Rama sot dënoi mësuesit me peshën e dështimit të tij

Nga Patrik Sadikaj –
Paska dalë ky që arsimin e di një zhgarravinë si ato me të cilat mbush ditën e tij boshe dhe u thotë mësuesve që ta bëjnë natën ditë.

Po si ta bëjnë natën ditë more ditëzi kur ata të shkretët do shkojnë të japin mësim në shkolla me kushte skandaloze, me banjo që skanë ujë për të larë duart dhe me armikun tënd të padukshëm që iu mban mitralozin tek koka?

A e di ky gjithollogu i paarsimuar se çfarë pune bën një mësues gjithë ditën në kohë normale??

Imagjino tani që duhet të bëjë edhe mësuesin, edhe edukatorin, edhe pastruesin, edhe dizinfektuesin, dhe me porosi të lartmadhnisë edhe ta bëjnë natën ditë!

Pse more zoti kryeministër nuk i plotëson shkollat me mësues të tjerë që të përballojnë shkollën me 4 turne. Nuk ka lek? Po normal që nuk ka sepse bëhen tendera e PPP gjithë ditën. Bëje dhe një PPP për mësuesit që të mos punojnë mësuesit tanë nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa natën të bëjnë ditë për ty.

A e di ky që në shkollë ka shkuar për të kaluar kohën që në pandemi mësuesit u torturuan në nëpër kompjutera dhe telefona për të dhënë mësim në kushte skandaloze, a thua këta ishin kavie e jo nëna e baballarë të fëmijëve që detyroheshin të rrinin mbyllur në dhoma që të mos i prishnin kuadrin fasadës së mësimit online.

Mësuesit për këtë katrahurë që ka bërë Rama dhe ministrja e tij kukull duhet të mbajën përgjegjësi për një vit shkollor që nis pa asnjë plan??

Kjo është kriminale. Mësuesit e shkretë nuk kanë gojë të flasin se i heqin nga puna, por ata sot janë viktima të një krimi shtetëror dhe për këtë do paguhen vetëm 1 mijë lek më shumë.

Po fëmijët tanë që do shkojnë të bëjnë sikur do shkojnë në shkollë me orë 30 minutshe, nën presionin psikologjik të armikut të padukshëm që rri me mitraloz te koka çfarë faji kanë që të paguajnë paaftësinë tuaj more gjithollog që flet vet por nuk dëgjon askënd?!

Po këtë drejtorë mjeranë që dëgjojnë dhe tundin kokat pse nuk flasin?

Pse nuk i thonë kryemësuesit të tyre që nuk kanë si të bëjnë mësim në këto kushte?!
Nuk kanë gojë të gjorët se janë aty në punë nga partia e jo nga aftësia.

Po të ishin me meritë në ato karrige do ngriheshin dhe do ia thonin në sy të vërtetat Ramës, ose të paktën të iknin e mos ta dëgjonin maskaradën.

Sot mësuesit u dënuan në mënyrë kolektive.

Edi Rama u ngarkoi sot të gjithë përgjegjësinë e dështimit të tij me menaxhimin e arsimit në këtë situatë.

Ai sot veç kësaj na i dënoi fëmijët tanë edhe me një vit tjetër injorance pasi në kushtet që do të bëhet mësim me 14 shtator, vetëm dije që nuk marrin.

SHKARKO APP