Reforma zgjedhore? Bushati: Lojë politike e Ramës dhe Bashësc

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën politike sa i përket ligjit të ri për Reformën Zgjedhore të bërë me dije nga palët politike.

Bushati, i ftuar në News24 tha se kërkesat e Partisë Demokratike tregojnë sikur kjo forcë politike kërkon të japë përshtypjen e rregullimit të situatës.

Gjithashtu ai shtoi më tej se kjo është një lojë shahu e palëve politike që këtë herë nuk po bëhet në periudhë zgjedhore por para zgjedhjeve.

Duket sikur PD-ja do të japë përshtypjen që është në punë për të rregulluar situatën. Ne kemi provuar gjithçka, ligjin mazhoritar të pastër, që propozon opozita sot, kemi provuar proporcionalin, dhe miksin e tyre, dhe kemi treguar që nuk ka ligj perfekt që mposht vullnetin për të shkatërruar zgjedhjet. Thuhet që PD do propozojë një mazhoritar të pastër me 100 zona”,- tha Bushati.

Më tej ai foli për faktin nëse ky është apo jo një skenar i mundshëm i 2 forcave të mëdha për zhdukjen e LSI-së.

“A do jetë dakord LSI me këtë? Pra nëse PD shkon në këtë rrugë, preokupohet për rregullimin e ligjit zgjedhor apo të zhdukë LSI-në, si vijim i marrëveshjes me Ramën? Më shumë se përpjekje për zgjedhje të ndershme në Shqipëri, janë lojërat politike motori kryesor për kërkesat për reformat zgjedhore”,- shtoi ai.

“Është si lojë shahu, ku dikush thotë një gjë, socialistët hedhin një ide tjetër, por unë mendoj se jemi në një pikë ku mburojat e ligjit zgjedhor janë të pavlefshme për manipulimin në zgjedhje. Sot manipulimi bëhet përpara zgjedhjeve, përmes financimit, blerjes së mediave. Kur vjen dita e zgjedhjeve, loja ka mbaruar, dhe këtë s’ka ligj zgjedhor që e zgjidh”,- përfundoi Bushati ndër të tjera analizën e tij.

SHKARKO APP