Që SPAK-u të mos vdesë pa lindur
Nga Zef Preçi –
Sikurse dihet, mbi bazen e ligjit 95/2016 tashme eshte duke u ngritur njesia speciale kunder korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK. Ky institucion do te perbehet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësia e Pavarur Hetimore ndryshe quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si organi përgjegjës për hetimin dhe ndjekjen penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar përfaqëson akuzën përpara gjykatave të posaçme. Sipas Nenit 4 te ketij ligji, Prokuroria e Posaçme “…ushtron ndjekjen penale dhe perfaqeson akuzen ne emer te shtetit para Gjykates së Shkalles se Parë kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, Gjykates se Apelit kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, dhe Gjykates se Larte, merr masa dhe mbikqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra te tjera te ngarkuara me ligj.”
Nese hedhim veshtrimin ne objektin e veprimtarise se Drejtorise Kombetare te Antikorrupsionit te Rumanise (DNA) te krijuar me 2002 – agjencise model per SPAK-un tone dhe ne vendet fqinje ku po zbatohen reforma ne drejtesi, nuk mund te mos vesh re nje ndryshim qe mendoj se do te behet se shpejti shume problematik ne efikasitetin dhe rezultatet e kesaj agjencie. Keshtu DNA – agjensia e specializuar e ndjekjes së antikorrupsionit në Rumani – trajton ne menyre te përqendruar dhe eshte e specializuar ne trajtimin të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe të mesëm, që me pare trajtoheshin në të gjitha zyrat e prokurorisë dhe inspektorateve policore te atij shteti. Dmth krjimi i njesise se posacme lidhet me perdorimin ne mënyrë të përqendruar te burimeve ne dispozicion per specializimin, trajnimin dhe ato teknike. Dmth nga nje krahasim i thjeshte i fokusit te veprimtarise vihet re nje ambiguitet dhe mungese prioritetesh ne agjencine tone qe po merr forme keto dite. SPAK ka nje juridiksion formalisht me te gjere dhe te papercaktuar mjaftueshem…
Detaji i dyte ne ngjashmerite dhe dallimet midis DNA rumune dhe SPAK-ut shqiptar ka te beje me percaktimet ligjore sa u takon kritereve mbi bazen e te cilave agjencia e ushtron aktivitetin e saj. Sipas ligjit rumun, DNA e ushtron veprimtarine e vet mbi tre kriteret baze, qe jane: a) pozicionet publike që mbajnë personat që dyshohet se kanë kryer një vepër korruptive; b) vlera e dëmit të shkaktuar; c) vlera e ryshfetit të dhënë ose të marrë. Ndersa ligji per SPAK-un shqiptar mjaftohet me percaktimin e mesiperm duke theksuar se ne cilat institucione Prokuroria e Posacme perfaqeson akuzen si dhe pavaresine e saj ne procesin hetimor si prerogativa kushtetuese.
Nisur nga njoftimet e shtypit te javeve te fundit nuk mund te mos vihen re dy tendenca kontradiktore ne raport me SPAK-un qe sipas mendimit tim shkojne pertej parashikimeve ligjore e kushtetuese, por edhe perkunder interesit publik. Keshtu ne keto njoftime vihet re se ne mjaft raste prokuroria dhe gjykatat, vecanerisht prokuroret qe nuk i jane neshtruar procesit te veting-ut, po nxitojne te “kopsitin letrat” dmth te mbyllin ceshtje qe ne menyre krejt te natyrshme mund dhe duhej te ishin nen juridiksionin e SPAK-ut. Ketu bejne pjese edhe makro-ceshtje te diskutuara ne vite, apo ceshtje per te cilat ka nje dyshim te gjere publik per fovoritizmin ndaj elites politike dhe indvideve te korruptuar ne radhet e vendim-marresve dhe ligje-venesve te saj. Dmth po nxirren jashte juridiksionit te SPAK-ut ceshtje qe perfshijne autoritete te larta shteterore, ceshtje per te cilat dyshohet se jane shkaktuar deme te medha ne buxhetin e shtetit dhe ne menaxhimin e aseteve publike si dhe perfliten dhe dyshohet per perfitime korruptive ne shuma te medha monetare.
Tendenca e dyte e dukshme e koheve te fundit ka te beje me “furnizimin” e SPAK-ut me ceshtje periferike, te dores se fundit deri edhe te korrupsioni i dyshuar i ndonje inspektori te mjedisit, punonjesi te universitetit apo ndonje polici rrugor qe pranon 1 mije leke rushfet per te mos ndeshkuar nje shkelje qe ben drejtuesi i mjetit, etj.
Te dyja keto tendenca – largimi nga juridisioni i SPSAK i ceshtjeve me interes publik, pa folur per ceshtje qe meritojne te rihapen edhe sikur te ishin mbyllur me heret dhe percjellja drejt SPAK-ut e ceshtjeve qe normalisht duhet te trajoheshin nga prokuroria e zakonshme – mund te lexohen edhe si qellime djallezore te elites politike “per te levizur gjithcka duke mos levizur asgje” apo “per t’u hedhur hi syve” qytetareve, duke u mjaftuar thjesht me kapjen politike te institucioneve te reja te drejtesise. Qytetaret, sic tregojne edhe shifrat e braktisjes se vendit gjate dekades se fundit, nen presionin e varferise dhe te keq-qeverisjes, kane humbur shpresen dhe nuk e teproj te them se SPAK-u shihet per shumicen e tyre si nje mjet i ligjshem per te rikthyer normalitetin demokratik si dhe per te stabilizuar funksionimin e institucioneve te vendit. E thene ndryshe, pa ndeshkimin sipas ligjit te zyrtareve te larte qe kane abuzuar me pushtetin, pa rikthimin ne buxhet te shumave te grabitura nga taksat dhe asetet publike prej tyre, pa krijuar nje mentalitet te shtetit qe ndeshkon mbi bazen e ligjit dhe dhe jo mbi bazen e urdherit te shefit sic eshte sot, veshtire se ky vend mund te behet i jetueshem…
Perfitoj nga rasti per t’i bere nje ftese publike Këshillit të Lartë të Prokurorisë qe me urgjence te angazhohet ne pergatitjen e akteve perkatese ne ndihme te funksionimit te SPAK duke perfshire edhe percaktimin e kritereve mbi bazen e te cilave ky institucion duhet te ushtroje jurdiksionin e vet. Nese do te jete nevojshme edhe perfshirja e Kuvendit te Shqiperise, kjo duhet bere pa humbur kohe. Perndyshe te gjithe duhet te behemi gati per nje situate te zbatimit te ligjit dhe ndeshkimit te keq-qeverisjes, korrupsionit dhe krimit te organizuar edhe me te keqe nga kjo e sotmja.