Qeveria që nuk ngjall shpresë, nuk ka shanse për sukses
Kosova tani ka 3 kryeministra.
Njeri formal (Isa Mustafa) dhe dy bashke-kryeminstra faktike (Thaci e Vuciq).
Çdo qeveri ngjalle shpresa te ndonje pjese e qytetareve.
Ne disa raste te ndoj pjese me te madhe e ne disa raste te ndonje pjese me tw vogel, por ngjalle shpresa, por kjo qeveri nuk po i ngjalle shpresa askujt.
Kur u formua blloku LAN, patem feste neper rrugete Prishtines.
Flamujt e LDK, Nismes e AAK u bashkuan dhe simpatizantet e tyre e madje edhe njerezit pa parti festonin, sepse kishte shprese per ndryshim. Natyrisht simpatizantet e PDK-se ishin te zymte, por 70% te qytetareve u gezuan.
Me qeverine aktuale nuk u gezua askush. Simpatizantet e LDK-se jane ba me e vra veten.
Ne princip do te duhej te gezoheshin, por ata po ndjehen me keq se kur LDK ishte opozite.
Simpatizantet e PDK-se sado qe e dijne se Isa Mustafa eshte vetem formalisht kryeminister dhe lideri i tyre Thaci i ka pejte ne dore jane te ngrysur nga fakti qe Thaci nga kryeminister faktik e formal tani me nuk eshte kryeminister formal.
Parakushti qe me pase dobi prej nje qeverie eshte qe ajo fillimisht me ngjalle shpresa.
Kjo qeveri as shpresa nuk po ngjall.
Ajo do te jete kombinim dhe shumefishim i deshtimeve te deritanishme.