Reagon Edi Rama në Facebook

Videoja e xhiruar në mjediset e QSUT? E turpshme dhe e dënueshme! Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autorët po vihen përpara përgjegjësisë penale.

Rasti i truprojes së ministres që kërkoi rryshfet për të emëruar një mësues? I turpshëm dhe i dënueshëm. Reagimi i shtetit i menjëhershëm. Autori i larguar brenda orës nga minstrja dhe pastaj edhe nga Garda e Republikës. Sot përpara përgjegjësisë penale.

Ngjarjet kriminale në Tiranë? Pa asnjë dyshim reagimi i shtetit ishte përsëri i menjëhershëm. Por ndryshe nga dy rastet e mësipërme, kërkohen hetime, prova, dëshmi e me radhë, gjëra për të cilat Policia e Prokuroria po bashkëpunojnë papushim.

Të turpshme të gjitha aludimet e shtrembërimet mediatike dhe lëre pastaj shpifjet monstruoze të PD! Përpjekja për të bindur opinionin se krimi po bën kërdinë deri dhe në mes të Tiranës, përveçse me gjendjen e pashpresë të PD lidhet në fakt, drejtëpërdrejt, edhe me arritjet serioze të Policisë së Shtetit. Flasin shifrat, flet puna, flet rritja e respektit të qytetarëve për uniformat blu.

Ngjarje të rënda apo të shëmtuara, krimesh apo korrupsioni, ka pasur e do të ketë, në Shqipëri si në çdo vend të Europës. Por ajo që ka rëndësi është reagimi i shtetit, rritja e zbulueshmërisë dhe ndëshkueshmërisë – çka sot janë rritur si kurrë më parë duke sjellë ulje tërësore të kriminalitetit, edhe pse mbetet ende shumë për të bërë. Pikërisht në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë shumë fort për të arritur parametrat e rajonit e pastaj BE-së lidhur me nivelin e krimit dhe korrupsionit.

Sa për informacion: Këtë vit Policia e Shtetit do të fillojë ta bëjë krahasimin e rezultateve jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të njëjtën periudhë në rajon. Matja me të shkuarën nuk mjafton më për ne, që llogaritë në fund të mandatit duam t'i bëjmë me standardet e BE! Ndërsa sa për ata që nga dritare të ndryshme hedhin sot gurë, mbi qeverinë e policinë për nivelin e krimit, është e qartë se jo vetëm nuk shohin apo nuk duan të shohin rezultatet e padiskutueshme në luftën kundër krimit, po mbase kanë humbur edhe kujtesën për çka ndodhte përditë vetvm deri 18 muaj më parë në Shqipëri. Se për PD kot të flasësh, dihet halli i shqupatarëve.

SHKARKO APP