Reagon Alba Malltezi për sulmin e Shkullakut dhe Bushatit ndaj Bollinos

I menjëhershëm ka qenë reagimi në facebook i Alba Malltezit, duke atakuar dy kolegë gazetarë, Armand Shkullakun e Andi Bushatin. “AAA kërkohen shumë andibushatëra e armandshkullakëra të mbrojnë Berishën. Dihet… që nga koha e largimit të gazetarit Mero Baze nga klani i Sali Berishës, ish kryeministrit i ka mbetur Fahri Balliu… Vullnetarë për të zëvendësuar gazetarin Baze ka kohë që kanë dalë Andi Bushati dhe Armand Shkullaku Po lodhen shumë për të bërë punën që bënin dikur mediat pranë Berishës me shpifje e ofendime… Stili “gazetaresk” është i njëjtë… Por nuk jam ende e qartë a bëjnë dy Andi Bushati e Armand Shkullaku një Mero Baze? Unë them se jo… nuk e arrijnë as në stil të shkruari, as në share e as në klikime” shkruan Alba Malltezi, njëkohësisht bashkëshorte e Carlo Bollinos.

Ndërkohë, pavarësisht editorialeve a qëndrimeve të ndryshme, një gjë duhet thënë qartë: komentet që shoqërojnë shkrimet në të dy kampet, janë jo-etike, të neveritshme dhe pa vlerë për t’u lexuar mirë. “Sherri mediatik” mund të vazhdojë në gjuhë profesionale, pa cënuar askënd, për më tepër, familjarët e gjithsecilit. Pritet kundereagimi i Andi Bushatit apo Armand Shkullakut per pergjigjen e Malltezit.

SHKARKO APP