Rasti Didi, standard jo model
Nga Irfan Rama
Dëgjova, pashë e memorova një thënie ndër të tjera të ministrit të brendshëm të Shqipërisë në lidhje me dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit zotit Artan Didi në lidhje me skandalin më të ri të kërkesës së Interpolit të Belgjikës për arrestim apo stopim të deputetit verior Frroku për një ndodhi të vitit 1999 (!) – pas 16 vjetësh belgët insitojnë të japësh llogari kurse në Shqipëri krimi, vjedhja, korrupsioni, vrasja kanë “afat” propogandistik tre ose më shumë ditë të një jave apo muaji – pra të një vrasjeje të ndodhur në shtetin belg që siç shprehen mediat, ai veriori ka gisht ose nëngisht për ngjarjen në fjalë. Zoti Tahiri u shpreh se dorëheqja e Didit është një model i qeverisje sonë… Varësisht nga kjo deklaratë unë do të pohoja se puna e Didit dhe e zotit Tahiri në mjaft aspekte e ngjarje ka qenë shumë e mirë sidomos në çmitizimin e Lazaratit dhe këndeve e anëve të Shqipërisë për ndalimin e mbjelljes, përpunimin, standartizimin e nxjerrjes jashtë të drogës, Canabis sativa nga qeveritë shumëvjeçare. Kapjen e një pjese të grupeve kriminale së dorës së 4,3,2, disa vrasësve me pagesë, hajdutëve ordinerë nëpër shtëpi, një pjesë të ndërtuesve pa leje apo disa vjedhësve të mesëm apo të mëdhenj të energjisë- sepse presidentit, kryetarit të parlamentit apo kryeministrit nuk i shkon mendja për të mos paguar energjinë e deputetëve ndoshta po, po-apo disa tritolistëve që mund të shquhen si p.sh të atyre fisnorëve që i blatuan tritol babait të vetë Ministrit të Brendshëm që ishte një skandal i goditjes së një individi njerëzor e shtetist të shtetit. Që me sa shoh e dëgjoj – se nuk e kuptoj – duhen vite e vite për të formësuar konceptin minimal apo të mesëm të një shteti modern apo modeli shtet që ëndërrojmë t’i bashkëngjitemi: Shteteve perendimore europiane apo Amerikës.
Pse fenomeni Didi është një standard?…
Ose më mirë pse rasti Didi është një standard? Pavarësisht nga nëntitulli im dua të mendoj se rasti është një diçka e shkëputur dhe nuk përbën fenomen. Nuk përbën fenomen sepse domosdoshmëria e çan rrugën nëpërmjet rastësisë dhe shumatorja e rastësive të shpeshta kthehet në një fenomen që e çon përpara gjithçka në këtë jetë të shumëanëshme në këtë vend të tokës ku jetojmë në hapësirën e pamatë galaktikore. Dorëheqja e titullarit të policisë është një standard që sidoqoftë është një rast i bukur në radhën apo në renditjet e rralla të dorëheqjeve pavarësisht nëse ato janë vërtet jo të ndikuara, të dorëheqjeve vërtet të ndërgjegjshme të ndershme dhe tërësisht të pastra. Sepse dorëheqja në Shqipëri nuk është një kult hyjnor i ndërgjegjësime së lartë, një kult apo kumt që shoqërohet me pendesa të konceptit kullues apo gjysëm kullues të pranimit të fajësisë në atpikën e saj të kullesës. Dorëheqjet në Shqipërimi janë krijesa të rralla të pingpongësisë së politikës shqiptare të luajtur keqas e tepër keqas në dobi të popullit të vet që tërbohet nëpër televizione, radio, rrugë, lokale shtëpi e kudo duke bërtitur e duke i etiketuar politikanët tanë mynxyra, maskarenj, të papërgjegjshëm saqë një moderator i njohur i një televizioni me shumë impakt njerëzor u detyrua disa herë me bonsens, që ato, partnerët njerëz të mirë të ulnin tonet e nervozizmit me atë të folurin e buzëqeshjen e tij karakteristike fisnore. “Vaj vatani, vaj mileti” seç më erdhi ndërmend në ato momente klithëse të njerzve mëngjezor. Madje nuk mund të quhet as standard i plotë sepse vetë standardi në një kuptim të tij pra edhe për atë koncept të së vërtetës që po trajtojmë do të thotë nivel, shkallë, lartësi. E sërish e rimarr standardin si një tërësi elementësh që e përbëjnë atë për rastin Didi ku futen pse-të: Pse Didi nuk lajmëroi ministrin ose zv/ministrin e linjës së tij pas imejlit të drejtorit të Interpolit? Pse ai nuk lajmëroi zv/kryeministrin? Pse jo kryeministrin? Pse jo ambasadoren belge apo Lu-në e Amerikës kur ato dihen që ia përcjellin shteteve të tyre? E nëse i ke lajmëruar e disa prej tyre bie fjala të thanë mbyll gojën me trysni apo me “luajalitet” pse nuk e dhatë dorëheqjen? Buka e gojës? Pse, pse, pse, psetë… janë të shumta dhe ato janë janë, shkalla, lartësia, niveli i një standardi. Sepse standardin në kuptimin e mirëfilltë shkencor nuk ta njohin treçerekët e qeveritarëve, treçerek e më shumë të deputetëve apo të digastereve. Sepse nuk po hullem “down”…
…. Dmth-në model jo që jo!
Standardi përfut ashtu “së koti” edhe termin kriter. Pra standardi na paska një tërësi grimcash e jo më ta quajmë model apo një përlloj modeli të qeverisjes. Vetë modelet e qeverisjes së shumë vendeve të zhvilluara kanë në vetvete një panumërsi standardesh në të gjitha fushat që përbëjnë shumë modele brenda modelit të madh. Të gjitha qeveritë e vendeve të zhvilluara kanë një kod etike që nuk e kishin më parë qeveritë shqiptare dhe u desh që kryeministri i Shqipërisë të bëjë kodin etik të qeverisë së re. Dakord qeveria e kaluar, apo edhe të përparshmet nuk kishin kod etike por tashmë që qeveria e ka duhet ta zbatojë se në disa raste korrupsioni digasterial po përflitet thatë, cung. Disa nga standardet e modelit të qeverisjes së gjigantit aziatik Singaporit, Lee që u varros me vaj të qarash nga singaporianët ishin ato të etikës si ndershmëria, pastërtia dhe transparenca. Dhe prapëseprapë shtypi botëror në konceptin e të drejtave të njeriut e kritikon për shekullin e 21-të. Në Gjermani dha dorëheqjen një personalitet i lartë për plagjiaturë masteri, apo në Portugali ministri i transportit jo shumë kohë më parë dha dorëheqjen vetëm se u shemb vetiu një urë e vjetër dhe shkaktoi disa viktima nga një autobus që po kalonte aty! Në Shqipëri standardet mungojnë në shumë fusha që nuk po i përmend në këtë shkrim. Sidoqoftë mua më pëlqej dorëheqja e tij pavarësisht se është një rast që përcjell dyshim për lart dhe poshtë….