edhe pse muajt e vitet po ikin, nuk vërej ndonjë ndryshim. Ka periudha të vitit që në Shqipëri janë disa delegacione kineze në një ditë. Vijnë, bisedojnë e priten shumë ngrohtë, palët bien dakord për shumë gjëra. Disa, për t’u dalë punëve përpara,regjistrojnë edhe përfaqësi e kompani të përbashkëta apo të huaja. Shumë syresh, pasi kanë harxhuar një pjesë të mirë parash duke u sorollatur nëpër zyrat e shtetit shqiptar, lënë çdo gjë prapa dhe ikin nga kanë ardhur, të lodhur e të zhgënjyer. Më të vendosurit zhvendosen në vendet e rajonit përreth, ndoshta edhe me shpresën se diçka mund të ndryshojë më vonë.

Kjo ndodh në nivele të dyta apo edhe të treta. Por nuk bën përjashtim as niveli i parë. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë nënshkruar disa memorandume për projekte mjaft të rëndësishme strategjike. Kompanitë kineze të interesuara janë në toplistën e më të fuqishmëve të botës. Presin që memorandumettë shndërrohen në kontrata. Por kjo deri tani nuk ka ndodhur. Fakti që punëtzgjaten nuk tregon ogur të mirë. Kina është zhvilluar me këtë shpejtësi marramendëse edhe për faktin se kinezët dinë të kapin kohën. Atë të cilën ne shqiptaret e kemi me shumicë dhe e shpërdorojmë pa asnjë kriter. Megjithatë, në rastin e zvarritjes me kinezët ndoshta nuk është vetëm arsyeja e shpërdorimit të kohës. Ka mundësi që, nëse nuk ka ndonjë arsye tjetër, në Shqipëri kinezët vazhdojnë të jenë të paragjykuar nga shumë njerëz. Nëse kjo qëndron, atëherë këta tanët nuk kanë kuptuar asgjë. Po e humbe një herë rastin vështirë të të vijë përsëri(机不可失时不再来), thotë një fjalë e lashtë kineze. Kjo nuk po ndodh me asnjë vend tjetër të Evropës. Të gjithë po nxitojnë të kapin trenin kinez.Nuk po ndodh as me vetë BE, që vetëm muajin e kaluar ka nënshkruar një platformë afatgjatë bashkëpunimi me Kinën. Kjo e fundit ka ndarë mënjanë 4 trilionë dollarë për t’i vënë në dispozicion të një “Evrope të pasur, të bashkuar dhe të fortë”, siç tha në ligjëratë të drejtëkryeministri kinez Li Keqiang në vizitën e tij të fundit në Bruksel.

Kur është fjala për interesat kineze në Evropë Shqipëria ka kushte mjaft të mira gjeostrategjike. Vendi ynë ndodhet në pikë-takimin e dy rrugëve të mëndafshit, asaj detare dhe tokësore. Një port i madh detar në brigjet tona, ndoshta më i madhi në Mesdhe, duke shërbyer si porta e hyrjes në Evropë, do ta transformonte krejtësisht Shqipërinë. Ai do krijonte një rrjet të tërë hekurudhash e autostradash moderne për t’u lidhur me gjithë hapësirat e Evropës kontinentale. Vetëm në këtë mënyrë do të merrte përgjigje pyetja se çfarë interesi kanë kinezët të investojnë në Shqipëri. Interesat e vendit tonë nuk mund të merren të shkëputura nga ato të Evropës, në tërësi. Për më tepër kur e ardhmja jonë është brënda asaj familjeje. Sa më shpejt të bëhemi pjesë e projektit kinez “një brez, një rrugë” (一带一路) duke e mbështetur atë, aq më shumë vende pune, zhvillim e prosperitet do të kemi në të ardhmen. Kur qeveria kineze vendosi t’i realizojë këto projekte kaq të mëdha, të papara ndonjëherë, e që do ta ndryshojnë të ardhmen e botës, nuk kishte nevojë të parashikonte se cili do të ishte reagimi shqiptar. Kinezët i kanë bërë të gjitha llogaritë e tyre përpara se sa ta shpallnin këtë strategji. Me ose pa Shqipërinë ata janë të vendosur t’u shkojnë atyre deri në fund. Tani është radha jonë të dimë të bëjmë llogaritë tona.

Për një gjë jam i sigurtë. Ambasadorja Jiang Yu, e cila si rrallë bashkatdhetarë të saj, flet një anglishte të kulluar, të denjë për të replikuar me gazetarët e BBC e CNN, siç bënte dikur, në fund të mandatit të saj do të këtë mësuar dhe gjuhën shqipe. Por do të kisha shumë dëshirë që pasioni e përkushtimi i Shkëlqesisë së Saj në këto muaj të fillimit të karrierës shqiptare, deri atëherë të jenë kurorëzuar me marrëveshje e kontrata të nënshkruara e projekte serioze drejt përfundimit. Qoftë edhe për arsyen e vetmeqë ajo të mos ndjehet asnjë ditëe zhgënjyer!

Hajdar Muneka

Ish ambasador nëKinë

 

SHKARKO APP