Rama – Vuçiç në syrin e një gazetari serb që mendon ndryshe

Janë të ndryshme mënyrat në të cilat është trajtuar tema mes tabloidëve me tirazh të lartë deri tek gazetat serioze, por tonet anti-shqiptare janë kudo të dukshme dhe të forta. Të rralla janë tentativat për analiza për marrëdhëniet e komplikuara mes dy vendeve, ndërsa kanë dominuar steriotipet mes “ne” të moderuarve dhe “atyre” ekstremistëve, gjithmonë të gatshëm për të provokuar.  

“Rama pështyu mbi serbët në qendër të Beogradit”, “Edi Rama shqiptari i paturp” “Katër provokimet e Ramës në qendër të Serbisë”, “Rama, kjo nuk është Tirana” këto janë tiyukt kryesorë të gazetave tabloid si: “Kurir”, “Informer”, “Blic” dhe “Alo” që së bashku kanë pjesën më të madhe të lexuesve serbë. Dy gazetat ultrancionaliste dhe tradicionale që nuk janë tabloid si: “Večernje novosti” dhe “Politika”, kishin tituj “Rama erdhi për të provokuar” dhe “Provokimi i ri i shqiptarëve”. Në të njëjtin numër “Politika” gjithsesi ka ofruar edhe një analizë serioze të ngjarjes. 

E vetmja gazetë që ka informuar në faqe të parë për incidentin dhe pa hyrë në detaje ekstremiste ishte e përditshmja “Danas” që ka një tirazh më të ulët dhe që mban një pozicion liberal me titullin “Rama: Pavarësia e Kosovës, një realitet – Vučić: Kosova dhe Metohija sipas Kushtetutës janë të Serbisë.

Diferenca e sjelljes mes këtyre gazetave dhe atyre të subvencionuara është e qartë. Ndërsa “Danas” vë në plan të parë informacionin, që ndezi incidentin diplomatik, gazetat e tjera sugjerojnë me anë të titujve se kryeministri shqiptar është “një provokues”.

Tabloidët kanë bërë gjithçka për të pasuruar shkrimet me detaje pikante nga jeta private e Ramës dhe nga vizita në fjalë. Janë publikuar edhe foto në plazh privat nudistësh, u shkruajt se Rama veshi këpucë për tu dukur më i gjatë se Vučić (të dy kryeministrat janë burra të gjatë). Një nga tabloidët për ta bërë edhe më të fortë provokimin shkruan se Vučić është detyruar të presë 27 sekonda që Rama të zbresë nga makina për tu takuar.

FUSHATA

Ky tip i sjelljes në informimin e vizitës shumë të rëndësishme të kryeministrit shqiptar në Serbi është pasojë e paaftësisë së përfaqësueseve të qeverisë që të sqarojnë në mënyrë të përgjegjshme opinionin publik për problemet që mbizotërojnë në rajon për shkak të Kosovës. Fakti që në mediat serbe dominon fushata anti-shqiptare dhe që dënon deklaratat e Ramës pa përpjekje serioze për të analizuar në mënyrë të thellë marrëdhëniet mes dy vendeve është konfirmimi i disatë për ndërhyrjen e strukturave të qeverisë në mediat serbe. 

Serbia, zyrtarisht nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por e di shumë mirë se Shqipëria është mbrojtësja e kësaj pavarësie në rajon. Kryeministri Aleksandar Vučić priste që Rama të ishte i kuptueshëm për pozicionin serb dhe nuk do ta përmendte Kosovën, por nuk kjo ndodhi.  Ai reagoi menjëherë dhe me emocionalitet. Politikanët e tjerë serbë, me deklaratat në media nuk bënë më shuam sesa të ndiqnin tonin e kryeministrit, duke lënë përmbajtjen e vizitës historike në plan të dytë.

