RD nxjerr dokumentat. Kokëdhima mori mbi 150 herë para shtetërore kur ishte deputet

 

Gazeta e partisë demokratike ka nxjerrë sot dokumenta ku pretendohet se deputeti Koço Kokëdhima ka fituar në kundërshtim me ligjin fonde publike gjatë kohës që ai ishte deputet. Gazeta gjithashtu i rreferohet pohimeve të avokatit të deputetit Artan Hajdari: “Avokati i Kokëdhimës nuk ka mohuar faktin se pasi mori mandatin e deputetit, Kokëdhima ishte ortak i vetëm i kompanisë “Abissnet” duke zotëruar 100% të aksioneve” shkruan RD. Nga data 2 gusht 2013 deri më datën 7 shkurt 2014, kompania “Abissnet” me 100% aksioner të vetëm deputetin Koço Kokëdhima, pra për 7 muaj kompania ka marrë para nga pasauria publike. “Gjatë debateve, deputeti demokrat Eduard Halimi pyeti avokatin e Kokëdhimës, nëse gjatë kohës që disa institucione publike kanë derdhur paratë në llogarinë e kompanisë për shërbimin e marrë, periudhë që ka të bëjë me muajin dhjetor të 2013, kohë kur Kokëdhima kishte disa muaj që kishte marrë mandatin e deputetit, a ishte Kokëdhima aksioner 100% i kompanisë. “Kjo është pasqyra e parave që kanë kaluar nga Thesari i Shtetit me përfitues ‘Abissnet’, është e datës 31.12.2013 në këtë datë, kanë kaluar para nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut me përfitues ‘Abissnet’, ka qenë deputeti Koço Kokëdhima 100% aksioner i shoqërisë apo jo?”. Kësaj pyetjeje të deputetit Halimi, avokati i Kokëdhimës nuk hezitoi t’i përgjigjej duke bërë pohimin e radhës: “Po ka qenë” shkruhet në gazetë. Por demokratët pretendojnë se skandali ku është i përfshirë deputeti Kokëdhima, bëhet edhe më i thellë kur avokati i tij pranoi se Kokëdhima në muajin shkurt i shiti aksionet e kompanisë “Abissnet” tek “2K Group”, kompani që është ndërkohë në pronësi të po Kokëdhimës. Pra, në këtë rast, avokati i Kokëdhimës pranoi publikisht se Kokëdhima, aksionet e kompanisë “Abissnet” ia shiti vetes së tij. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës. “Deputeti është në konflikt interesi kur ai është drejtues i organeve drejtuese të shoqërisë tregtare në momentin që është deputet. Dhe ne jemi të mendimit që organi kryesor drejtues vendimmarrës i shoqërisë tregtare është Asambleja e Ortakëve dhe Asambleja e Ortakëve sidomos në kushtet kur personi konkret është 100% zotërues i aksioneve është tërësisht vendimmarrës në këtë pozicion që ka. Në këto kushte, kur është edhe i vetmi ortak i shoqërisë, shoqëria e cila drejtohet nga asambleja e drejtuesve. Në këto kushte Kokëdhima që është edhe deputet edhe organ drejtues i shoqërisë aksionere është në konflikt interesi”, tha deputeti demokrat Ristani. Deri më tanio deputeti i sarandës është mbrojtur me faktin se ai i ka fituar tenerat gjatë kohës kur nuk ishte anëtar i kuvendit dhe këto para janë derdhur si rrezultat i marëveshjeve të nënshkruara më parë.

SHKARKO APP