Rama e Thaçi “Qytetar Nderi” të Ulqinit

 

Nën motivacionin për rolin e tyre historik në promovimin e paqes dhe dialogut mes popujve të Ballkanit, Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministri kosovar Hashim Thaçi janë nderuar në Ulqin me titullin “Qytetar Nderi”.

Në fjalën e tij pas marrjes së këtij vlerësimi, kryeministri shqiptar Rama shprehu bindjen se shqiptarët do të jenë bashkë, pjesë e familjes europiane, pasi janë gati që të shkuarën ta kthejnë në mësim për të ardhmen.

Edi Rama: “Kënaqësi krejt e posaçme prej nderit të madh që ju më bëni me këtë titull. Çmoj pranine e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni që bashkon ne si shqiptarë e malazezë në një moment festiv por edhe reflektimi për rrugen e përbashkët. Në këtë rrugë Ulqini është një pikë përbashkimi mes shqiptareve dhe malazezeve. Do ecim drejt bashkimit kombëtar, të bashkimit të të gjithe shqiptarëve në familjen europiane. Jemi të gatshëm ta kthejmë të shkuarën në mësim të madh për të ardhmen”.

Edhe zv.kryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i punëve të jashtme Hashim Thaci e vlerësoi këtë titull ndërsa u shpreh se Kosova e mirëpret anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe BE.

Hashim Thaçi: “Mezi presim që Mali i Zi të hyjë në NATO e BE sepse do ketë një mbështetje më shumë. Bashkëpunimi me Malin e Zi shumë i mirë”.

Përpara ceremonisë kryeministri, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda, u takua edhe me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic në zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka. Në rrugët e Ulqinit, kreu i qeverisë shqiptare u prit me përshëndetje dhe duartrokitje nga shqiptarë të shumtë.

SHKARKO APP