Rebelimet nisin nga kryeqyteti…

Nga Shenasi Rama –

Rregulli i parë i sundimit të një shteti efektiv është që kryeqyteti duhet të jetë jo i madh, i mbushur me zyrtarë besnikë, dhe i shkëputur nga pjesa tjetër e shtetit. Në se kryeqyteti bëhet më shumë se 1/10 e popullsisë së shtetit, atëherë gjasat janë që gradualisht i gjithë vendi do të vihet në shërbim të një kryeqyteti parazitar. Shteti është më i rrezikuar se cdo herë tjetër kur ka një kryeqytet të tillë dhe rebelimi është një nga mënyrat e pashmangshme të konfrontimit shoqëror. Tirana është një kryeqytet i tillë dhe në gjendje të tillë.
Përvec pamundësisë së mbajtjes nën kontroll të vetë institucioneve shtetërore, fuzioni ndërmjet zyrtarëve dhe banorëve krijon një gjendje simbiotike në të cilën të palarat e shtetit dhe të individëve bëhen një. Shto këtu që e gjithë jeta ekonomike e dorës së parë si dhe financat, si dhe institucionet kulturore përqëndrohen në këtë kryeqytet. Tirana është një kryeqytet i tillë.

Brenda një brezi marrëdhënia që krijohet midis shtresës sunduese dhe masës tjetër të popullsisë është një marrëdhënie koloniale. Kryeqyteti parazitar riprodhon shtresën administrative dhe sunduese. Masa e madhe e njerëzve mbetet në anë të zhvillimit dhe specializohet në drejtime të tjera dhe në kundërshtim me parinë sunduese. Kështu që shumë shtetë kanë krijuar kështjella (Osaka, Zhongnanhai, Kremlin, Versailles, Top Kapi etj etj), qytete të mbyllura vetëm për zyrtarët (Ëashington, Brazilia, St. Petersburg, Ankara, Islamabad, Bonn, etj etj.) . Shtetet ku nuk ka një një raport të tillë përjetojnë gjendje të rrezikshme për stabilitetin e popullsisë dhe të shtetit. Jeta e parisë sunduese dhe e popullsisë shkon gjithmonë në drejtime paralele dhe të papërputhshme. Shoqëria kontrollohet nga bandat lokale, kryengritjet dhe rebelimet janë të shpeshta, dhe herët ose vonë shteti bie nën peshën e kryeqytetit. Tirana është një kryeqytet i tillë që e ka potencialin e frikshëm për shembjen e regjimit oligarkik dhe kriminal të parisë së Tiranës.
Shembujt janë të pafund. Që nga historia e lashtë më vjen ndërmend Athina, Roma, apo Bizanti. Nga historia bashkëkohore janë Parisi, St. Petersburgu, Vienna, Kairo, Teherani, Beiruti, Kievi, Tbilisi, etj etj. e natyrisht edhe vetë Tirana në kohën e Merhum Rahmetlisë. Prandaj problemi kryesor i gjithë qeveritarëve që kanë problem me kryqytetet e tilla është se si të mbajnë të lumtur masën e të pakënaqurve. Për shëmbull, parimi bazë i sjelljes së qeveritarëve romakë me popullin e tyre ishte se populli kërkon “bukë dhe cirk.” Afrika veriore që njihet si Libia dhe Egjipti prodhonin grurë për pjesën tjetër të perandorisë dhe hambarët mbaheshin plot për një milion banorët që kishte Roma në atë kohë. Dhe sa për cirkun, Roma kishte numrin më të lartë të festave në vit. Per shembull në muajin dhjetor Roma kishte plot 15 festivale, përkujtimore etj (nder ta edhe Saturnalia që zgjaste një javë, me hordhëk të ligjëruar dhe të paguar nga shteti). NJë perandori punonte për Romën dhe romakët ishin relativisht të bindur dhe të sjellshëm. Ama, kur nuk kishte bukë, ose kur nuk kishte para për festivale, kishte shumë shqetësime. Kur kishte bollëk, edhe Roma ishte e lumtur.
