Raporti i inteligjencës amerikane për Edi Ramën

 

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkimin me Kosovën, Statfor, agjencia e njohur amerikane e inteligjencës ka përgatitur një raport të detajuar.

Që në fillim të raportit theksohet se “Fërkimet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë, por pretendimet e Shqipërisë mbi Kosovën do mbeten vetëm retorikë dhe nuk ka gjasa për një përshkallëzim serioz”.

“Por pavarësisht tensioneve të përhershme, kufijtë e Ballkanit Perëndimor nuk ka gjasa që të ndryshojnë në një kohë të afërt. Për shumicën e shqiptarëve, ideja e Shqipërisë së Madhe ka kuptim simbolik. Shumica e qeverive shqiptare kanë përdorur idenë e Shqipërisë së Madhe për arsye politike, por pak veprime konkrete kanë rezultuar nga kjo retorikë”.

“Më e rëndësishme, aleatët kryesorë të Tiranës kundërshtojnë çdo pretendim territorial.

Rasti i Serbisë është i ngjashëm. Për arsye politike, Beogradi nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Por qeveria e di që nuk do e rimarrë këtë territor në një kohë të afërt,” thuhet në raport.

Statfor megjithatë sheh disa probleme të mundshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Megjithatë, marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën mund të gjenerojnë probleme në të ardhmen. Edhe pse Shqipëria njihet për destabilitetin politik, nuk ka tensione etnike. Por situata e lëkundshme në Kosovë përbën rrezik për Shqipërinë për disa arsye. Së pari, konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë mund të krijojë çarje mes Tiranës dhe të tjerëve aktorëve rajonalë, veçanërisht me Serbinë. Së dyti, varfëria në Kosovë do të detyrojë Shqipërinë të thithë një numër kosovarësh të papunë për një kohë të gjatë. Sipas Bankës Botërore, mbi 14 përqind e shqiptarëve jetojnë në varfëri, duke krijuar kushte potenciale për trazira sociale”.

Por pse e përdor Edi Rama këtë kartë?

“Qeveria shqiptare po e përdor idenë e bashkimit me Kosovën si presion ndaj BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.

Megjithatë Serbia dhe Shqipëria nuk duket se do anëtarësohen brenda kësaj dekade.

Popullariteti i përgjithshëm i anëtarësimit në BE brenda shqiptarëve shpjegon se pse Tirana po i bën presion unionit. Megjithatë negociatat e Shqipërisë me Brukselin do zvarriten përgjatë shumë viteve dhe mungesa e përparimit mund të rrezikojë këtë ekuilibër dhe mund të çojë në paqendrueshmëri rajonale,” thuhet në raport.

SHKARKO APP