Qytetari kërkon, por nuk di çfarë do. Politika di çfarë do, por nuk di si e kërkon

Nga Fejzo Subashi – Jetojmë në një vend, ku për afro tredhjet vjet, qytetari, një grup qytetarësh, apo një masë e tërë qytetarësh, pse jo dhe gjithë qytetarët e këtij vendi kërkojnë, por nuk dinë se çfarë duanë. Nga ana tjetër, kemi për afro tredhjet vjet, një klasë politike, që di çfarë kërkon, e di mirë çfarë do të arrijë, por nuk di si ta kërkoj, apo e kërkon në mënyrën më të keqe të mundshme, por më të lehtë për ta arrirë. Ndaj, jo vetëm kemi këtë situatë sot, por jemi katandisur në këtë katrahurë dhe rrumpall, si qytetari, pushtetari dhe shtetari. Gjendemi në mes të katër rrugëve, si qytetari dhe shteti. Japim të gjithë mënd, ide, por as individi, as pushtetet dhe shteti nuk vendosin. Të gjithë veprojmë, por pa e ditur, as njëri, as tjetri se si veprojnë.

Tema dhe problematika kryesore e politikës, mediave, në çdo ambient pavarësisht se ku ndodhemi është protesta e banorëve të zonës së Astirit të unazës së madhe në Tiranë. Kjo protestë në dukje shpreh një konflikt midis këtyre banorëve dhe Qeverisë. Një konflikt që sa po vjen dhe aprovohet, ku sipas gjasave, nuk do të ketë pak humbës, por mbi të gjitha do të ketë një kosto të madhe për vetë banorët, Qeverinë, klasën politike dhe për gjithë Vendin.

Për mendimin tim nuk është thjeshtë një konflikt midis Qeverisë dhe banorëve, por më shumë se kaq dhe nuk ka vetëm këta aktor, por shumë aktor dhe aktorë brenda. Përveç aktorëve dhe faktorëve prezent të këtij konflikti, pa dyshim janë faktor dhe preken nga ky konflikt të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi dhe ata të Tiranës në veçanti. Por më kryesorja është së pasojat dhe risit e këtij konflikti, ashtu si çdo konflikti të këtij lloji deri më sot, bien dhe do vazhdojnë të bien mbi qytetarët e këtij vendi dhe sidomos ata të Tiranës. Po ti bëjmë një analizë këtij konflikti, apo debati me qetësi me kthjelltësi dhe në përputhje me të drejtat dhe detyrimet kushtetuese të qytetarit konstatojmë se; Banorët, të cilët janë pjesë e këtij konflikti, kanë të drejtë. Por edhe Qeveria ka të drejtë. Absolutisht të drejtë kanë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që vijnë edhe për qef, apo për hall në Tiranë. Jo për çudi, por realisht që të gjithë aktorët dhe faktorët të cilët i përmenda më sipër janë fajtor dhe përgjegjës, si për konfliktin, por edhe për faturën financiare dhe koston dhe risitë që do e pasojnë këtë konflikt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kanë të drejtë, pasi janë sot pronar të ligjshëm të pronës së tyre, por janë edhe përgjegjës dhe fajtor pasi janë pronarë të një pronë e cila është ndërtuar në mënyrë të pa ligjshme. Shteti, Qeveria, ka të drejtën se ka detyrimin që t’iu plotësoj kushte, shërbime gjithë taksa paguesve dhe qytetarëve të këtij Vendi. Por ky shtet ka edhe detyrimin që përgjigjët për dëmin që u shkakton këtyre banorëve, për një të veprim të rëndësishëm dhe shumë të nevojshëm dhe të domosdoshëm. Por ky Shtet dhe çdo qeveri e tij, edhe kjo e sotmja ka përgjegjësi të madhe për këtë situatë me të cilën po përballemi, që për fatin ton të keq, nuk do të jetë e fundit. Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kanë të gjithë të drejtën e ligjshme të kenë rrugë, shërbime nga më të mira dhe me sandarte. Por të gjithë janë edhe përgjegjës, me menefregismin e së shkuarës, ndaj shkelësve të ligjit, por mbi të gjitha me mundësin e dhënies klasës politike, sidomos partive dhe koalicioneve fituese të nxjerrë dhe të ndërtojë Qeveri, jo në mënyrë të drejtë, për gjatë gjithë kësaj periudhe “demokracie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot, banorët e kësaj zone, por nesër në dhjetëra zona të tjera, kërkojnë një të drejtë të ligjshmet, e cila është përfituar në mënyrë të pa drejtë, ose më mirë jo në mënyrë të ligjshme.

Nga ana tjetër kemi të bëjmë më realizimin nga Qeveria të një projekti të ligjshëm, të domosdoshëm të nevojshëm, të rëndësishëm, që shkel dëmton një të drejtë të këtyre banorëve.

Banorët kanë të drejtën të dëmshpërblehen nga Qeveria me taksat e shqiptarëve, për pronën e tyre, e cila është ndërtuar me shpenzimet e tyre, por duke qënë të ndërgjegjshëm se nuk ishte e drejt, e ligjshme. Me shumë ndërgjegje dhe bindje, këta banorë që në fillesat e realizimit të kësaj prone, kanë marrë riskun, koston dhe përgjegjësitë e këtij veprimi. Gjithashtu edhe Shteti, të gjitha qeveritë respektive gjatë kësaj kohe, me papërgjegjshmërinë e tyre, me shumë bindje, pse jo shpesh me shumë zell, jo vetëm kanë lejuar krijimin e këtyre pronave, por absolutisht janë edhe të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshme për riskun që mbanë.

