“Rama tani i ka hesapet me popullin”

Analisti Shpëtim Nazarko në një intervistë për News24 duke komentuar zhvillimet brenda PD-së dhe zgjedhjet për kryetarin e ri, u shpreh se rivali i Bashës, Eduard Selami, duket më i qartë në atë çfarë ofron duke u ndikuar nga fryma amerikane që ka mësuar.

Sipas tij, Basha është një kryetar de facto tashmë pasi grupin e ri parlamenta e ka zgjehdur vet. Moszgjedhja e Bashës në krye të PD-së do të krijojë një përçarje të re, pasi ata do të mbështesin Bashën.

Kështu Selami e ka më të vështirë, ndaj Basha e ka më të sigurt fitoren. Sa i takon figurës s ëish-kryeministrit Sali Berisha, Nazarko u shpreh se ai duhet të nënshtrohet grupit të ri parlamentar ose të pajtohet me ndarjen e PD-së.

PD që nga viti 2009 ka filluar të bie, në favor të LSI. Kur bënë aleancën, LSI u rrit dhe ra PD. Edhe kur LSI bëri alenacë më PS, ai mori sërish votat e PD.

Ky është një problem por që PD nuk e ka vënë në evidencë. Duket se Berisha ka humbur reflekset taktike, pasi kjo rrjedhje në vota do ti kushtojë shumë PD-së.

Duke folur për qeverinë Rama 2, analisti Nazarko shtoi se ai shpesh herë ka kritikuar filozofinë e PS për ministrat. Sipas tij, Bujqësia, është sektori më i fortë, ndaj nuk duhet dhënë partive të vogla. Po kështu edhe Transporti dhe Arsimi. Këto tre pika, Rama duhet të vendosë kapacitete e tij.

Ai tha se pozicioni tranzit i Shqipërisë dhe ndërtimi i koridorit të tretë është shumë i rëndësishëm. Pra transporti dhe pikë së pari bujqësia, duhet sipas tij të bëjë më shumë qeveria e re.

SHKARKO APP