Tirana hyn në këtë grupin e tretë të kryeqyteteve kur masa dërmuese e popullsisë jeton në kryeqytet. Edhe pse paria e ka ndarë formalisht në komuna e bashki autonome si Tirana, Durrësi, Kavaja, Kamza dhe Vora, realiteti është që ka një zonë metropolitane kryeqytetase një qark që i kalon një million banorët, por edhe Durrana, mund të themi, pra, një zonë kompakte ekonomike dhe vazjdimësore ku jeton rreth 45 % e gjithë popullsisë së shtetit shqiptar. Kjo hapësirë territoriale ka një varësi jetike nga Tirana dhe anasjelltas. Bujqësia, tregjet, ekonomia, shërbimet, etj etj. janë përbërës të kësaj varësie. Dhe kjo popullsi është më e prekura nga gjendja e krijuar mbas tërmetit. Varësitë janë shkundur dhe lidhjet janë këputur. Tirana vetë është në gjendje krize, anipse nuk e shohin si duhet sepse janë të përqëndruar në fishekzjarret e vitit të ri.
Tani në Tiranë paria e ka një kështjellë të vetën imagjinare që është unaza e vogël. Ama ajo masa e madhe dhe e frikshme e njerëzve që jetojnë përtej kësaj unaze ku janë institucionet e shtetit, të hordhëkut si Blloku, dhe qendrat financiare, ekonomike dhe kulturore kanë një jetë që nuk po ka fort lidhje me këtë kështjellën imagjinare. Paria u nis tiu tregonte dhëmbët këtyre dhe ata nuk e kanë harruar. Po mësojnë nga njëri-tjetri. Me unazë të vogël apo jo, Tirana është e ndarë me thikë në qendër dhe në periferi dhe urrejtja e përvbuzja është e ndërsjelltë dhe e pa fshehur.
Me që ka kaluar një brez që nga 1997-ta, dhe kujtesa është e shkurtër, cdo kush duhet të pyesë pse nuk kishte rebelime në Tiranë, përvec studentëve në vitin 1990. Në kohën e Merhum Rahmetlisë, nuk kishte rebelime sepse Tirana ishte besnike. Ajo që e shembi sistemin ishte ekonomia dhe ca të krisur. Në vitin 1997, edhe në Tiranë plasi marrëzia sepse aty ishin Sudja dhe Vefa, mirëpo ishte e kontrollueshme sepse kishte njerëz ende besnikë që prisnin radhën të merrnin pushtetin ose besnikë nga ana tjetër që donin të ruanin kokën. Dhe u krijua një ekuilibër që nuk coi në shpërthim në Tiranë. Gjatë këtyre 20 e ca viteve, edhe përkundër përkeqësimit të vazhdueshëm të gjendjes nuk kishte rebelim në Tiranë sepse kishte para, punë, jetë më të mirë, dhe shpresë. Tani kanë ndryshuar kushtet, ose më mirë jemi në rrugën e ndryshimit të kushteve.
Dhe Tirana është në rrugën e pjekjes drejt rebelimit. Buxheti I bashkisë së Tiranës që u kalua me aq shumë mbulim mediatik është përpjekja për t’iu dhënë njerëzve ‘bukë dhe cirk.’ Në mes të shkatërrimit të plotë të shtetit dhe të ekonomisë, Tirana kalon një buxhet që është 11% më i madh se një vit më parë. Si shpjegohet?? Shenjë e qartë se paria e ka frikë për vdekje rebelimin e pakënaqësinë e banorëve të Tiranës. Rrugë, shkolla, ndërtime, investime, cdo gjë për Tiranën kur shteti nuk ka as para për brekë ushtarësh. Sepse paria e zogkurvëzuar me kohë e kupton logjikën e lojës dhe të bëjë atë që mundet të shmangë të keqen që po I erdhi I vjen nga Tirana.