Mediat serbe, qartësisht ndoqën sjelljen e Vučić si një sinjal të një fushate të qartë mediatike, gjë që tabloidët e bënë me kënaqësi duke rritur fitimet për shkak të shtimit të shitjeve. Sigurisht që pati tentativa, në media elektronike dhe të shtruara për ta analizuar seriozisht vizitën, simbolikën e saj dhe pasojat e saj, por këto media të shtypura ose elektronike mbeten në minorancë. Vendi ku u manifestuan në mënyrë të lirë dhe të qartë pozicionet e ndryshme ishin rrjetet sociale dhe në veçanti Twitter.

Me një lexim të shpejtë të gazetave të publikuara të nesërmen e vizitës është mjaftueshëm për të kuptuar se si nuk ka asnjë dallim mes politikave redaksionale dhe interesave individuale të botuesve, të politikanëve dhe qendrave të pushtetit. Ndryshe nuk ka si shpjegohet reflektimet e munguara mbi raportet e Serbisë dhe Shqipërisë, për interesat që i lidhin dhe i ndajnë, dhe për motivet që e çuan Ramën në konferencën për shtyp dhe pikërisht në krah të kryeministrit serb të prekë çështjen e Kosovës.  

POLITIKA 

Sigurisht, Rama mund të ishte prapsur mbi Kosovën dhe të kontribuonte një dialogu më konstruktiv, por ka mundësi që ai mendoi se një deklaratë e tillë nuk do të ishte goditur kaq shumë tek publiku shqiptar dhe kosovar, në veçanti tek pjesa nacionaliste dhe ultranacionaliste që u bëri qejfin me një mesazh të qartë mbështetjeje bashkëpatriotëve kosovarë. E dinte gjithashtu, se pjesa serbe do të mbetej e pakënaqur dhe Vučić do të reagonte. Ishte motivi përse ai e dëgjoi replikën e Vučić pa bezdi dhe nervozizëm dhe duke kërkuar që të qëndronte i përqendruar tek e ardhmja e marrëdhënieve te dy vendeve

Vučić qartësisht mund të reagonte në një mënyrë tjetër, me më shumë takt diplomatik dhe më pak emotiv. Por, ai gjendet në një pozicion më të vështirë se Rama dhe duhet të bëjë mirë llogaritë me publikun sidomos me atë nacionalist dhe ultranacionalist. E di mirë që rreziku politik i vjen edhe nga vetë Partia Radikale Serbe që nuk mund ta pranonte me qetësi diplomatike që kryeministri shqiptar “në qendër të Beogradit” mbështet pavarësinë e Kosovës.

Kombinimi në këtë mënyrë i sjelljes së burrave të qeverisë, të pamundur të përballojnë në një mënyrë të përgjegjshme çështjen e madhe të Kosovës duke e dërguar atë tek mediat do ta dërgojë të gjithë çështjen e Kosovës një hap prapa.  Serbia, pas vizitës së Ramës po i afrohet periudhës kur nuk pranonte të kontaktonte me qeverinë kosovare dhe duke i konsideruar afrimet e qeverive të tjera si “lëvizje armike” duke tërhequr ambasadorët.

Edhe pse shumica e vendeve të BE e pranojnë se Rama në Beograd u soll në mënyrë provokative, nuk mund të pranojnë mënyrën se si u përgjigj pala serbe. Sepse u demonstrua që mjafton vetëm një frazë, që atmosfera në Serbi të kthehet në periudhat fillestare të negociatave me Kosovën. Në të njëjtën kohë mediat u impenjuan si mjet për të shpërndarë intolerancën dhe jo si një mjet për të informuar me shpejtësi në mënyrë objektive dhe korrekte opinionin publik dhe për tu kthyer në platformë për të nxjerrë në pah pozicionet kritike.

Dragan Janjić, themelues i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë.  Nga 2006-2008 zv.ministër i Kulturës në Qeverinë e Serbisë. Aktualisht zv.kryeredaktor i gazetës së përditshme “Politika”.

“Përktheu Lapsi.al”

SHKARKO APP