“Qeveritarët grekë mund të vriten”
Që në fillmi është kuptuar që Syriza do të përfaqësonte një risi në politikën europiane. Aleksis Tsipras dhe ministri i Ekonomisë, Yanis Varoufakis, janë dy personazhet që përfaqësojnë këtë ris.
Ky i fundit shihet me një sy negativ nga eurokratët, pas deklaratave të ashpra pas ardhjes në pushtet të Syrizas. Sipas tij, Europa është në një krizë morale para së gjithash, pastaj në krizë ekonomike. Ai thotë se Greqia është trajtuar pa dinjitet nga zyrtarët e Trojkës dhe i janë detyruar masa shtrënguese idiote.
Qendrimet e tij natyrisht që nuk i pëlqejnë drejtuesve kryesorë të Trojkës. Por, ish-konsulenti ekonomik i presidentit amerikan, Ronald Regan, Paul Craig Roberts, thotë se këto qendrime mund t’u kushtojnë qeveritarëve grekë. Madje, sipas tij, ata edhe mund të vriten, pasi në këtë mes luhen shumë interesa dhe Greqia nuk mund të tërhiqet nga detyrimet që ka marrë dhe nga mospagimi i borxheve. “Rreziqet janë shumë të larta. Qeveritarët grekë mund të vriten. Ka shumë interesa në lojë, dhe jo vetëm të grupit të bankave që kanë dhënë kredi, të cilat duan t’u kthehet çdo qindarkë. Ka interesa të tjera më të forta: interesat e një qeverie të centralizuar në Bashkimin Europian dhe Bankën Qendrore, që marrin vendime për të gjithë vendet anëtare”, thotë ai në një intervistë për King World News.
“Qeveritarët grekë mund të vriten. Është e mundur. Gjithmonë kam menduar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejonin kurrë që një shtet brenda saj të rebelohej dhe të bëhej e pavarur nga kontrolli i Uashingtonit”, thotë ai, duke hequr një paralele mes Bashkimit Europian dhe Greqisë. Dhe në fund e mbyll: “Qeveritarët grekë mund të pësojnë një aksident…”.
Tema