Ja disa gjëra që, pavarësisht përpjekjes së saj histerike, paria nuk i kontrollon dot më dhe që janë gjithmonë e gjithkund parakushtet për rebelim, natyrisht edhe në Tiranë.
Së pari janë ndasitë shoqërore. Fshati ka rrethuar qytetin. Fshati, në fakt, ka rrethuar kryeqytetin. I urryer dhe i përbuzuar fshati ka ndenjur urtë me shpresë legalizimesh, punësimesh, e përfitimesh, pra ka ndenjur i nënshtruar por edhe sa kohë? Ndarja Jug-Veri është e materializuar në ndarjen midis sundimtarëve dhe të sunduarve. Ndarja fetare në muslimanë dhe në ortodoksë e të tjerë është e qartë gjithashtu me Toskërinë, ortodoksët dhe grekët në kontroll të shtetit dhe të ekonomisë sepse një palë kanë miliarda e të tjerët nuk kanë atë lloj pasurie. Mbipërputhja e ndasive fetare, krahinore, dhe te gjendjes shoqërore, është duke cuar në kompaktësimin e ndasive të tjera shoqërore. Vetëm budallenj nuk ka në shtetin shqiptar. Aqë më pak në Tiranë, një kryeqytet I përbërë nga fshatra shumë kompaktë që jetojnë jetë paralele.
Së dyti, ekonomia ka ngordhur. Askush nuk gënjehet nga dritat e Tiranës. Tirana është e mbushur me drita, edhe pse shtetit i janë djegur tre transformatorët kycë, shteti po blen energji dhe i falimentuar sic është po mundohet të luajë lojën se ka bukë dhe cirk për të gjithë. Në fakt shteti është në grahmat e fundit ekonomike dhe nuk ka ku ikën më. Propaganda nuk ecën gjithmonë e gjithkund. Nuk ka të ardhura, nuk ka para nga doganat, nuk mbledh para nga taksat, nuk ka mundësi financimi dhe e vetmja rrugë është të hajë popullin e vet. Por në gjendjen hibernetike, trupi I ngushton funksionet e veta në mbajtjen e organeve jetike gjallë. Dhe paria po lufton të mbajë Tiranën me cdo kusht por natyrisht synimi është të mbajë besnike atë kështjellën e unazës së vogël.
Së treti, administrata e mbushur me njerëz që jetojnë për nje rrogë nuk po merr dot rrogat. Dhe askush nuk shkon të vdesë për parinë pa marrë rrogat. Krenarë apo mercenarë, edhe këta që fryhen me kobure e dinë mirë se fëmijët duan bukë tek shtepia dhe nuk del kush të vrasë për parinë. Sepse e kanë mësuar kufirin. Janë besnikë sa kohë që nuk kanë frikë, por tani rrugën dhe frikën e kontrollon jo vetëm paria por edhe strukturat e nëndheshme.
Së katërti, të huajt nuk kanë ndërmend të mbështesin këtë pari. Investimi që kanë bërë ka qënë gjithnjë i gabuar dhe tani paria nuk ka asnjë besueshmëri tek të huajt. Tani paria do të duhet të luajë lojën për pronarin që e mban në lojë por interesat e saj jetike janë kundër interesave strategjike të shteteve kycë ne zonën e influencës ku gjendet.
Së pesti, inteligjencia dhjeramane e kryeqytetit ka nisur të lëvizë. Pakënaqësia është në rritje. Para nuk kanë, as punë nuk do të kenë së shpejti. Nuk kanë drita, nuk kanë ujë as të lajnë menderen. Nuk kanë të ardhme as për vete as për fëmijët e tyre dhe tani po ndjehen, na ndje o Zot, “të tradhëtuar” dhe kanë nisur të lehin kundër parisë. Më e bukura është se nuk kanë rrugë tjetër. Nuk k apraa e nuk do të ketë para, kështu që do të lehin edhe më fort.
