Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:10 Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se stuhitë e forta, përmbytjet serioze dhe erërat e fuqishme mund të prishin planet e udhëtimit dhe festimet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Që Vettingu mos të na kujtojë “Plepat”!

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 23:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ermal Mulosmani –

Kryeministri Rama, në një përgjigje në rrjetet sociale ndaj deklaratave të mëhershme të Presidentit Ilir Meta, e quajti mungesën e Gjykatës Kushtetuese një gjë më të mirë sesa ekzistencën e saj.

“Më mirë bosh nga Vetingu sesa me djallin brenda”, kjo ishte shprehja e Kryeministrit.

Po të ndjekim të njëjtën logjikë, zoti Kryeministër, duhet ta heqim fare sistemin e Drejtësisë. Nëse Vetingu do të jetë rigoroz sa në rastin e Antoneta Sevdarit, nuk do mbetet as gjykatës e as prokuror në këmbë. Shqipëria ka jetuar me ekonomi informale në një periudhë të gjatë kohe. Është shteti i dalë më së voni nga sistemi komunist dhe një nga shtetet më të varfëra të Evropës.

Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shqipërisë duhen parë si pjesë e këtij realiteti. Nuk mundet të përdorim fjala vjen të njëjtat standarte që përdorim për gjykatësit suedezë apo finlandezë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një pjesë e madhe e tyre (gjykatësve, prokurorëve) vijnë nga të famshmit “Plepa”. Plepat, për ata që nuk e kanë idenë se nga vjen kjo fjalë, është një vend në Durrës, në breg të detit, ku u vendos që të shkolloheshin “juristët e së ardhmes” me kurse tre apo 6 mujore. Ishte koha kur po ndërroheshin sistemet dhe ishte krijuar boshllëk i madh. Si tani por për arsye të ndryshme. Partia në pushtet, në ato kohë, formoi juristët e vet, besnikët e Partisë. Mblodhi nga gjithë Shqipëria dhe siç kishte kurse për shoferë, tornitorë apo mekanikë u krijuan edhe kurset për gjyqtarë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç i bëri edhe Partia e parë gjyqtarë kovaçët partizanë të sapo dalë nga Lufta. Të paaftë profesionalisht dhe lehtësisht të korruptueshëm, këta ishin batakçinjtë më të mëdhenj.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Në vend që të vinim vetullat nxorëm edhe sytë.

Tani jemi në të njëjtat kushte. Vetingu po i hedh në tokë gjykatësit, prokurorët. Në një raport të publikuar së fundmi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) raporton që nga 108 raste të kaluara ka shkarkuar 52! Po t’u shtojmë këtyre edhe rastet e shkarkuara nga Komisioni i Apelimit (KPA) si edhe numrin e atyre që janë tërhequr me vullnetin e tyre nga sistemi, atëherë, numri rritet ndjeshëm.

Në sistemin e Drejtësisë, të kulluarit, ata që kalojnë vrimën e gjilpërës së KPA dhe KPK do të jetë shumë më i vogël sesa ata që do mbeten jashtë…

Po ku do i gjejmë zëvendësuesit për këta që u shkarkuan?

Ligji parashikon vetëm një mundësi, Shkollën e Magjistraturës. Edhe kjo shkollë u vendos në një vend piktoresk, mes pemëve e gjelbërimit të Liqenit Artificial të Tiranës ?. Por kjo ishte e vetmja gjë e përbashkët me “Plepat” famëkeq. Magjistratura është me kohëzgjatje të plotë e kritere të rrepta.

Numri i magjistratëve në vit të tretë është 25 sipas faqes së kësaj shkolle. Në vit të dytë janë 15 e në vit të parë akoma më pak, vetëm 10 vetë. Pra, me këtë ritëm, pas tre vitesh i bëjmë vetëm 50 vetë…

Edhe sa vjet duhet të presim ne për të pasë Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, plotësimin e vendeve të pafund bosh në Gjykata të nivelit të dytë e të parë, në Prokuroritë e të gjitha shkallëve?

Apo “më mirë bosh sesa me djallin brenda”?!

Sistemi duket në kolaps. Reforma në Drejtësi nuk duhej të kolapsonte kurrsesi sistemin, presupozohej që të ishte çlirimi i tij nga të padenjët. Kush përfiton nga mungesa e drejtësisë në një vend me kriminalitet dhe korrupsion të lartë? Sa është numri i dosjeve që akumulohen çdo ditë e më shumë në sirtaret e arkivat e Gjykatës së Lartë dhe kush e paguan këtë kosto? A quhet shtet një i tillë kur i mungon elementi gjyqësor në nivele kaq të larta? A e din zoti Kryeministër që për të bërë një ekstradim të një krimineli me damkë, të shumëkërkuar, duhet një vendim i Gjykatës së Lartë? Dhe nëse kjo Gjykatë u shua do të thotë që jemi në parajsën e kriminelëve më të famshëm shqiptarë që janë jashtë terrritorit shqiptar?!

Apo “më mirë bosh se me djallin brenda”

Që mos të shkojmë as në Plepa e as “të rrimë bosh më mirë sesa me djallin” është një zgjidhje. Të mbajmë në sistem më të mirët e atyre që kemi duke ruajtur institucionet kryesore. Pra, të heqim më të këqinjtë për aq sa kemi mundësi të zëvendësojmë. Vitin e parë të heqim 25 më të korruptuarit, vitin e dytë 15 e kështu me radhë.

Apo t’i marrim oficerët e policisë gjyqësore dhe ndihmës gjyqtarët e ti bëjmë prokurorë e gjyqtarë?!

Mu kujtuan qershitë e Nastradinit…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor
Para 1 minute

Stuhitë e forta kërcënojnë udhëtimet e Falënderimeve në Bregun Lindor dhe Perëndimor

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme
Para 3 minutash

Sulm me dronë në Libi: Ukraina godet anijen ruse, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”
Para 5 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 12-të në “Abissnet Superiore”

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes
Para 9 minutash

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.