Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 10:59 Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania” UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të drejtojnë sfidën mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League, më 12 nëntor, në orën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama mban Saliun, sepse këtë nuk e do populli!

Forum E mërkurë, 4 Dhjetor 2024 19:19
Rama mban Saliun, sepse këtë nuk e do populli!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Spartak Ngjela

Vjen një kohë kur secili e di se nuk bën dot gjë, ku gjithkush e ndien dhe një pakicë e kupton që jeta ka hyrë dhe po ecën në një vijë absurde, dhe shoqëria hesht.
Në këtë gjendje jemi edhe ne shqiptarët sot. Por mos mendoni se është faji ynë! Historia na ka goditur, sepse konfliktet tona të brendshme nuk na kanë lënë që ta krijonim veten realisht. Një shoqëri që nuk e ka rikrijuar veten realisht, sundohet jo nga idetë, por nga absurditeti. Po absurditeti çfarë është si koncept?

Absurdeliteti është një ide që nuk mund të aplikohet, është shpesh një idiotësi e shprehur ne fjale që shpesh ka hutuar shoqëritë. Duhet të theksojmë se mendimi i drejtë dhe i suksesshëm nuk është gjithmonë një gjë e lehtë, dhe vështirësinë e sjell ngaherë absurditeti. Kjo është arsyeja që filozofët modernë të Shekullit të Njëzet thanë që jeta është absurde. Kjo nuk rezultoi e vërtetë, se jeta është ekzistencë, kurse mendimi mund të jetë absurd, dhe ti ecën sipas atij mendimi, i cili të çon drejt absurditetit dhe dështimit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po koha jonë në Shqipëri, pse është absurde? Sepse sot shqiptarët nuk po drejtohen nga idetë, por nga pasioni politik. Po pasioni politik, çfarë është? Pasioni politik është ose pasioni i individit për pushtet, ose pasioni i individëve për të mbështetur një pushtet të caktuar politik, sepse te ky pushtet ata shohin ose një interes personal, ose një interes të përgjithshëm që ata e besojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithsesi, që të shpëtosh nga absurditeti nuk është gjë e lehtë. Pse, a nuk ishte komunizmi një doktrinë absurde që e besuan të gjithë? Sigurisht që e atillë ishte, sepse si doktrinë komunizmi ishte i parealizueshëm: ishte i bukur, por absurd. Pse ishte absurde doktrina komuniste? Sepse ajo, ne emër të barazisë njerëzore, e lejonte paranë si mjet shkëmbimi, por jo si mjet pasurimi. Atëhere, në kohën e parasë, ajo doktrinë mendoi të godiste forcën e parasë, por, në fakt, goditi zhvillimin dhe vetë organizimin shoqëror.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

Para 4 orësh
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Para 16 orësh
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Domethënë, pikërisht për këtë, kuptohet se ajo ishte një doktrinë absurde. Shumë qartë jemi deri këtu. Por, ku qëndron absurditeti i kohës së sotme në Shqipëri?
Absurditeti i kohës së sotme në Shqipëri qëndron te fakti që ne si shoqëri ende nuk e shohim politikën si një doktrinë që do të sjellë zjvillim, por e shohim politikisht si interes individual. Dhe këtu merr fund gjithçka, sepse, pikërisht për këtë kemi rënë në moszhvillim dhe paqartësi për të kuptuar pyetjen: Ne, sot në Shqipëri, po drejtohemi drejt apo gabim nga politikat drejtuese ose sunduese në Shqipëri?

Dhe ja, pikërisht këtu ndalon gjithçka, dhe prandaj na duhet të themi se ne jemi një shoqëri e paaftë, që kemi rënë në një qerthull absurd. Por si mund të dalim nga ky lloj qerthulli absurd? Nuk di çfarë të them, por për një gjë jam i sigurt: absurditeti nuk rrëzohet dhe nuk largohet me absurditet nga një shoqëri që sundohet prej tij , por vetëm me ide realiste që krijojnë zhvillim. Por, a do të na vijë ne shqiptarëve kjo kohë? Shenjat janë se do të na vijë, por kushti është ky:

Aleanca e madhe që shqiptarët kanë tani me Perëndimin, mund të na i sjellë edhe ne largimin e absurditetit nga politika shqiprare. Por nuk duhet të harrojmë se, kur një shoqëri drejtohet nga polotika absurde të individëve të cilët jashtë vetes së tyre nuk njohin asnjë forcë tjetër, goditja e absurditeti në drejtimin politik është shumë e vështirë. Po pse është e vështirë, a mund ta shpjegojmë këtë? Është e vështirë sepse në një kohë demokratike, ne shqiptarët me zgjedhje të lira, po kalojmë, nga absurditeti S në absurditetin D.

Nuk e shihni ju tanimë që Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë? Dhe, a nuk e shihni që Rama e mban Saliun, sepse këtë nuk e do populli? Pse, a nuk jemi këtu në një absurditet të kulluar që nuk ka lidhje me zhvillimin shoqëror? Pse, a nuk jemi këtu thjesht e plotësisht në absurdutetin tetëdhjetëvjeçar që ka sunduar shqiptatët dhe ka drejtuar Shqipërinë?

Etiketat e lidhura

Berisharama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”
Para 23 minutash

Gjyqtar portugez për Shqipëri-Finlandë, Joao Pinheiro vendos drejtësi në “Air Albania”

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur
Para 23 minutash

Aksident i rëndë në Gramsh, përplasen dy automjete, ka të plagosur

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar
Para 27 minutash

Nafta bie me shpresën për fundin e luftës në Iran, Brent humbi 16% javën e kaluar

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tiranës?
Para 40 minutash

PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën. A do ta shpallë Rama kandidatin për kreun e bashkisë së Tira...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 19 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 16 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 17 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 12 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.