Qeneral Sandër Lleshaj dhe Shyhreti i tij
Nga Erl Kodra
Shumë zona në veri të Shqipërisë, shkronjat xh, gj dhe ç i shqiptojnë si shkronja q. Titulli i këtij shkrimi është një ngatërresë krejt e paqëllimtë; por ju lexojeni kështu: Gjeneral Sandër Lleshaj, ose Qen. Sandër Lleshaj.
Si të doni lexojeni, sepse unë po e shkruaj këtë tekst shpejt e shpejt, ndaj nuk kam kohë të bëj korrigjimet e nevojshme. Në të vërtetë, kjo është një letër për Qeneralin Lleshaj. Unë jam një musliman nga Mirdita dhe shpesh baj gabime të tilla gjuhësore; akoma nuk po mësohem dotë me standartin.
A e di se më vjen gjynah për ty, Qeneral? Mos të të vijë qudi hiq, se vetëm ty të kam pa se si po i merr gjynahet e të tjerëve, hesapet e të tjerëve, kusuret e të tjerëve, krimet e të tjerëve përsipër; dhe duke i shtuar edhe krimet e tua, ti po e flliqë për së gjalli jo vetëm emrin tand, por dhe emrin e mirditorit.
Portreti yt prej delikuenti besnik, specie arkaike e njeriut të ri dhe e kalitur me mësimet e Partisë të shtin’ në gjynah kur ta nigjon retorikën. Luj vendit bre Qeneral, e kthjelloju pak. Hapi sytë e picrroje mendjen. Kuptoje se pronari yt, domethanë shefi yt ka marrë fund. A nuk po e sheh se një Shqipëri, me të madh e me të vogël e kanë nda mendjen me ju hjek kso toke?! Po po, bash qeshtu.
Po si mundesh more Qeneral me qenë kaq budallë? Si ka mundësi që njerëzia ka fillue me të urrye, madje ty ma shumë se Shyhretin tand, domethanë zgërfyellin, e ti hala nuk e kupton se ai po të përdorë si qen besnik? Si mundet me ra kaq poshtë një Qeneral si ti, që për pak na u bane edhe President me fjalë të Ismail Kadaresë?