Reagon Ambasada Ruse në Tiranë për artikullin ““Dy shigjeta energjetike ruse drejt BE”

 
 
Koment i Ambasadës së Rusisë në Tiranë në lidhje me artikullin 
e z. Petrit Haliti “Dy shigjeta energjetike ruse drejt BE” të publikuar 
në GSH më 22 qershor 2015
 
Jemi mirënjohës për vëmendjen që i kushtohet politikës ruse nga Gazeta Shqiptare dhe analisti i saj Petrit Haliti. Nga ana tjetër, jemi të habitur nga cektësia e qëndrimeve ndaj problematikës në fjalë, nga arsyetime të kufizuara dhe të diktuara nga klishetë e vjetra antiruse, si dhe nga mungesa e dëshirës për të parë çështjen në mënyrë objektive.
Sipas z. Haliti, projektet e ndërtimit të gazsjellësve “North Stream 2” dhe “Turkish Stream”, të përcaktuara në dokumente të nënshkruara në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (18-19 qershor 2015), e kërcënojnë Evropën me rritjen e varësisë së saj nga gazi rus. Fatkeqësisht, barazimi “gaz rus = kërcënim” përdoret shumë shpesh në mënyrë të pajustifikueshme si në mediat botërore, ashtu edhe në ato shqiptare. Por ku qëndron ky kërcënim i  furnizimeve me gazin rus? Mos vallë qëndron tek rreziku i ndërprerjes së këtyre furnizimeve? Ata që mendojnë ashtu le të japin të paktën një shembull të moszbatimit nga ana e Rusisë të obligimeve të saj në fushën e furnizimeve me gaz. Nuk ka asnjë shembull të tillë. Për dhjetra vjet Rusia, dhe para saj edhe Bashkimi Sovjetik, kanë qenë furnizues jashtëzakonisht të besueshëm dhe të ndërgjegjshëm, kanë qenë fleksibël dhe të gatshëm për të plotësuar kërkesat e partnerëve.
Z. Haliti e qorton Rusinë për shkak se gazësjellësit e planifikuar, që do të anashkalojnë territorin e Ukrainës, do të përdoren për gjoja forcimin e ndikimit të Moskës mbi këtë vend të përfshirë nga lufta civile. Është e çuditshme të dëgjosh këtë, meqenëse investimet prej shumë miliardash që kërkohen për realizimin e projekteve “North Stream 2” dhe “Turkish Stream” nuk mund të justifikohen me qëllime të trilluara aventuriere politike. Këta gazsjellës janë projekte vetëm të karakterit ekonomik afatgjatë, dhe qëllimi i tyre është që furnizimet e Evropës me gazin rus të sigurohen nga rreziqe të mundshme. Madje, të gjithë, përfshirë edhe z. Haliti, e dinë se sa probleme të mëdha Ukraina i ka krijuar Evropës duke kryer marrjen e pasanksionuar të gazit të destinuar për vendet evropiane dhe të paguar nga ato.
Gatishmёria e Rusisё pёr të investuar miliarda nё projekte tё pёrbashkëta me Evropё ёshtё dёshmi e vullnetit të saj për të vazhduar një partneritet të qёndrueshёm dhe afatgjatё. A mos ёshtё furnizimi i qёndrueshëm në bazë të kontratave afatgjata njё garanci e vërtetë e sigurisё energjetike të Evropёs?
Në artikullin e tij z. Haliti e qorton edhe Gjermaninё pёr shkak se Berlini, duke ndjekur një politikë të ashpër ndaj Moskës, gjithsesi vijon bashkёpunimin me Rusinё për të realizuar projektin “North Stream 2”, çka gjoja mund tё klasifikohet si njё sukses i Kremlinit. Por, para së gjithash ky ёshtё suksesi i vetë Berlinit, i cili ka mjaft urtёsi pёr tё mos harruar interesat e tij kombёtare nё atmosferёn aktuale të histerisё antiruse dhe pёr tё vazhduar nё njё mёnyrё ose nё njё tjetёr bashkёpunimin me përfitim tё ndёrsjellё me Rusinё.
Në përfundim autori nxjerr njё konkluzion se “kёto zhvillime meritojnё njё vёmendje mё tё madhe nga shteti shqiptar”, dhe me kёtё mendim nuk mund tё mos jesh dakord. Do t’i rekomandonim Shqipёrisё, si edhe vendeve tё tjera tё rajonit, që tё njihen me pёrvojen e atyre shteteve që u përmbahen interesave të tyre kombёtare, por jo qëndrimeve të imponuara nga jashtё.
 

SHKARKO APP