Së gjashti, paria e ka humbur kontrollin e besueshmërinë ideologjike. Feja, klani, rrethi dhe struktura të tjera kanë mendësinë dhe ideologjinë e tyre që paria nuk e kontrollon dot. Integrimi ishte një rrenë e mashtrim i pastër dhe nuk ka me ndodhë. Urrejtja për sistemin e kaluar nuk funksionon më tek të rinjtë që po jetojnë llahtarën e këtij sistemi tani. Dhe përpjekjet ëpr të bërë boshtin ortodoks në Ballkan në kurriz të shqiptarëve janë të destinuara të dështojnë.
Së shtati, shuarja e dorës së vjetër ka krijuar një boshllëk të ndjeshëm dhe të frikshëm. Sundimtarët e rinj nuk I lidh gjë me atë popull dhe shpesh e shohin thjesht si bagëti. Mos të mendojë njeri se njerëzit nuk e kuptojnë.
Së teti, dimri, mjerimi dhe cfilitja do ti bëjnë njerëzit të binden se nuk kanë gjë më humbë. Dhuna është bërë e padurueshme. Dhe gjendja e mjerimit gjithashtu. Urrejtja është si kashta e tharë. Ndizet kur nuk e prêt, dhe shpesh, me një rrufe nga qielli.
Së nënti, kanë dalë udhëheqësi të pakontrollueshme nga paria por të mbështetura dhe të kontrolluara nga jashtë, që nga Athina e gjithkund tjetër. Këta duan shtetin e ashtuquajtur shqiptar që iu shërben atyre dhe kjo nuk mbrrihet pa një përplasje e rebelim. Ortodoksët e gjetën parajsën ne Nanon dhe Edvinin por ua dhjeu punën termëti. Tani e kanë radhë të tjerët, ose besojnë se po vjen radha e tyre. Askush nuk lufton për komb por për kontrollin e shtetit.
Së dhjeti, diktatura e propagandës nuk funksionon pa para. Në politikë nuk jetohet si në filma. Në politikë njerëzit paguhen me besue rrena. Po nuk i pagove si duhet ta thonë në sy. Aq më shumë në këtë vend simpatik… ku ia ka dalë kallaji të gjithëve e gjithckaje.

E kështu kështu, ka edhe më shumë por u bë shkrimi i gjatë, dhe po e mbylli se më erdhi koha për peshk, po vjen pranvera dhe nuk ka me kenë një gjendje e mirë. Sepse përvec krizave ekonomike, politike dhe shoqërore po vijnë të huajt dhe ata kanë një agjendë që synon kontrollin e duhur mbi shtetin dhe institucionet. Sa kohë bashkëpunoi strategjikisht e formalisht, paria u tolerua në maskarallëkun e vet. Tani është bërë problem sepse po kërkon të ndjekë rrugën e vet dhe kjo sjellje është një problem i patolerueshëm. Por me gjasë, këtë do ta zgjidhin shqiptarët dhe institucionet që po bëhen funksionale.
Dhe që të kthehemi tek rebelimi. Qytetet e tëra janë në rebelim. Shkodra është njëlloj si në vitin 1990. Nga ana e vet, Tirana është fortesë deri sa nuk është më fortesë. Por shanset që do të ketë pakënaqësi në rritje janë të larta. Ende nuk shihet se a do të ketë rebelim, por mbas të gjithave, askush në dimër nuk beson se ka me ardhë pranvera e kanë me shpërthye lulet. Ja t’iu japim nja tre-katër muaj dhe të shohim andej nga marsi-prilli… megjithëse, duhet thënë se gjendja e skllavërisë është e tillë që të llahtaris, se ata që mund të rebeloheshin kanë ikur dhe se njerëzit ende besojnë se kanë me humbë dicka po u rebeluan. Por atë që nuk e bëjnë njerëzit e bën edhe Zoti. Sepse ishte tërmeti, por vjen edhe qameti.

SHKARKO APP