Të dyja palët, si banorët dhe Qeveria, kanë të drejtë, kanë përgjegjësi, por absolutisht që duhet të marrin risk dhe kosto.

Problemi më i madhe është se, ata që dëmtohen në mënyrë të pa të drejtë në të dyja rastet, janë qytetarët e ndershëm, të cilët paguajnë taksa, janë të rregullt me Ligjin. Është populli i cili ka afro tredhjet vjet, që vazhdon të paguaj me taksat e tij, jo vetëm faturën e papërgjegjshmërisë, paaftësisë së qeverive, por edhe koston financiare që përfitojnë shumë qytetar, për pronën e tyre të drejtë, që është realizuar në mënyrën të pa drejtë.

Banorët, jo vetëm që nuk duan risk, por duanë fitim maksimal, por nuk e kuptojnë që ky fitim është edhe një dëm për atë dhe për gjithë qytetarët Shqiptar. Banorët  kërkojnë dëmshpërblim maksimal, ose mos prishjen e pronave. Këta kërkojnë të drejtën e tyre, duke shkelur të drejtat e të tjerëve që janë në një masë shumë herë  më të madha, të cilët nuk u krijohet mundësia dhe shërbimi për një jetë më të mirë. Protestat e tyre të ligjshme, natyrisht që sjellin një padrejtësi dhe dëm të madh për një pjesë shumë herë më të madhe të popullsisë.

Po kështu edhe Qeveria, jo vetëm kjo e sotmja, me mosveprimet  në kohë, apo më papërgjegjshmërinë e saj,  bëhet shkelëse e të drejtave dhe detyrimeve të këtyre banorëve, por edhe të gjithë qytetarëve.

Shteti nuk duhet të lejoj, e jo më të krijojë situata të tilla, aq më keq agravimin e situatës.

Shteti duhet të krijojë shpronësime të rregullta, ai ka detyrime të mëdha për qytetarët e tij, si edhe për këta banorë edhe pse kanë pjesën e përgjegjësisë së tyre, jo të vogël,  për këtë situatë. Shteti ka detyrime, sidomos për një të drejtë të barabartë.

Shteti nëpërmjet institucioneve dhe mekanizmave të tij, duhet të kërkojë që zbatimi i ligjit të jetë i njëjtë për secilin qoftë. Shteti ka detyrimin që qytetarëve të vetë t’iu siguroj minimumin jetik dhe jo me veprimet e tij qofshin edhe të drejta të krijojë probleme sociale për qytetarët e tij. Por shteti dhe qeveria e tij, me gjithë përgjegjësin e detyrimin e më sipërm, duhet të jetë flesibël. Ku nëpërmjet institucioneve të tija ligj zbatuese të manovroj për gjetjen dhe realizimin e një procesi sa më të mirë e të drejtë. Shteti nuk duhet të ketë frikë nga kërkesat e tyre ekstreme, por nuk duhet të shmanget nga detyrimi i sigurimit të kushteve të tyre të minimumit jetik. As edhe një banor nuk duhet të hidhet në rrugë, vetëm për papërgjegjshmërinë e tyre. Qeveria nuk duhet të marri as edhe një përgjegjësi luksi, apo të ekzagjeruar të tyre, për papërgjegjshmëri të tyre, aq më keq në kurriz të së drejtësisë së qytetarëve të tjerë të vendit.

Nga njëra anë kemi banorët që kërkojnë maksimumin e përfitimit, kurse nga ana tjetër Shteti nuk i ka mundësitë për të dhënë maksimumin. Në këto kushte duhet të duhet të gjendet një mesatare që kërkojnë kërkuesit dhe mundësive që ka shteti për të ofruar.

Shteti duhet i drejtë, i përgjegjshëm përpara përgjegjësisë së pa përgjegjshmërisë. Qytetari duhet të jetë i vetëdijshëm për papërgjegjshmërinë dhe i drejtë në përfitimin e drejtë të papërgjegjshmërisë. Kërkesa e drejtë e tyre e përfituar në mënyrë të pa drejtë është në dëm të masës së gjerë të qytetarëve, pasi janë ata që e paguajnë këtë faturë, por edhe kosto.

Ndodhur përballë këtij fakti duhet që të gjithë të marrim një risk, një kosto si: protestuesit, edhe Qeveria, edhe qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vendit.

Por nga ana tjetër vendit i duhet një Qeveri, një mazhorancë që të marrë një kosto jo të vogël, një barrë të madhe, për ti dhënë njëherë e mirë fund situatave të tilla. Për këtë duhet një precedent, për të përballuar në vijueshmëri situata të tilla, që vështirë të shmangen. Zgjidhja e kësaj situate  vështirë do ketë risi dhe kosto, por mbi të gjitha do krijojë kushte dhe lehtësira për nesër, si për këtë mazhorancë dhe për gjithë këtë klasë politike. Nëse duhet që ta vendosim situatën në kontroll, nëse vërtet dëshirojmë ti japim fund paligjshmërisë dhe fitimit të drejtës nëpërmjet pa përgjegjshmërisë, ka ardhur koha të që t’i thuhet stop. Më mirë një fund me kosto, me dhimbje, sesa një pafundësi e një situate rrumpalle.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?