Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Kurti, Rama dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Forum E martë, 8 Gusht 2023 17:24
REL: Kurti, Rama dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partitë politike shqiptare mund të faktorizojnë votën e elektoratit shqiptar vetëm nëse arrijnë të grupohen duke garuar si dy blloqe, theksojnë njohësit e çështjeve politike. Këtyre komenteve u kanë paraprirë takimet e intensifikuara mes drejtuesve të partive shqiptare në opozitë, Lëvizjes Besa, Alternativa dhe Lëvizjes Demokratike, e cila së fundmi është shkëputur nga Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet e cila aktualisht në Parlament është e përfaqësuar me tre deputetë.

Njohësit e çështjeve politike thonë se bashkimi i partive shqiptare në një kauzë mund të arrihet përmes një figure të fuqishme rajonale në mesin e shqiptarëve. Nga ky prizëm e shohin dhe vizitën e paralajmëruar joformale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, më 11 gusht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se kryeministri Kurti në Shkup është i ftuar i kryetarit të Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu, për të promovuar një rrugë me emrin e ri, atë të Adem Demaçit dhe në Tetovë me ftesë të kryetarit të kësaj komune, Billal Kasami, për të diskutuar për aksin rrugorë Tetovë – Prizren.

“Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu, pa u përgjigjur konkretisht se pse kësaj radhe nuk takohet edhe me liderin e BDI-së që është pjesë e pushtetit.

“Në kuadër të Forumit të Prespës, në Strugë, kryeministri Kurti kishte zhvilluar takime me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt”, ka thënë Kryeziu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komuna e Çairit në Shkup dhe Tetova drejtohen nga opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Visar Ganiu tashmë është rreshtuar në fraksionin e dalë nga BDI-ja, Lëvizja Demokratike parti kjo e re e cila është duke u formuar. Kurse Tetova udhëhiqet nga Billal Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

11 Nëntor 2026, 20:42
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Ballkani i Hapur afron opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin Kurti Izet Mexhiti, i cili ka iniciuar formimin e partisë së re, Lëvizja Demokratike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në funksion të thellimit të bashkëpunimit të opozitës shqiptare me Lëvizjen Vendvendosje është dhe vizita joformale e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten (më 11 gusht).

Mexhiti thekson se me kryeministrin Kurti do të diskutohen edhe tema politike si Procesi i Berlinit. “Do të bisedohet edhe për tema politike ku do të ketë një ndarje mes atyre që janë me Ballkanin e Hapur dhe ata, përkatësisht ne, si edhe zoti Kurti jemi për Procesin e Berlinit. Normalisht se do të bisedojmë dhe tema për të thelluar bashkëpunimin mes frontit opozitar shqiptar në Maqedoni (të Veriut) me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë”, thotë Mexhiti. Nisma Ballkani i Hapur është kritikuar disa herë edhe nga Billal Kasami.

Rivaliteti Rama-Kurti demonstrohet edhe në Maqedoninë e Veriut

Për njohësit e zhvillimeve politike, ardhja e Kurtit në Shkup shihet si shtytje për pozitën shqiptare nga ana e kryeministrit Kurti për të bashkëvepruar si një front i përbashkët, por njëkohësisht dhe demonstrim i rivalitetit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte një nga promotorët e nismës Ballkani i Hapur.

“Zoti Rama dhe zoti Kurti, rivalitetin e tyre për ndikim apo dominim politik në hapësirën gjuhësore shqiptare e shtrijnë edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, duke rikujtuar se ishte Rama që ftoi në takim liderët e partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, para se Aleanca për Shqiptarët të bindej të merrte pjesë në qeveri.

“Ndërkohë e dimë se nga viti 2015 e këndej kemi një bashkëpunim shumë të ngjeshur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lëvizjes Besa. Ky rivalitet pra (mes Ramës dhe Kurtit) është fakt se është i dukshëm edhe në Maqedoninë e Veriut.

Por, pozitive në tërë këtë rivalitet është se mbase më në fund në zgjedhjet e ardhshme do të kemi një garë mes dy blloqeve ose koalicioneve të partive politike shqiptare, njëri në pushtet dhe tjetri opozitë, dhe me siguri se do të kemi dhe oferta më përmbajtjesore”, vlerëson Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonia e Veriut ndodhet para një procesi të rëndësishëm që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen e bullgarëve në preambulë. Në të kundërtën rrezikon që të bllokohet procesi i integrimit të vendit. Opozita maqedonase thotë se mungesa e votave për të çuar para ndryshimet kushtetuese tregon se pushteti nuk ka legjitimet.

Edhe opozita shqiptare gjithashtu kërkon zgjedhje të parakohshme, pasi siç theksojnë Maqedonia e Veriut dhe ardhmja evropiane mbetet ‘peng i strukturave të caktuara të pushtetit që janë të kapur nga korrupsioni’. /REL/

Etiketat e lidhura

Kurtirama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 16 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 52 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 53 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.