Rama e ka të ndaluar të ankohet më

Nga Mentor Kika

PS do të qeverisë me një shumicë historike. Vec mandateve të veta, pas “çames” se Dibrës, edhe mandate te tjera pritet ti bashkohen pushtetit, nga kandidatë që i përdorën partitë e vogla thjeshtë për të kandiduar, si Doshi i PSD-së, p.sh. PS ka arsye të festojë, sepse kishte bërë një organizim perfekt të fushatës.
Rama tani ka gjithëcka kërkoi. Shqiptarët nuk e votuan PS-në sepse ofroi një program ekonomik ambicioz, por e votuan duke i besuar Ramës personalisht. Pasi edhe fushta ishte gati personale.

Tashmë mazhoranca ska pse të ankohet se po e pengojnë për të bërë punë të mira, në shërbim të vendit dhe shoqërisë. Nuk do ta pengojë askush të luftojë korrupsionin në qeverisje. Dhe të shkarkosh zyrtarët e korruptuar nuk është i domodoshëm vetting i drejtësisë. Askush nuk do ta pengojë edhe për të luftuar kanabisin, për të reformuar sistemin zgjedhor, etj etj.
Rama ka një votëbesim historik, por nëse e shpërdoron, edhe përgjegjësia do të jetë historike.

SHKARKO APP