Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit

Forum E mërkurë, 23 Korrik 2025 16:18
”Regjimi Tango”, Kadilli: Të çlirojmë opozitën nga modeli identik me të pushtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatbardh Kadilli

Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një miku të çmuar, mbështetës i zëshëm i Berishës dhe PD-së berishiste dhe pastaj, si profanë të mjeshtërisë së nderuar të arkiteturës dhe urbanistikës, u kthyem tek ato që dimë më mirë, punët e politikës.

Miku im, si shumica fataliste e opozitës, kur nuk ka më asnjë justifikim për dështimin e radhës të opozitës, mua dhe atyre si unë, u vë përpara pyetjen ndarëse – “a pranon që është regjim, apo jo?” Po nuk pranove që është regjim, ai nuk gjen më arsye të debatojë, po pranova, atëhere jam unë që nuk kam pse kritikoj opozitën. Secila përgjigje mbyll debatin. Pra, pyetja është dakordësia e mosdebatimit që shpesh është me nerv dhe pasion. Prandaj e kam mik të çmuar se ai, edhe në ndasitë tona të forta, e gjen mundësinë të mbetemi miq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, askush nga ne nuk heq dorë nga provokimi i debatit të radhës. Kjo na mundëson të mbetemi të angazhuar. Siç po thosha, debati nisi për arkitekturën, por në një debat “remi”, sigurisht do dilnim tek politizimi, ose trajtimi politik i asaj dhe i atij, të famshmit, “regjim”. Për mikun tim nuk ka dyshime, “jemi në regjim dhe po shkojmë në diktaturë. Ka vetëm një inerci demokracie dhe disa elemente në venitje. Kjo është çështja”. Por çështjet zgjidhen duke kërkuar rrugën e duhur. A e kemi kërkuar rrugën e duhur? A e kemi gjetur thelbin e problemit, apo mbetemi vetëm tek fotografimi i problemeve, çështjeve që kanë vënë në diskutim jo vetëm formën, por edhe elzistencën e vetë demokracisë shqiptare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prej të paktën katër vite opozita është në krizë të thellë. Trauma e katër vjetëve të fundit mbetet për mua po aq fotografi e realitetit, saç është fotografi e realitetit të thuash Rama ka instaluar një regjim. Problemi i opozitës nuk ka filluar para katërvjetësh. Si denoncues i parë të krizës pas humbjes së dytë në opozitë në Prill të 2021, kam shpallur bindjen se ajo humbje ishte prova e fundit e nevojshme për të kuptuar se kishte mbaruar një projekt politik dhe duhej një projekt i ri politik. E shoqëruar kjo deklaratë me shpalljen e kandidaturës për Kryetar PD ndihmoi që të gjithë të mos mendonin, por të merreshin me mua. Pse ishte prova e fundit e nevojshme? Sepse, ajo humbje konsumoi edhe mundësinë e dytë për të provuar se eksperimenti me Bashën si gjoja Kryetar nuk funksionojë, se miti i aleancës me një pjesë të të majtës nuk funksionojë. As miti i dy mandateve nuk funksionojë. Pra, ra çdo taktikë. Por askush nuk donte të dinte për mungesën e një strategjie. Të gjithë shpjegojnë rezultatin me teknikalitete dhe takticizma.

Mund t'ju interesojë

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

Para 5 orësh
Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28

Thelbi është dhe mbetet moskuptimi deri në dhimbje i opozitës i deformimit që ajo vetë mbart. Askush në PD nuk i dha kur përgjigjje pyetjes, pse humbëm në 2013? Pse humbëm qendrat urbane në 2011, dhe 2007? Pse dhe në vitin më të favorshëm, 2009, pas mandatit më rezultativ të tranzicionit, ne dolëm forcë e dytë? Edhe sot, askush nuk do të flasë për këto. Askush nuk do të pranojë që e shkuara nuk bëhet e ardhme. Dhe, PD dhe mbështetësit e zëshëm publik vazhdojnë me të njëjtën rrugë dhe jabitshëm, shpresojnë zgjidhje.

Por miku im këmbëngul, a jemi në regjim? Sikur të jetë gjendje lufte, ku vepron ligji i luftës dhe çdo dyshim, pikëpyetje, debat, refuzim është baraz me tradhëti. Për ti lëshuar pe balonës së debatit, i them mikut tim, po, është regjim, por është tango regjim. Se kemi mbetur në regjimin e Ramës, i cili projekton forcën e regjimit dhe shuan çdo alternativë. Ashtu siç kemi mbetur në regjimin e Berishës, i cili projekton forcën në opozitë, jo alternativën. Secili ka krijuar regjimin e vet. Rama të shumicës dhe pushtetit, Berisha të pushtetit mbi pakicën.

Ngrirja e opozitës dhe më e keqja, ngecja e saj, si rezultat force, tek modeli i pushtetit të pakicës, e bën të pamundur rotacionin si ndryshim dhe projekton vetëm rotacion pa ndryshim. Kjo i zgjat jetën pushtetit të shumicës, e cila, vetiu tenton të shkojë drejt pushtetit dhe jo qeverisjes. Dhe loja e pushtetit, vetiu shkon drejt imponimit si fillim, dominimit në vazhdim dhe regjimit në përfundim. Zgjidhja e këtij ekuacioni nuk arihet me shkëmbim e të njëjtit model të materializuar në shumicë dhe në pakicë, por me model krejt të kundërt.

Që të shpëtojmë nga mundësia e instalimit të një regjimi alla Putin, duhet më parë të çlirojmë opozitën nga modeli identik me modelin e pushtetit, por që është thjeshtë më i vogël dhe më i pafuqishëm. Unë këtu e shoh zgjidhjen e vetme. Ndryshe, uroj që fati të mos na detyrojë të lutemi “Zoti na dhëntë durim”, siç na dha për vitet e komunizmit.

Etiketat e lidhura

Fatbardh Kadilli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 3 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 12 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 19 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.